
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

A mund ta quajmë maturën shtetërore një reformë të dështuar?

Shkruar nga Saba Lama 28 Janar 2023

Për problemet e maturës shtetërore kam shkruar edhe herë të tjera në organet e shtypit të përditshëm, por këtë radhë me një tjetër optikë dhe këndvështrim. Motivi që më nxiti për ta trajtuar probleminme këtë linjë, janë rezultatet e maturës shtetërore ndër vite si dhe ankimimet e bëra në vazhdimësi lidhur me rezultatet e përjetuara në provimet e maturës nga nxënësit maturantë, prindërit e nxënësve përkatës,mësuesit e lëndëve që zhvillohen në provimet e maturës, drejtues të shkollave, madje edhe nga mendimet e dhëna nga disa ekspertë të instancave eprore të arsimit lidhur me mbarëvajtjen e maturës. Pa dyshim për trajtimin e radhës së këtij problemi, është edhe dëshira për të patur një arsim cilësor në vendin tonë, pasi siç dihet tashmë, arsimi përjeton dhimbje në shumë parametra të tij.Dua të nënvizoj se matura shtetërore fillimisht, nisur nga vlerësimi dhe komentet e bëra nga ekspertët, zëdhënësit si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, është quajtur edhe njënga reformat kryesore të ndërmarra në sektorin e arsimit. Në vitet e para të zbatimit të saj, pa dyshim ajo si shumë qasje të tjera që iu diktuan arsimit shqiptar, në kuadrin e proceseve integruese me vendet e botës me arsim të përparuar( kryesisht vendet e njohura Europiano-Perëndimore dhe Sh.B. A-ja ), përbënte një risi për arsimin shqiptar, por sot matura shtetërore në drejtim të zbatimit të saj në vendin tonë ka hyrë tashmë në vitin e 17-të, të saj ( 2006-2023 ), ndaj nuk mund të quhet më risi lidhur me rezultatet e pritura. Nëse do të bëjmë analizën e mbarëvajtjes së maturës gjatë rrugëtimit të saj ndër vite,realiteti ka treguar seka patur një seri problemesh, si rrjedhojë e keqmenaxhimit të saj që vijnë nga paaftësia apo për qëllime të tjera, madje në vite të caktuara,ajo ka marrë edhe formën e skandalit, e këtu është fjala për daljen e parakohshme të tezës së provimit, si dhe rezultatet paradoksale të përjetuara nga nxënësit në provimet e maturës.Nuk duhet mohuar faktise në vitin 2006, që përfaqëson maturën e parë shtetërore që u implementua në vendin tonë, ka qenë matura më e suksesshme lidhur me mënyrën se si u zhvillua dhe rezultatet që dha.Madje këtë maturë për impaktin që dha, e ka vlerësuar edhe Komisioni Europian në Bruksel, si një nga sukseset e arsimit në Shqipëri në kuadrin e reformës.Por fatkeqësisht në vitet e mëpasme mbarëvajtja e maturës ndoqi tjetër rrugë, rrugën e rrokullisjeve.Ajo erdhi duke u shoqëruar me probleme në drejtim të menaxhimit dhe funksionimit të saj. Të tilla probleme kanë qenë të natyrave nga më të ndryshme ku mund tëpërmendim:1. Rastet e ndërhyrjeve gjatë zhvillimit të provimeve nga prindërtë ndryshëm për të ndihmuar padrejtësisht fëmijët e tyre, apo nga elementë të tjerë që kanë patur lidhje fisnore me fëmijët pjesëmarrësnë provimet e maturës, përfshirë këtu edhe ndonjë përfaqësues nga autoritet vendore. Madje për arritjen e qëllimit, ka patur edhe raste të reflektimit të dhunës dhe presionitndaj administratorëve të provimit nga të tillë elementë. Por dua të theksoj se kushdo që kërcënon administratorët në kohën kur zhvillohen provimet e maturës, duhet të jetë i qartë se jo vetëm po shkel rëndë rregulloren e maturës shtetërore, por po përballet me shtetin, pasi administratorët në kohën kur marrin detyrën gjatë zhvillimi të provimeve sipas pozicioneve që kanë, janë persona të veshur me pushtet duke filluar nga momenti që e marrin këtë detyrë e deri kur e dorëzojnë detyrën e besuar, ( pasi dihet që matura shtetërore që përjetojmë, ndryshe nga matura e dikurshme që administrohej nga shkolla, është një proces që administrohet nga shteti me tërë mekanizmat që përdorën dhe aktorët që marrin pjesë për mbarëvajtjen e saj). Ky është edhe thelbi dhe dallimi esencial midis kësaj mature, me maturën e dikurshme). Për administratorët e provimit do doja të nënvizoja se ata janë persona kyç për mbarëvajtjen e provimeve të maturës shtetërore dhe pikërisht nisur ky vlerësim që marrin gjatë zhvillimit të provimeve lidhur me detyrën e besuar, janë persona të paprekshëm ndaj autoriteti i tyre duhet respektuar.Madje kushdo që cënon apo nëpërkëmb detyrën që kanë administratorët, meriton ndëshkimin përkatës konform rregullores që dikton matura shtetërore.2. Rastet e dukurive që kanë folur për keqadministrimin e provimit, si rrjedhojë e mungesës së pamjaftueshme të trajnimit të administratorëve të provimit nga specialistët përkatës të instancave eprore të arsimit, të angazhuar për mbarëvajtjen e provimeve të maturës shtetërore, apo edhe nga neglizhenca dhe mosdashja për qëllime të caktuara nga vetë administratorët e provimit.3. Problemet e lindura në drejtim të vlerësimit të testeve. Sigurisht një dukuri e tillë ka ngjallur indinjatë te nxënësit dhe prindërite tyre. Në këtë drejtim ka një normë për korrigjimin e testeve nga mësuesit, dhe kjo normë ndonëse dihet,është shkelur dhe nuk është respektuar,duke krijuar probleme dhe paradokse në drejtim të vlerësimit të testeve të zhvilluara nga nxënësit maturantë.Praktika e vlerësimit të testeve gjithashtu ka rezultuar se krahas normës që nuk vlerësohet dhe nuk respektohet, anëtarët e komisionit të vlerësimit të testeve nuk janë konsultuar dhe nuk i kanë akorduar mendimet midis tyre, lidhur me notat me të cilën i kanë vlerësuar nxënësit për testet e zhvilluara, por thjeshtëi kanë firmosur ato, duke i quajtur si të miratuara lidhur me vlerësimin e bërë.Sigurisht një vlerësim i tillë, ka patur kosto për nxënësit në drejtim të vlerësimit jo objektiv të bërë nga mësuesit që bëhet fjalë. Lidhur me problemet e maturës së përjetuara ndër vite, krahas instancave eprore qendrore të arsimit, do t’i quaja mëkatarë edhe ministrat e radhëstë arsimit, pasi dikush më shumë dhe dikush më pak, dikush nga padija apo dikush nga ndonjë arsye tjetër, nuk vunë si objektiv që maturën shtetërore ta shndërronin në një institucion të besueshëm për cilësinë e arsimit, si dhe për ta konceptuar reformën e maturës sinjë politikë arsimore, por e gjykuan thjeshtë si një veprim i korrigjimit të disa testeve për lëndët që zhvillohen në provimet e maturës. Pra krahas mangësive që lartëpërmendëm, ka munguar edhe vullneti politik nga qeverisjet e radhës,për ta mbështetur dhe sensibilizuar maturën shtetëroresi një politikë arsimore, në kuadrin e politikave që hartohen për mbarëvajtjen e arsimit. Nisur nga mangësitë dhe problematikat e lartpërmendura, rezulton se jemi vetë ne aktorët, duke filluar nga organet eprore qendrore të arsimit e deri tek ato në nivel lokal, që jemi bërë shkaktarëqë matura të mos ketë ecurinë e saj suksesshme siç është menduar dhe konceptuar nga vendet që e kemi marrë si model për ta zbatuar, madje të marrë edhe formën e dështimit, si rrjedhojë e abuzimeve, neglizhencës, paaftësisë apo shkaqeve të tjera që kanë ndikuar në keqmenaxhimin e reflektuar gjatë procesit të zhvillimit të maturës siç lartpërmendëm.Bazuar nëdinamikat e zhvillimeve të maturës shtetërore ndër vite, si dhe nga kontestimet e bëra nga grupet e interesit lidhur me rezultatet e provimeve dhe mbarëvajtjen e maturës, parë në tërësinë e zhvillimit të saj si proces, natyrshëm lind edhe pyetja : “ A mund ta quajmë maturën shtetërore një reformë të dështuar?Mendoj se jo, bazuar në prioritetet që ofron matura shtetërore,dhe mënyrën se si ajo është menduar dhe konceptuarpër t’i shërbyer funksionimit dhe arritjes së suksesit me nxënësit gjatë zhvillimit të provimeve. Nëse do t’i referohemi rregullores së maturës shtetërore, nisur nga konteksti i saj, për mënyrën se si është konceptuar dhe ndërtuar, përcakton mjaftë mirë dhe me korrektesën e duhur të gjithë detyrat e aktorëve pjesëmarrës në procesin e zhvillimit të provimeve të maturës, që ky proces të ketë një mbarëvajtje sa më të suksesshme në drejtim të menaxhimit, duke i prerë kështu rrugën ç’do mundësie dhe hapësire për kopjim nga ana e nxënësve pjesëmarrës,me qëllimin që rezultatet e tyre për dijenitë që shpalosin në provimin e zhvilluar të jenë sa më të besueshme. Pra dua të nënvizoj se vetëmatura si proces, nuk ka pse të quhet e dështuar, por është keqmenaxhimii saj si rrjedhojë e paaftësive apo për arsye të tjera e të gjithë aktorëve që marrin pjesë në te në nivel qendror dhe lokal siç ka ndodhur dhe ndodh në vendin tonë, duke filluar që nga përgatitja e maturës e deri në përfundimin e saj ( daljen e rezultateve ), pavarësisht nga zërat që dëgjojmë atje-këtu nga elementë të ndryshëm, lidhur me mendimet e nxituara që shprehin apo nga të moskuptuarit të drejtë të kësaj reforme lidhur me mentalitetin që kanë duke i dhënë asaj formën e dështimit. Sigurisht dua të theksoj, se matura për momentin ndjenë ende nevojën e përmirësimit dhe të modifikimit, në ato parametra ku ka çaluar në drejtim të mbarëvajtjes së saj që të japë produktivitetin dhe rendimentin e pritshëm.Në këtë drejtim sugjeroj që e nevojshme për përmirësim, nisur nga problematikat e përjetuara, është vlerësimi i procesit të administrimit të provimit përmes trajnimit të administratorëve që angazhohen me një detyrë të tillë, si dhe ndjenja e përgjegjësisë nga ana e tyre për detyrën e besuar, aspekt tjetër është korrektesa që duhet treguar për vlerësimin e testeve të provimit që zhvillojnë nxënësit,nga ana e anëtarëve të komisioneve të përzgjedhura, sipas lëndëve përkatëse që zhvillohen në provimet e maturës. Por sigurisht fjalën dhe përgjegjësinë kryesore në këtë drejtim për të bërë ndryshimet e nevojshme, e kanë specialistët dhe ekspertët e institucioneve eproreqendroretë arsimit, bazuar në dinamikat e zhvillimeve të provimeve të maturës shtetërore të përjetuara ndër vite.
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
