Majmunoidët ishin kafshë më të ndërgjegjshme e të arsyeshme se rastet shtazarake që fatkeqësisht ndodhin në kohët moderne. Ata për të forcuar lidhjet mes tufave këmbenin majmunë dhe ishin kafshë më shoqërore se rastet e padëshiruara që fatkeqësisht po ndodhin në kohët e sotme në një shoqëri me vlera të paimagjinueshme prej ngjizjes së njerëzimit. Motivet e dobëta janë shkaku kryesor për skandale dhe marrje jetë njerëzish si të jenë pula e gjela. Zoti na ruajttë nga sahati i keq. Kriminelët bëhen pishman por nuk ja vlen pendesa kur krimi merr jetën e dhuruar perëndia e nuk kthehet më në këtë botë. Arsyeja dhe logjika e shëndoshë për vetëpërmbajtje të prevalojnë mbi momentin. Zoti na ruajttë mendjen e arsyen. Sjellje të rrezikshme shoqërore dhe ngjarje makabre të pazakonta na dëgjojnë veshët. Skandalet pa u mbyllur njëri e të nxjerrim mësime për t’i parandaluar plas tjetri. Një burrë vret tre gra, tre fëmijë vrasin një baba, vriten shoku me shokun e vëlla me vëlla, burri paguan vrasjen e gruas në sy të fëmijëve, vajza të mitura përdhunohen nga njerku baba, shkrehet arma pse më pa. Antivlera që as duhen menduar tromaksin shoqërinë me vlera të vyera qysh prej prehistorisë. Çfarë ndodh kështu në kohët moderne? Civilizim e qytetërim apo çmenduri e kafshërim? Ku shkon shoqëria? Sjellje të padenja që as majmuni nga e ka prejardhjen njeriu kurrë s’do t’i bënte. Ato ndodhin edhe në Europën e qytetëruar e Amerikë por jo në këto përmasa. Përditë vrasje të pazakonta dhe skandale korruptive që trumbetohen në mediat me të madhe pa nxjerrë mësime dhe alternativë edukimi e parandalimi. Ato kurë nuk kanë qenë në këto përmasa. Ekonomi tregu. Çdo gjë biznes. Ngjarje që as mund të gjykohen se ndodhin janë më sensitive për të tërhequr vëmendjen e dëgjuesit dhe audiencës. Ato kanë shikueshmëri pa bërë asnjë llogari për imazhin e shoqërisë dhe të Shqipërisë. Ngjarjet e rënda që nuk i peshon kandari dënohen nga shoqëria por si do të vazhdojmë me këto antivlera kriminaliteti që rritet në të gjithë hallkat e shoqërisë. Si do dalim prej saj? Kush është alternativa e edukimit qytetar, shoqëror dhe shpirtëror? Si do të bashkërendohet puna e institucioneve që mendja u është bërë biznes. Ku shkojmë apo të gjithë të marrim arratinë nëpër botë? Krim e korrupsion! Ikin e ikin dhe largimi mbetet zgjidhja. Dita ditës firas Shqipëria e plakur me shpejtësi. Moshat e treta mbetën këtu pa fëmijë. Mall të shikosh një të ri në fshatra pa le për fëmijë nuk bëhet fjalë. Ikin pa kthyer kokën për shkak krimi e korrupsioni. Alternativë shashka e bilbila e asgjë për edukimin qytetar. Sheh rrushi rrushin e piqet. Zënkat në politikë për pushtet i manifeston edhe shoqëria. Luftë maniakësh të kapin kreun pa alternativa. Mashtrime për të rrëmbyer gjithçka me votën. Kolltuku që zënë ua bën shpirtin të zi si vetë ai. Rrallë nuk të shikojnë nga duart të zgjidhësh një problem apo të drejtë. Dora në xhep kulturë apo mëkat i sistemit. Jo rrallë po s’u tunde e lëpive se merr dot shërbim që të takon ligjërisht nga administrata që paguhet me taksat tona. Fryma e krijuar vështirë të çkallmohet po nuk u çua më këmbë e gjithë shoqëria tu shkulë veshin. Ashpërsimin e ligjit tu presë veshin që të njihen nga të gjithë nuk e dëshiroj. Turipalarët të gdhirë varfanjakë në darkë i sheh me kollare firmato që se imagjinon dot koston tërë stoli me platin e flori. Servilët që dinë të lëpihen nga lypsarë ngrysen pashallarë e shpërblehen me ofiqe. Eprorët që u vete pjesa bëhen garanci se nuk hyn gjemb sa të jetë ai pa menduar se do japin llogari. Njeriu e ka prejardhjen nga majmuni. Puna bashkë me të folurit e artikuluar ishin dy stimujt kryesorë që truri i majmunit u shndërrua dalëngadalë në tru njeriu. Majmunoidët kanë qenë kafshë më shoqërore se të gjithë kafshët e tjera. Nevoja u zhvilloi dorën të mbroheshin, laringun dhe modulacionin e gojës të shqiptonin e flisnin për të komunikuar. Puna dhe të folurit e artikuluar ishin dy stimujt më kryesore që tufa e majmunëve të lindte shoqërinë njerëzore falë zhvillimit të mendjes, logjikës e arsyes qytetare dhe punës së dobishme shoqërore. Grupi pellazgëve të ngujuar nga nevoja në shoqëri prej Akullimit dolën nga shkëmbi gjuhëfolës. Bota pa pellazgët hyjnorë do bridhte pyjeve duke ulëritur në kërkim të ushqimit. Gjynah që sot ka hallexhinj që mendojnë bukën e gojës!!! “Kombin pellazg, të barabartë me Zotin, e mbolli në pyjet e dendura, toka e zezë, për tu bërë pjellësi i të gjithë racës njerëzore” (Hesiodi). “Majmunoidët e sotëm” e keqja e shoqërisë, nuk janë më shoqërorë. Ata si të gjitha kafshët e egra mishngrënëse shqyejnë pa kursim këdo gjejnë përpara. Dhelprat dinake nuk lënë pulë në qymez si edhe ujku nuk mendon më për të nesërmen por pret ç’gjen dele përpara. Populli nuk është dele e pulë ta gënjesh me thërrime dhe me një tra-la-la që nuk është gjithçka por nuk mendove e punove për thelbësoren se a kanë çorbë në darkë apo dru të mos dridhen ftohti. Demokraci është liri e shprehjes dhe kontribut në dobi të shoqërisë. Ajo ka lindur në lashtësi kur vendimet i merrte populli me llogaridhënie dhe qeverisej me plakoni. Rastet rrëmbe të rrëmbejmë e vepro më keq se majmuni të parandalohen që mos bëhen fenomen i rrezikshëm. Politikbërësit të punojnë për shoqërinë se edhe ata dy metro vend do të marrin. Kështu si shpesh po ndodh do të katandisen edhe ata pa asgjë dhe nuk do të lënë më nam e nishan për më mbas Rogat e majme t’i gëzoni politikanë e pushtetarë por mendoni edhe për plakonitë që u dridhet dora për ilaçe e jo më për një kafe. Pensionistët që u rropatëm e u shpërblyem keq në punë për rrjedhojë tani janë të diskriminuar edhe në pension. Rritja në mesatare më të lartë për pensionet më të ulëta dhe jo në një përqindje për të gjithë do të zbuti disi disnivelin e madh që ekziston. Barazia sociale parandalon e minimizon ngjarje
t makabre që ndodhin prej varfërisë. Miti i Prometeut i realizuar me mjeshtëri nga Eskili dhe i trashëguar në breza u ka mbijetuar kohërave për faktin se ka menduar e sakrifikuar për njerëzit dhe shtresat e pambrojtura të shoqërisë njerëzore duke fshikulluar të pushtetshmit. Mirëkuptoheni! Vlerat që trashëgojmë të prevalojnë mbi antivlerat që të kurohet e shëndoshet shoqëria. Debati i shenjtë Dodonë që insistoj të hap është alfa e edukimit botëkuptimor dhe shpirtëror të shoqërisë. Trashëgiminë e vyer hyjnore që na kanë lënë paraardhësit tanë pellazgë ta shfrytëzojmë në dobi të mirëqenies dhe edukimit qytetar. Dodona vlerë universale e njerëzimit të rindërtohet muze i shenjtë për edukimin e brezave me kulturën qytetare të pasurimit me punë të ndershme dhe frymën e shenjtë të tolerancës fetare në një Zot të Plotfuqishëm.