BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x

Opinion / Editorial

Arsyeja e gjendjes sot në PD:pasinqeriteti i saj me anëtarësinë, me disidencën dhe me alternativën e vet

Arsyeja e gjendjes sot në PD:pasinqeriteti i saj me

Gjendjen e sotme në Partinë Demokratike e kam parashikuar dhe paralajmëruar shumë herët , sepse kam parashikuar dhe konstatuar se PD -ja në krye të saj gjithmonë ka pasur individë të cilëve u ka interesuar vetëm interesi personal dhe jo interesi publik. PD gjithmonë është treguar e korruptuar dhe e pabesë në krye, në kupolën e saj, dhe e pasinqertë me bazën e saj , e pasinqertë me anëtarësinë e saj; e pasinqertë me disidencën antikomuniste. PD është treguar e pasinqertë edhe me alternativat e veta, me ato alternativa të cilave u besonte anëtarësia dhe asaj se çfarë i besuan asaj publiku dhe votuesi: ndryshimin dhe besimin për të sjellë demokracinë. PD ka arritur në këtë gjendje sepse ajo i konsumoi të gjitha mashtrimet dhe spekulimet si Parti e Djathtë derisa u konsumua dhe derisa mbërriti këtu ku është. PD humbi besimin pasi dështoi në nxjerrjen e Shqipërisë nga tranzicioni, dështoi në ngritjen e shtetit funksional dhe ligjor, dështoi në të gjitha reformat sepse nuk reformoi sistemin e drejtësisë por përkundrazi e pengonte dhe vazhdon të jetë akoma kundër Vetting-ut në drejtësi, nuk zgjidhi problemin e pronave por është autore e katrahurës me pronat, nuk luftoi korrupsionin por bashkë me Partinë Socialiste montuan sistemin e korrupsionit. PD sot, shumëpjesët e saj dhe sidomos Foltorja dhe deputetët shumicë të saj akoma nuk kanë edukatën dhe kulturën demokratike atë të hapjes së saj , nuk e kanë akoma kulturën e respektit ndaj profesionalizmit , patriotizmit, meritës dhe talentit. Është Parti e cila faktikisht është treguar mosmirënjohëse dhe e pabesë ndaj mbështetësve të saj dhe ndaj besimit të votuesve të saj. Është parti së cilës i mungon akoma sinqeriteti me anëtarësinë dhe prandaj nuk prodhon as shpresë dhe as besim as te anëtarësia dhe as te publiku, por e ka humbur besimin edhe te ndërkombëtarët dhe sidomos te SHBA-të. Dhe për këtë arsye Rama dhe PS do të vazhdojnë të jene në pushtet përderisa nuk duket akoma alternativa e besueshme opozitare për të marrë pushtetin.