BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Opinion / Editorial

A kanë moral e të drejtë që politika dhe pushteti në Shqipëri të duken si patriotë në Ditën e Pavarësisë?!

A kanë moral e të drejtë që politika dhe pushteti në

28 Nëntori 1912. Kjo është Festa Kombëtare e të gjithë shqiptarëve. Pavarësia është vepra më e lartë e kombit shqiptar, e luftëtarëve, patriotëve dhe e të gjithë atyre që sakrifikuan për kombin dhe për shtetin shqiptar. Por duke parë se ku është sot realiteti politik, shtetëror, demokratik dhe drejtësia dhe se sa janë realizuar ato në Shqipëri e Kosovë dhe duke i krahasuar këto me korrupsionin, papërgjegjshmërinë, me hajninë e politikës dhe të politikanëve shqiptarë prej të cilave dy shtetet shqiptare janë sot më të prapambeturat në Europë në rrugën e civilizimit, demokracisë, mirëqenies, sigurisë, progresit, të shtetndërtimit modern dhe të integrimit, atëhere pyesim se: kjo politikë me këta politikanë a kanë të drejtë që ata të duken si patriotë në Ditën e Pavarësisë? Besoj se kjo pyetje ka brenda edhe përgjigjen e saj, atë se politikanët shqiptarë, politika dhe pushteti janë sot më të neveritshmit te shumica e shqiptarëve. Kur pushtetarët shqiptarë, krerët me të lartë të shtetit e të politikës dalin në përvjetorin e Pavarësisë për ta kremtuar atë, ajo nuk u shkon atyre për t’u dukur në krye të kombit, por duhet të fshihen sepse ekspozimi, amoraliteti dhe hipokrizia e tyre vetëm sa e venit festën më të madhe të shqiptarëve. Për çfarë duhet të dalin ata në këtë festë, për të mbuluar dhe për ta justifikuar veten e tyre para popullit si “kombëtarë e patriotë” një herë në vit?! Apo duan të dalin për t’u dukur si “baballarë e burra shteti” sa për të mbuluar korrupsionin, mashtrimet, zullumet, tradhtitë dhe hajnit kombëtare të tyre?! Dita e Pavarësisë duhet të jetë protestë, pra një festë-protestë popullore kundër papërgjegjshmërisë, kundër varfërisë, papunësisë dhe kundër politikës dhe drejtësisë së korruptuar dhe të kriminalizuar, të cilat kanë viktimizuar shumicën e shqiptarëve duke i detyruar ata që të largohen nga atdheu. Për çfarë dalin e mashtrojnë politikanët shqiptarë në atë Samitin për Diasporën, kur prej këtyre politikanëve të papërgjegjshëm dhe të korruptuar shqiptarët vetëm sa po largohen për ditë e më shumë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e nga Mali i Zi, pra po largohen nga trojet e tyre kombëtare. Për çfarë dalin këta “krye të parë” të kombit në Festën e Pavarësisë për t’u mburrur me atë se prej tyre shqiptarët marrin arratinë dhe largohen nga atdheu prej padrejtësive të atyre të cilët ua kanë bërë jetën shqiptarëve skëterrë, të padurueshme dhe të pamundur në Shqipëri. Dita e Pavarësisë nuk u takon pra këtyrëve, të cilët vetëm sa kanë spekuluar me sakrificat e atyre të cilët dhanë gjithçka për Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo festë i takon që ta festojnë shqiptarët, Gjithë Kombi Shqiptar. Nuk i takon politikës shqiptare që ta festojë këtë festë, nuk u takon atyre që ta privatizojnë edhe këtë festë sepse prej tyre mbahet peng zhvillimi, ndërtimi dhe konsolidimi i Shtetit ligjor dhe demokratik shqiptar;prej tyre Shqipëria ka mbetur e fundit në Europë në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit për në BE. Festa Kombëtare është një festë madhështore në kujtim të ngjarjes më të madhe historike të kombit, por ajo shërben njëkohësisht edhe si një “gjyq” për ata të cilët e drejtojnë shtetin shqiptar sot, gjyq i cili i vë ata përpara përgjegjësive se a e meritojnë ata vendin që kanë në krye të shtetit e të kombit, a janë ata me të vërtetë të merituar për të qeverisur dhe si pasues dhe respektues të vërtetë të sakrificave të jashtëzakonshme të atyre prej të cilëve erdhi Pavarësia Kombëtare?! Sot më shumë se çdo ditë tjetër opinioni gjykon se a i meriton këta, a e meritojnë shqiptarët këtë elitë politike në krye, a e meriton këtë politikë dhe pushtet që të qeveriset prej tyre. Festa shërben si kujtim e nderim për të shkuarën, por edhe si reflektim , gjykim dhe reagim për të sotmen në atë që në rastin më të afërt të zgjedhjeve kombëtare populli të gjykojë dhe të ndëshkojë të pamerituarit, të korruptuarit dhe të gjithë ata të cilët kanë interesin personal mbi ata kombëtar, për të dëbuar nga politika e pushteti të gjithë ata prej të cilëve dhe për shkak të të cilëve kërcënohet sovraniteti kombëtar.