BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr
x
BREAKING NEWS

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje
x
BREAKING NEWS

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një
x

Opinion / Editorial

A kemi nevojë për një “mik” si BE-ja?

A kemi nevojë për një “mik” si BE-ja?

Që me hyrjen e Shqipërisë në rrugën drejt demokratizimit në vitet `90 vendi ynë ka dëshiruar dhe përqafuar gjithmonë Evropën dhe evropianizimin. Sepse Shqipëria ka qënë dhe është pjesë vitale e kësaj Evrope të lëkundur dhe të pavendosur, e kësaj Evrope të plakuar nga mosha dhe nga idetë, të cilat i janë shteruar. Nuk e di pse ajo ka vepruar kështu me ne, shqiptarët, që jemi ithtarët e evropianizimit dhe hyrjes në BE. Ose e thënë më mirë, kjo BE nuk na do në gjirin e saj. Jam i bindur për këtë! Sepse që në fillim Brukseli ka luajtur dhe luan me ne politikën e saj të diskutueshme “Tërhiq e mos e këput”. Gjithmonë ka nxjerrë justifikime nga më të çuditshmet për të mos marrë Shqipëria statusin e vendit kandidat. E ka zvarritur qëllimisht. (Statusin e vendit kandidat e morëm në vitin 2014. Më në fund!!!) Gjithmonë na ka vënë para faktit të kryer: Luftoni korrupsionin! Shteti i së drejtës! Reforma në Drejtësi! Sepse gjoja lufta kundër korrupsionit është një ndër prioritetet e saj primare në fushën e drejtësisë dhe të çështjeve të brendshme. Po vetë ajo, çfarë ka bërë? – Asgjë! Nul! Le të marrim rastin e fundit të korrupsionit në zyrat e Brukselit, e ashtuquajtura “Katargate”. Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian grekja Eva Kaili  së bashku me katër zyrtarë të tjerë evropianë morën ryshfet prej mijëra e mijëra eurosh për të lobuar në favor të Katarit. Akuza e tyre është pjesëmarrje në krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsion. Sa paradoksale! Brukseli nga njëra anë na trumbeton me të madhe neve respektimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës. Të dalin të korruptuarit para drejtësisë. Ndërsa nga ana tjetër vetë Brukseli e shkel me të katra këmbët këtë direktivë. Një Parodi e bukur evropiane! A është folur më për këtë superskandal në korridoret e Parlamentit Evropian? – Jo. Një shprehje e bukur popullore shqiptare thotë: Çudia më e madhe tre ditë zgjat! Dhe kjo “çudi” tre ditë zgjati dhe u fashit njëherë e mirë. Siç ka ndodhur rëndom gjithmonë me skandalet e BE-së, p.sh me fondet evropiane dedikuar për vendet anëtare. Të mos harrojmë rritjen e eksporteve të gazit dhe të naftës ruse për BE-në nga 20% në 40%, kur ajo aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2004, që kjo Evropë ta mbyllte gojën para këtij aneksimi të paligjshëm. Për të mos folur për shtetin e pasur me naftë dhe gaz, por autokratik të Azerbajxhanit, i cili përmes “diplomacisë së havjarit” rriti jashtëzakonisht eksportet e saj të gazit dhe të naftës kundrejt BE-së për të mos u sanksionuar lidhur me lirinë e shtypit. Ose të mos harrojmë skandalin me Komisionin Santer të vitit të largët 1999. Ose rastet korruptive të eurodeputetëve francezë, të cilat ende janë të shënuara në kalendat greke. Dhe sa e sa raste të tjera sporadike. Sapo filloi agresioni rus ndaj Ukrainës zyrtarët e Brukselit turravrap u kthyen nga Shqipëria dhe nga Ballkani, sepse duke parë tendencat e ndryshme në këtë rajon tepër delikat menduan ta joshin me ndonjë kockë pa mish, që ky rajon të mos binte nën kthetrat ruse, kineze dhe turke, të cilat historikisht kanë luajtur dhe luajnë ende rol të rëndësishëm. Duke parë këto tendenca BE-ja nxitoi të organizonte samitin BE- Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor 2022 në Tiranë. Qëllimisht që të na tregonte neve, ballkanasve, se BE-ja e ka në zemër dhe në prioritet integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit në Union. Në një ndër pikat e Deklaratës së Tiranës thuhet, se BE-ja mbështet vlerat dhe parimet thelbësore evropiane, gjithashtu angazhimin e përsëritur të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për t’u dhënë përparësi demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore dhe sundimit të ligjit, duke përfshirë ndarjen e pushteteve, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për rritjen e mbështetjes për qeverisjen e mirë, për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe për të drejtat e personave që u përkasin pakicave. Gjithashtu ajo theksonte edhe faktin, që një shoqëri civile e fuqizuar dhe mediat e pavarura dhe pluraliste janë përbërësit vendimtarë të çdo sistemi demokratik. Për të ardhur shumë keq, që BE-ja me të tilla metoda dhe mënyra kërkon të na hedhë hi syve neve, shqiptarëve, dhe ballkanasve. Sepse këto retorika janë thënë e stërthënë gjithmonë dhe asgjë konkrete nuk është bërë. Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë. Nga të gjitha palët pa përjashtim. Prandaj ne kemi nevojë për një shok, që na inkurajon, na jep forcë dhe dëshirën për të ecur përpara.. Kemi nevojë për një mik, që të na besojë dhe t`i besojmë atij. PIKË!