Ne vendet e zhvilluara SHBA, Britania e Madhe, France, etj. ka nje qarkullim qe llogaritet me qindra miliarda euro ne industrine e kulturës dhe ate kreative. Ne France, sektori i kultures dhe kreativitetit realizojnë nje xhiro prej 100 miliardë euro ne vit, qe është me e madhe se cfare realizohet nga sektori agro ushqimor dhe 2 here me shume se sektori i prodhimit automotive. Ne France eksportet e industrise se kultures dhe kreativitetit jane nje nder 6 eksportet kryesore ne ekonomine franceze. Në vitin 2023, tregu i artit ka përjetuar dinamika të ndryshme, të ndikuar nga faktorë gjeopolitikë dhe ekonomikë. Ankandet ranë globalisht, të ndikuar nga mjedise të pasigurta si tensionet në Ukrainë dhe Azi, si dhe nga rritja e inflacionit dhe rritja e normave të interesit. Pavarësisht këtyre sfidave, tregu i artit bashkëkohor ka ruajtur një nivel të jashtëzakonshëm performancash , ndersa per te gjithe tregun e artit (figurativ) shitjet arriten shifrat e 73.5 miliardë dollare, duke u renditur si performanca e katërt më e mirë historike. Kjo përfaqëson një rënie nga viti rekord i mëparshëm, por mbetet dukshëm më i lartë se nivelet e njëzet vjet më parë. Rrjedha e transaksioneve arriti një rekord të të gjitha kohërave, me më shumë se 123,000 ankande, duke demonstruar vitalitet mbresëlënës të tregut, veçanërisht për veprat me çmim më pak se 5,000 dollarë. Në nivel global, Franca pati rënie të lehtë të shitjeve për shkak të një kursi të pafavorshëm të këmbimit euro/dollar, ndërsa Gjermania vazhdoi të rritet. Christie’s vendosi një rekord të të gjitha kohërave me 5.8 miliardë dollarë shitje, të ndihmuar nga koleksioni i Paul Allen, ndërsa Sotheby’s realizoi 3.9 miliardë dollarë. Piktura mbetet kategoria dominuese, me vepra të artistëve si Picasso dhe Ëarhol që arrijnë majat e ankandeve. Sa i përket artit bashkëkohor, 11 vepra i kaluan 10 milionë dollarët, me gjithsej 290 ankande mbi 1 milionë dollarë. Piktura përfaqësonte 74% të të ardhurave nga ankandet e artit bashkëkohor, e ndjekur nga skulptura dhe vizatimi. Më shumë se 30,000 artistë bashkëkohorë patën të paktën një ankand gjatë vitit, duke demonstruar diversitetin dhe thellësinë e tregut. Artistët bashkëkohorë më të shitur përfshijnë Jean-Michel Basquiat, Yoshitomo Nara dhe Banksy, duke reflektuar kërkesën e lartë për veprat e tyre. (keto tregues sipas portalit Artmajeur). Tendencat e reja – jo vetem muzete dhe galerite e artit tradicionale , por dhe arti digjital. Një hapësirë gjigande për artin dixhital në Ëest End të Londrës është bërë tërheqja më popullore e vizitorëve në Britani, duke tejkaluar institucionin më të vizituar të artit të qytetit, Muzeun Britanik. Sipas te dhenave kjo hapesire regjistroi 6.25 milionë vizitorë në vitin e parë të funksionimit të saj, ndërsa Muzeu Britanik tërhoqi 5.83 milionë vizitorë në vitin 2023. Muzeu më i vizituar i artit në botë, Muzeu i Luvrit në Paris pati 8.86 milion vizitore. Prezantime te artisteve me te njohur bashkekohore jane prezantuar ne rruge digjitale si Chagall, David Hockney e disa tjere, duke terhequr vemendjen e shume vizitoreve. Ne veren e vitit 2018, Tokyo Digital Arts Collective TeamLab lancoi Borderless, si një hapësirë muzeale e dedikuar që tregon vetëm punën e vet. Në vitin e tij të parë, kjo hapesire muzeale u vizitua nga 2,3 milionë vizitore, shifer kjo me e madhe se numri i vizitoreve në Muzeun Van Gogh në Amsterdam për të njëjtën periudhë.. Lume, vendi i përhershëm i Grande Experiences në Melburn, kishte më shumë se 700,000 vizitorë në vitin e parë (2021-22), ndërsa në të njëjtin qytet Galeria Kombëtare e Viktorias, më e populluara e Australisë arriti 1,6 milione vizitore.
Po ne Shqiperi cfare po ndodh? Situata ne Shqiperi per artin pamor mund te thuhet qe eshte ne nje krize ekspozimi, vecanerisht Tirana, ku jeta artistike eshte shume e vaket. Mungeses se funksionimit te Galerise Kombetare te Arteve prej me shume se 3 vitesh, ju shtua dhe mbyllja e hapesirave per ekspozita ne muzeun historik kombetar per arsye te rikonstruksionit te ketij muzeu. Nje perpjekje pozitive vitin e kaluar (shkurt 2023), mund te konsiderohet panairi i artit TIRART i organizuar ne Expo City , ne te cilin u ekspozuan rreth 400 vepra arti te 100 autoreve nga Shqiperia dhe Kosova, ku pati interesim dhe nje numer jo te vogel te pikturave dhe skulpturave te shitura. Aktualisht ne Tirane hapesirat ekspozuese jane minimale. Galeria e Tiranes, FAB (Galeria e Universitetit te Arteve- edhe kjo flitet qe do te mbyllet per shkak te rikonstruksionit te Fakultetit te Arteve te ketij universiteti), Galeria Kalo, e ndonje tjeter jane te pamjaftueshme per te prezantuar jeten e kryeqytetit. Shtimi i numrit te turisteve ne Shqiperi kerkon plotesim te kesaj hapesire te munguar vecanerisht ne Tirane. Operatoret turistike e kane ngritur zerin per keto mungesa dhe qe te plotesojne turet turistike te te huajve. Çfare duhet bere?!Cfare e vecante mund te terheqe vemendjen e vizitoreve te huaj ne fushen e artit pamor? Duhet te pranojme se nje mundesi per te terhequr kete vemendje te te huajve eshte periudha e realizmit socialist. Kjo periudhe shume e diskutuar dhe shume e veshtire per ti bere nje vleresim te plote, mund te jete si ai grepi per te terhequr vemendjen e tyre. Shume vite me pare (2016-2018) ne diskutime me publikun qe beheshin nga Bashkia e Tiranes (drejtori e kultures, turizmit) pikerisht per terheqjen e turizmit kulturor, paraqita disa propozime qe i mendova si piketakime qe mund te plotesonin kerkesat e turizmit te huaj dhe plotesimin e hapesirave kulturore artistike ne kryeqytet. Po permend disa prej tyre. -Nje mundesi mund te ishte ekspozimi i vizatimeve ne laps apo karbon te realizuara gjate viteve 1950-1985. Ne trashegimine e artisteve me te njohur shqiptare te atyre viteve gjenden karbone (vizatime) ne dimensione te medha e mesatare te veprave, te cilat me pas u realizuan ne bojra vaji. Kjo ishte metodika dhe procedura e ndjekur per realizimin e kompozimeve te medha ne periudhen e realizmit socialist, praktike kjo e sjelle nga tradita e shkollave te vendeve te lindjes, ku studjuan disa nga artistet me te njohur shqiptare te periudhes se realizmit socialist. Ne ndryshim nga veprat ne ngjyra vaji, karbonet jane pergjithsisht me te cliruara dhe autocensura e autoreve ne to eshte me e tërhequr. Ndoshta nje prezantim i karbonave me te zgjedhur, do te perbente nje plotesim ne kete situate ku mungojne muzete apo galeria kombetare e arteve. Ku? Shteti e gjen zgjidhjen nese bindet se kjo ide eshte racionale. Asokohe propozova qe kjo mund te behej te Piramida , ne qender te Tiranes. Se dyti, ka disa koleksioniste ne Tirane (njoh disa prej tyre), por ka dhe ne qytete te tjera, qe kane koleksione te konsiderueshme te veprave te artit. Institucionet e artit dhe kultures mund te ndihmojne me ambjente, por dhe me fonde financiare, berjen te mundur te ekspozimit te ketyre koleksioneve. Se treti, rivenia ne funksionim, administrimi i galerive te artit ne qytete te tjera te vendit. Aktualisht disa bashki i kane funksionale keto galeri arti, si Tirana, Vlora, Fieri, Durresi, Pogradeci, Saranda, Shkodra, etj. Ajo qe mund te behet mendoj se eshte gjetja e ambjeteve me te medha per to, administrimi dhe dokumentimi korrekt i fondit te veprave qe ato kane ne pronesi te tyre, por dhe shtimi i fondit te tyre, me blerje te veprave cilesore te artit.
Galeria e Artit e Tiranes (e Bashkise), kur drejtohej nga Dr.Abaz Hado, arriti te krijoje nje fond prej rreth 300 veprash, qe iu falen ketij institucioni nga artiste shqiptare dhe te huaj. Ky eshte nje shembull qe veshtire se perseritet me. Se katerti, ne Tirane ka disa studio te punes se piktoreve dhe skulptoreve me te njohur shqiptare, te cilat mund te shndrrohen ne pika te rendesishme turesh per turistet e huaj. Keto studio muze kane nevoje per disa nderhyrje permiresuese , qe mund te realizohen me mbeshtetjen e institucioneve shteterore perkatese. Zhvillimi, nxitja e tregut te artit. Historia e artit dhe kultures boterore japin shembuj te qarte se si shteti ka ndikuar ne zhvillimin e artit dhe kultures ne bote. Shembulli I qeverise se Meksikes ne vitet 1924-1930, qe mobilizoi artistet me te mire te Meksikes , perfshire Riveren, Siqueiros, Orozco, e te tjere, beri te mundur realizimin e dhjetra muraleve anekend vendit, qe jane nje nga destinacionet me te rendesishme turistike. Shteti ka rol te rendesishem ne stimulimin e arteve dhe kultures. Institucionet e shtetit shqiptar vuajne ne menyre te dukshme nga ekspozimi ne to i veprave te artit. Procesi i blerjes se veprave te artit per institucionet shteterore mund te realizohet me komisione te posacme (kritike dhe studjues arti, eksperte, nje pjese duhet te jene te huaj), duke bashkepunuar me autoret. Ne nje buxhet shteti prej rreth 7 miliarde euro ne vit, eshte e paperfillshme perfshirja e nje fondi buxhetor 250-300 mije euro ne vit, per blerje te veprave te artit. Qeveria e Kosoves eshte per t’u marre shembull ne kete drejtim. Mbi 80 vepra arti pamor të gjinive të ndryshme të artistëve vendor jane blerë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në 2022. Qëllimi i blerjes së veprave të artit të gjinive të ndryshme nga artistë vendas, sipas Ministrise kosovare është pasurimi i fondit shtetëror të veprave të arteve pamore, por edhe prezantimin e artit pamor kosovarë përmes ekspozimit të tyre në institucionet shtetërore, duke përfshirë edhe ambasadat e Republikës së Kosovës. Per vitin 2023, prej 340 aplikimeve të pranuara nga kjo thirrje për blerje të reja për koleksionin kombëtar të artit, juria e formuar nga MKRS ka përzgjedhur dhe ka blere mbi 60 vepra nga 40 artistë. Sipas jurisë vlerësuese, procesi i përzgjedhjes u drejtua nga një sërë kriteresh që për synim kanë pasurimin e koleksionit ekzistues, duke zhvilluar njëkohësisht një kornizë konceptuale dhe të qëndrueshme për blerjet e ardhshme. Ky proces do te vazhdoje dhe per vitin 2024, ku ne buxhetin e Kosoves jane parashikuar 350 mije euro per blerje te veprave te artit. Nje element nxites per tregun e artit lidhet me rregullimet ligjore ne ligjin per sponsorizimet, ku te parashikohen lehtesi tatimore (ulje e tatimit mbi fitimit deri ne nje mase te caktuar) per veprat e artit qe mund te blihen nga kompanite dhe firmat private. Ne perfundim, sipas shume eksperteve te huaj, arti shqiptar ka vlera te rendesishme, Shqiperia ka patur dhe ka artiste te talentuar qe me vepren e tyre jane pjese e enciklopedive te artit ne bote dhe qe se shpejti do te jene pjese e ngjarjeve artistike nderkombetarisht dhe jo vetem. Koha do ta provoje.