Duket së BE-ja dhe Amerika më emërimet për emisarë në dialog ndërmjet Kosovës dhe të Serbisë , gabuan kur emëruan Mirosllav Lajqakun dhe Borrelin, njeri çek dhe tjetri spanjoll, që të dytë nga shtetet të cilat, nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Në anën tjetër Amerika e la në dorë të Kris Hillit, ambasadorit në Beograd i cili ka një të kaluar kontraverse sa i për këtë Kosovës. Ndërsa diplomati tjetër Gabriel Eskobar, bukur shumë në opinion njihet së po mban anën serbe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Të katër diplomatet të inkuadruar në procesin e bisedimeve, krijohet përshtypja së ju la në dorë e lirshme për të udhëhequr politikën e BE-së, përkatësisht Amerikës , për faktin së në krye të Serbisë gjendet regjimi kriminalo- terrorist, i Alaksander Vuqiqit, i cili edhe për fat të keq në shumicën e rasteve po mbështet nga diplomatet në fjalë. Vuqiqi në mënyrë të pa precedentë dhe më hegjemoni i ka hyrë punës së procesit të dialogut, duke mos respektuar shumë marrëveshje të firmosura në Bruksel dhe ate të pa firmosur të Ohrit. Garnitura fashiste në pushtetin e Serbisë po bënë përpjekje për ndarjen e Kosovës më luftë, të bashkon serbët e Malit të Zi dhe serbët e BH,dhe serbët e Kosovës më Serbinë në realizimin e “ botës serbe”.Këta diplomatë u shquan më deklarata jo shumë të matura të cilat edhe nuk po i shpërbëjnë mirë mbarëvajtjes të proceseve, përkundrazi po e yshtin pushtetin e Vuqiqit të shton aktet e dhunës në veri, për të bërë faktike ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu më dhunë. Dihet tashmë krejt së çka ndodhi në aktin terroristë të Banjskës, i cili mbeti ende i pa ndëshkuar më sanksione nga BE-ja dhe Amerika. Deklaratë e pa matur për mua ishte edhe ajo e diplomatit O Brien, i cili tha së ka mundësi që të prishet partneriteti ndërmjet Amerikës dhe Qeverisë të Kosovës , për shkak të ndalimit të dinarit serb si monedhë qarkulluese në Kosovë. O Brien ishte pjesë e negociatave për paqe në BH, por edhe pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave në Rambuje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 1999. Hill dhe Eskobar, nuk treguan mençuri diplomatike kur përkrahen projektin e dështuar të Vuqiqit dhe Ramës për “Ballkan të Hapur”, i cili në fakt ishte sinonim i “ botës serbe”. Rama më në fund e shpalli vet si projekt të dështuar, duke përmendur Procesin e Berlinit, si te vetmin legjitim. Situata eskaluese në rajon nga Beogradi zyrtar, e jo nga Prishtina zyrtare siç ju faturua shumë padrejtë duke i vënë edhe masa politike dhe ekonomike nga BE, kërkon një qasje dhe një model krejt më ndryshe kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut që shumë e ka humbur kuptimin. BE dhe Amerika para së gjithash duhet të janë shumë më të ashpra ndaj Vuqiqit, i cili po bashkëpunon ngushtë më Putinin për të bartur luftën nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor. Politika të cilën po e udhëheqë kryeministri ,Albin Kurti , është politikë në zbatueshmerinë e ligjeve dhe kushtetutës të Kosovës. Është politikë që nuk i cenon interesat e askujt në rajon. Është koha që mos të përkrahet Vuqiqi dhe projekti i tij për Serbi të Madhe, të cilën projekt fashist NATO nuk e lejojë ta realizon Millosheviçi më luftën në ish -Jugosllavi. Është fakt së rajoni është në një situatë jo të mirë dhe në një gjendje jo stabiliteti. Nuk është ka zhgënjehet vetëm diplomacia , por edhe populli i Kosovës , i cili njihet si populli më pro amerikan dhe më pro evropian në botë. Është koha e fundit që të përfundojnë aventurat e Putinit dhe të Vuqiq më lojën më zjarr edhe në Ballkan. Është po ashtu koha e një seriozitetit më të madh që të ruhet kohezioni politik , të ruhet paqja dhe stabiliteti në Evropë dhe në rajonin tonë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë