Nga Gjon Neçaj
Nga anët tona,ne veri të Shqipërisë,është një shprehje popullore,e cila mbahet mend dhe zbatohet nga të gjithë. Atdheu e nëna nuk harrohen,thuhet në shprehjen popullore,e cila mbetet e paharrueshme për jetë. Ky shkrim u bë shkas nga të dhënat që po japin lajmet nga regjistrimi i popullsisë. Shqipëria ka aktualisht 2 milionë e 204 mijë e 113 banorë. Shifra u bë publike nga Instituti i Statistikave dhe krahasuar me regjistrimin e fundit të popullsisë të vitit 2011, rezulton që shteti ka 419 mijë e 831 banorë më pak. Ndërkaq, më 2001 numri i popullsisë së Shqipërisë ishte 3 milionë 69 mijë e 275 banorë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i familjeve është 755.950 dhe një familje ka mesatarisht 3.2 anëtarë. Ndërsa, numri i popullsisë ka rënë me thuajse 17 për qind, teksa numri i shtëpive është rritur në 70.000. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 2023 numri i shtëpive ishte 1 milion e 82 mijë e 529, ndërkaq më 2011 ishin 1 milion e 12 mijë e 400 shtëpi. Analiza dhe studime tematike do të kryhen për fusha të ndryshme të jetës. Këto analiza do të jenë për përdoruesit një burim informacioni për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të barabartë dhe të qëndrueshme për të gjithë shoqërinë. Hartuesit e politikave, vendimmarrësit, studiuesit, bizneset, mund t’i përdorin për planifikimin zhvillimor, analizën e dukurive demografike, sociale, ekonomike dhe mjedisore, marrjen e vendimeve të rëndësishme dhe zbatimin e tyre në praktikë në dobi të shoqërisë sonë. Regjistrimi i popullsisë ofron të dhëna edhe në lidhje me shtetësinë dhe në Shqipëri, 99.4 për qind janë shqiptarë. Si shtetas grek janë deklaruar 23.485 qytetarë, egjiptianë 12.375 dhe 13.507 nuk kanë dashur të deklarohen. Sa i përket besimit fetar, Shqipëria rezulton me shumicë myslimane, me mbi 1.1 milion banorë, rreth 200.000 banorë janë deklaruar si katolikë, ndërsa 173.000 si besimtarë të fesë ortodokse. Rreth 244.331 kanë zgjedhur të mos përgjigjen në pyetjen se cilës fe i përkasin. Bashkimi Evropian ka dhënë 4.8 milionë euro grante për INSTAT-in për të mbështetur këtë proces. Regjistrimi ndihmon në kuptimin e ndryshimeve demografike, planifikimin e shërbimeve publike si shkollat dhe spitalet, ofrimin e shërbimeve të ndryshme nga bashkitë, transportin, ndarjet buxhetore, ndarjen dhe kufizimet e personelit shtetëror në një zonë ose komunë, si dhe për planifikimet në të ardhmen. Është thelbësore për formësimin e së ardhmes së komuniteteve dhe kombit.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë