Psikologjia konjitive nuk e konsideron një tip të caktuar personaliteti të mirë apo të keq. Personat përcakohen vetëm një grup i veçantë i tipareve psikologjike që nuk duhet të gjykohen pozitivisht apo negativisht.Secili tip ka avantazhet dhe disavantazhet e veta, dhe, natyrisht, çdo individ zotëron një zgjedhje nëse dëshiron apo jo të promovojë një tipar të caktuar psikologjik. Udhëheqësit janë të sigurt dhe, në shumicën e rasteve, ata kanë aftësi të shkëlqyera zgjuarsisht drejtuese.Udhëheqësit/liderët kanë gjithmonë perspektivë;ata gjithmonë shohin ‘fotografinë e madhe’.Ata janë lloji i njerëzve që është e pamundur të injorohen nëse hyjnë në dhomë – ata kanë një emanencë të vërtetë. Në shumicën e rasteve liderët kanë një natyrë më agresive se personalitet e tjera, pasi duan të arrijnë qëllime mashore, le të vijnë ferri apo të ngrihet uji lart. Ata nuk kanë frikë të përdorin askënd për këtë qëllim.Elementi më i rëndësishme për një lider sundues është shfaqja e statusit luftëtar në botën e jashtme nëpërmjet elementëve të ndryshëm të imazhit.Liderët janë të përgatitur të bëjnë sakrifica të mëdha për këtë status, ndonjëherë edhe duke shkuar kundër interesave të tyre, duke shkatërruar kështu jetën e tyre familjare dhe duke humbur punët apo çështjet që dikur ishin të sigurta. Sigurisht, inteligjenca e tyre është gjithashtu një faktor i rëndësishëm, duke përcaktuar se çfarë bëjnë, kur e bëjnë dhe me çfarë vrulli. Cili është arketipi i sundimtarit? Sundimtari është fitimtari i madh e ilavdsihëm, -të qënurit mjeshër, -ai që është në gjithmonë krye.Quajini mbreti ose mbretëresha, shefi, bosi lideri, politikani, diktatori, patriarku ose modeli.Kjo duhet t’ju japë një ndjenjë të rolit që ata luajnë në hisori. Lideri mund të jetë një “mbret dashamirës” pormund të jetë “sundimtari -i keq, -i egër, -i çmendur” në një shoqëri të ngurtë destopike ku rregullat duhen ndjekur dhe respektuar me çdo kusht. Sundimtari mund të shërbejë për disa qëllime në histori.Ata mund të luajnë një rol më pasiv në vend që të jenë forca lëvizëse pas komplotit, duke shërbyer vetëm për të krijuar dhe ndihmuar në përcaktimin e botës në të cilën ekzistojnë personazhet. Një shembull i mirë do të ishte Dalai Lama.Ai jetoi aq shkurt dhe aq gjatë sa për të pasur ndikim në historinë e xhunglës njerëzore, -por prania e tij, etika dhe morali i tij ndihmuan në drejtimin e veprimeve të pasuesve duke përcaktuar llojin e botës në të cilën dëshironte të jetonte krenaria e tij. Buddha është një tjetër -pasiv-agresiv-meditativ-lider i adhuruar për të shtyrë historinë përpara. Problemi gjithmonë është të bësh gjënë e duhur në kohën e duhur. Asnjëri nga këto nuk e bëri. Të vendosin hierarkitë e vlerave,po, që të dy hierarkitë e tye. Zinxhirët komandues dhe vendosja e rendit logjik, janë diçka tjetër duke pasur frikë nga humbja e rendit dhe kontrollit. Të dy vujatën nga frika, mbi të gjitha nga humbja e pozitës dhe fuqisë së tyre-duke heshtur. Peter Pan ky udhëheqës i Djemve të Humbur është një shembull i mirë i një Lideri -të heshtur, -gazmor,-të luajtur në kuptimine mirë,-e me një shkallë shkëputjeje nga realiteti e me narcizizëm edhe pse u kujdes për ekuipazhin e tij si një udhëheqës i lindur natyral. Sundimtari është një personazh i rëndësishëm dhe domethënës në shumë vepra klasike, madje edhe në përralla. Përralla me Buddhizëm apo me Peter Pan. Po mendoni të përfshini një lider në historinë tuaj, çfarëdo lloj historie që keni për të treguar? Përdorni armikun, konfliktin, statusin, betejën, strategjinë, dialogun, armëpushimin,shumën zero dhe situatën ëin-ëin si dhe paqen pas fitores. Kapitullim armikut! Cilësitë thelbësore të një lidershipi nuk kanë të bëjnë me heshtjen. Ato lidhen me vetëndërgjegjësimin, respektin, dhembshurinë, vizionin, komunikimin, shkathtësinë e të mësuarit, bashkëpunimin, ndikimin, integritetin, guximin, mirënjohjen, e qëndrueshmërinë. Në këtë kontekst të vijëzuar të arketipeve të udhëheqjes, marrin sens lëvizjet politike si Pranvera Arabe apo Revolucionet e Purpurta si dhe Rezistencat e ndryshme të Heshtura Feministe në histeri dhe histori. Kjo do të thotëse nëse këto lëvizje janë thellësisht të dështuara nuk duhet kuptuar vetëm Pranvera e Dalai Lamës, apo lëvizjet me natyre Buddhiste,Feministe, që s’të çojnë askund. Për shembull si njëkapërcim logjik, Mandela, megjithëse i admiruar në kuptimin e humnerës historike nëpërmjet heshjes, pranimit dhe paqes kur zëri duhet të ngrihet dhe dëgjohet, jetoi gjatë në burg. Një lider historik. Jashtë algoritmit e paradoksit të limontisë dhe ironisë, lideri ështe i tillë kur është fitimtar, -me cilën kosto (?), -e përcakton strategjia fituese! Heshtja, ‘pasiviteti-agresiviteti-meditimi’,-sjellin vetëm agoni në histori, sjellin histeri,-për të tretë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë