Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që qeveria e Shqipërisë të mos bëjë ndryshime në ligjin e buxhetit me akt normativ, por t’ia nënshtrojë ndryshimet e buxhetit procedurave të rregullta parlamentare, pas debateve të plota në komisionet parlamentare, sepse përndryshe cenohet kredibiliteti dhe besueshmëria e buxhetit. Në thelb ky akt normativ i sotëm, per mua, shfaq dukshem dy ane te ndryshme; nje antivlere dhe nje vlere. Po e nis me ate vlere. Dua ta theksoj qe ne krye te herës: Po, mbeshtetja me fondin e garancisë sovrane per fasonet eshte e drejte, megjithëse shuma ketu duhet te ishte minimalisht dyfish sa ju keni menduar dhe kjo mbështetje duhej dhëne me pare, duhej menduar qe ne projektbuxhetin e dhjetor 2023. E dyta, antivlera e këtij është qe, me këtë akt normativ qe ju sillni, ne thelb eshte abuzues dhe konfirmon mashtrimin e madh qe qeveria e sektit Rama ligjeron sot nisjen e financimit nga Buxheti i Shtetit të portit të ri tregtar në Porto Romano, në vlerën 9.8 miliardë lekë për vitin 2024, 14.7 miliardë lekë për vitin 2025 dhe 14.7 miliardë lekë për vitin 2026. Vetë KM-ja juaj, Lider Global, gënjeu dy vite më parë kur, duke lidhur kontratën abuzive të projektit Durrës Yachts & Marina, deklaroi se porti i ri tregtar do të ndërtohej me zero fonde nga Buxheti i Shtetit, dhe e ka theksuar kryeministri ne këtë salle. Me këtë akt normativ, janë gjithshejt 395 milionë euro në tre vjet, që ju ne fakt per shkak te nje vendimarrje te gabuar me zerimin e Portit te Vjeter te Durresit, ju ua hiqni fondeve për rritjen e pensioneve për të700 mijë pensionistët, si dhe për shpërblimin e shtresës më të përvuajtur të shoqërisë sonë, ish-tëpërndjekurve politikë, qe nga informacioni para 1 viti e gjysem sipas deklarimeve të vetë Ministrisë së Financës, do të duhen 30 vjet( informacioni eshte i pa updat-uar, sepse Ministria nuk i eshte pergjigjur me kerkeses sone, qe sa vite shkojne per dëmshpërblimin e kësaj shtrese). Ky akt normativ me keto 395 milionë eurot qe ju planifikoni ne keto 3 vite, te cilat, duhet t’iu themi shqiptareve se janë vetëm fillimi, pasi porti i ri tregtar nëPorto Romano, në të shtatë vitet e ndërtimit të tij, do të kërkojë të paktën 2 miliardë euro fonde, të cilat do të merren të gjitha nga taksat tona, shtuar kesaj vlere, po ti shtojme dhe faturat e arbitrazhit, te cilat do paguhen ne te ardhmen per kontratat e prishura ne Portin e Durrësit. Këto janë pasojat që sjell ligji korruptiv klientelist dhe i qepur me dorë, për faljen e Portit 2700 vjeçar të Durrësitpa garë dhe pa transparencë, në emër të pastrimit të parave dhe fitimit qindra miliona euro të oligarkëve të Ramës, të fshehur në projektinDurrës Yachts & Marina, te cilen per fat te keq ju si deputet te mazhorances e votuat, e konfirmuat me ngritje dore sic beni gjithmone, si notera te rendomte.
Buxheti 2024-buxhet i mashtrimeve seriale të Ramës
Buxheti i Shtetit i vitit 2024 konfirmoi me përpikmëri disa mashtrime qe ju keni bere nder vite. Në garat zgjedhore të viteve 2017 dhe 2021, sekti qeverisesnuk rreshti se premtuari me pompozitet 5 përqind të Prodhimit Kombëtar për shëndetësine publike dhe 5 përqind të Prodhimit Kombëtar për arsimin publik, por këtë vit nuk dha as gjysmën! Po ashtu, Sekti Rama po subvencionon bujqësinëkëtë vit me fonde krejtësisht të pamjaftueshme, me vetëm 31.7 milionë euro, në një kohë kur fondet e Programit IPARD II të Bashkimit Evropian janë bllokuar.Ky bllokim eshte per shkak te nje hetimi mbi abuzimet qe ju si qeveri keni bere me fondet IPARD II, hetim i cili eshte ndermarre nga struktura OLAF, struktura investiguese e Bashkimit Europian. Dhe kujtoj ketu kur Maqedonia e Veriut fqinje, e krahasueshme me ne, ndoshta dhe me poshte, për fuqinë blerëse dhe buxhetin, e ka mbështetjen për bujqësinë katër herë më shumë për vitin 2024. Ju këtë vit përmes ndryshimit në ligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, renduat dhjetra mijera profesionist te lire ne Shqiperi, me nje shume 28 milion euro, me nje qellim te padukshem, por qe sot eshte krejt i qarte per krejt shqiptaret, t’ju veshtiresoni sa te mundni jetesen dhe kesaj pjese te shoqerise qe fare mire futej dhe hynte tek shtresa e mesme e shoqerise, qe dhe kjo te vazhdoj me largimin, me emigrimin. Une mendoj qe ju shpopullimin, Rama, qeveria e sekti i tij e ka filozofi te tyre. Ju këtë vit talleni me të 700 mijë pensionistët e vendit, duke u dhënë vetëm 38 milionë euro per indeksim te tyre me inflacionin vjetor. Kjo shume e rrit pensionin me rreth 2.4 përqind, shifer e cila eshte ne vetvete më pak se inflacioni vjetor 3 përqind qe ju nxirrni,inflacion që vetë Buxheti ka parashikuar! Ju vijoni të talleni edhe me dëmshpërblimin financiar për ish-të përndjekurit politikë. Personalisht, pavaresisht se ne ishim ne nje situate shume konfuze kur kaloje projekt-buxheti, ne kundershtim edhe me direktivat politike te grupit parlamentar, une depozitova kerkesen qe te rritej vlera per demshperblimin e ish te përndjekurve politike. Kam kërkuar dhe jane te depozituara ne Kuvend edhe ndryshimet ne ligjin perkates, por ju ende vazhdoni me nje shifer fikse 11 milionë euro, dhe me keto ritme ju do vazhdoni 30 vjet, kur ndoshta dhe femijet e ish te perndjekurve politike nuk do kene mundesi fizikisht ti gezojne kete demshperblim, i cili eshte nje detyrim ligjor, kushtetues dhe i drejte. Ju kujtoj ketu qe në vitin 2013 qeveria e Sali Berishësne nje vit dha 3 miliardë lekë për ish-të përndjekurit politikë, ose 28 milionë euro me këmbimin e sotëm, pra 2.5 herë më shumë. Une kam nje pyetje shume te thjesht, edhe per shkak te mbicmimit te lekut, mbicmim i cili teorikisht dhe praktikisht nga njerezit dihet, por nuk po shpjegohet; ju keni patur mundesi qe kete fond mos ta lini ne shifrat 10 milion euro apo 11, apo 12; Cfare ju pengon ju, qe ne keto ndryshime ne aktin-normativ apo qe ne buxhet ta parashikoni qe minimalisht te jete 30 milion euro ne vit, 50 milion euro ne vit, demshperblimi i kesaj shtrese? Ky eshte borxh, borxh qe ja ka shteti shqiptar, dhe cdo qeveri qe eshte ne drejtim te vendit eshte e detyruar ta shpërblej. Edhe pse me nje suficit 7.4 miliardë lekë për vitin 2023 apo me 2.8 miliardë lekë sufiçit për janarin 2024, ju ende nuk ndryshoni ne konceptet tuaja, ne politikat tuaja! Ndërkohë, janë 64 mijë familje ose mbi 250 mijë qytetarë, si dhe 161 mijë përfitues të skemës së aftësisë së kufizuar, që nuk do të marrin një qindarkë më shumë nga sa marrin sot nga buxheti i Shtetit, madje ju keni nisur nje politike shume depresive, qe ne emer te verifikimit te kritereve, dhjetra, qindra prej ketyre personave me aftesi ndryshe apo me aftesi te kufizuar ju i nxirrni nga skema.
Buxheti 2024 ngop me para taksapaguesish vetëm oligarkët e PPP-ve
Ne fakt ky buxhet 2024 nuk ka ndryshuar ne nje gje, ne filozofine tuaj per te ngopur me para taksapaguesish vetëm oligarkët e PPP-ve. Ju nuk i keni mbajtur premtimet per qytetaret, por ate mbeshtetjen per oligarket, per PPP-te, ju vazhdoni, nuk po hiqni dore. Nuk ka rendesi per ju edhe nese jane hapur procese hetimore, procese gjyqesore per koncesione te caktuara, buxheti i shtetit vijon pagesat e majme per to. Eshte pergjegjesia e qeverise te gjente rrugën, te gjente formulën. Në tërësi, për vitin 2024, judo jepni nga paratë e taksapaguesve 134 milionë europër 10 kontratat PPP. Këto 10 kontrata PPP do të marrin tre herë më shumë fondenga sa sekti Rama u jep të 64 mijë familjeve në ndihmë ekonomike! Keni dhe diçka tjetër tek ky akt normativ, shtoni taskforcat. Ne thelb shtimi i ketyre njerezve dhe ketyre strukturave, sepse ju i keni strukturat aktuale, por ju e beni sepse eshte rritur shume numri i patronazhisteve dhe ndoshta ekspert te sigurise po te bejne studime keto vite apo vite me vone, do arrijne ne nje konkluzion qe ju me skemen e patronazhisteve ja keni kaluar dhe skemes kriminale te ish-Sigurimit te Shtetit, te Mehmet Shehut, te Enver Hoxhes, te Kadri Azbiut.Ju jeni futur ne poret, ne shtepite e njerezve, ne hallet e njerezve me te gjitha mjetet, me kulac, me kerbac, me korruptime, me denime, me ndeshkime. Ju po kënaqni vetëm veten tuaj, oligarkët tuaj. Ju dhe KM-ja juaj vazhdon vetem me dy filozofi, me dy postulate te Luigjit te 14-te: “Shteti, jam une”, “ Mbas meje (mbas Rames), u befte kiameti”.
Xxx
Juve ne politikat tuaja nuk i interesojnë braktisja masive e vendit, ekonomia reale dhe problemet e saj akute të biznesit të vogël dhe profesionistëve të lirë, të pensionistëve, shtresave në nevojë, ish të përndjekurve politikë dhe rinisë. Rama sheh dhe kënaq vetëm oligarkët e vet, ndërsa flet gjithë ditën për objektivat e Shqipërisë 2030, me devizën e Luigjit të 14-të, “Pas meje u bëftë kiameti! (në frëngjisht, “Apres moi, le deluge!”).