
SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK

Atraksioni i luginës së Vjosës, në valët e programit “La Regina Blu”

Shkruar nga Kastriot Aliaj 23 Mars 2023

Nuk janë të pakta portalet e huaja, shtypi,por edhe televizione e individë të veçantë, që janë shprehur me superlativa për bukuritë e natyrës shqiptare. Jo shumë larg në kohë por dy ditë më parë, TV shtetëror italian RAI-3, do të jepte dokumentarin kushtuar lumit Vjosa dhe luginës me të njëjtin emër, të emërtuar; " LA REGINA BLU".Nxitje për transmetimin e dokumentarit për lumin e vogël Vjosa, si një ndër lumenjtë më të veçantë në Evropë, i quajtur disa kohë më parë ;"damari blu i saj", u bë marrja në mbrojte nga UNESKO si shumë objekte të tjera në Shqipëri. Bota numëron mjaftë lumenj të mëdhenj, që veçohen për shumë tipare dalluese, si gjatësia,sasia e ujërave, shfrytëzimi për lundrim, peshkim, për ushtrimin e sporteve të ndryshme, për vaditje etj. Por Vjosa jonë e vogël është lumi jo vetëm provimit të bukurive mahnitëse të natyrës, por edhe i ujit të pastër, që ruan ngjyrën blu gjatë gjithë rrjedhës deri në afërsi të derdhjes në Adriatik. Dokumentari televiziv i kanalit RAI-3, bënte një gërshetim të veçorive të lumit, me peizazhin e maleve që zbresin deri në brigjet e tij, por mbi të gjitha njohja me traditat e popullsisë se trevës së Përmetit, që veçohet për etnotipin dhe jetën social-kulturore. Nga 8 vendet më të bukura që gjenden në Shqipëri, të cilat shquhen për atraksionet e veçanta, si Shkodra ,Tirana, Kruja, Durrësi, Berati, Gjirokastra, Apollonia dhe Riviera, kohët e fundit një vend të veçantë ka marrë lugina e lumit të Vjosës, për veçoritë që e dallojnë nga të gjithë lumenjtë e tjerë. Jo më kot të huajt e vlerësojnë Shqipërinë, si një ndër vendet e mrekullive natyrore në Ballkan, duke i ftuar ata të bëhen pjesë e adrenalinës së turizmit, si në stinën e verës ashtu edhe në atë të dimrit. Për këto e të tjera cilësi, Shqipëria vazhdon të mbetet një ndër destinacionet e preferuara të turistëve, për plazhet me ujin e pastër të Rivierës, të bukurive të luginës së Valbonës,Thethit etj. Ne se deri dje kemi folur për qytetin e Korçës, si një ndër qytetet e pastra e me kulturë, nuk do bëjmë aspak gabim të themi, se me hapat e ndryshimit që ka bërë Përmeti, në infrastrukturë, në shërbimet sociale, në garantimin e jetës së njerëzve, ku nuk ka konflikte dhe padi penale për asnjë lloj problemi, i ka parakaluar të gjithë qytetet e Shqipërisë. Për këtë flet vetë gjendja me panoramën e ndryshimeve në Përmet, flasin vizitorët dhe turistët e huaj, ku në një takim të rastësishëm tek hotel JOAN, na thanë pa rezerva se ky është qyteti më i preferuar në Shqipëri. Ky opinion del edhe në dokumentarin e dhënë nga RAI-3, ku flitet për jetën e njerëzve, e shprehur në qetësinë dhe urtësinë e tyre, që i dallon nga trevat e tjera të Shqipërisë. Në një nga ato veçori ishte edhe festa e pashkëve ortodokse, me respektimin e riteve në mënyrë të qetë e më shumë kulturë. Por dokumentari nuk mund të mos sillte në ekran, kulturën e gazhinës me gatimet e traditës përmetare, sidomos i byrekut tradicional, që përdoret masivisht në trevat e jugut, ashtu si picat në Itali. Në një nga ato mbrëmje të bukura, do të demonstroheshin edhe veshjet karakteristike të trevave shqiptare veri- jug, për të cilat shkrimtari anglez Carls Harold Bajron do të shkruante;" Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë peizazhin më të mrekullueshëm në botë, ata janë raca me e bukur që ekziston, më të fortë se kështjellat e tyre".Por në atë dokumentar nuk mungonin edhe sekuenca, për kulturën e mikpritjes, me zierjen e rrushit dhe nxjerrjen e rakisë nga më të fortat në Ballkan, e cila përdoret si pije tradicionale, për qerasje e shoqëruar me likotë e llojeve të ndryshme, që i prodhojnë në mënyrë artizanale burrat dhe gratë nikoqire të luginës së Vjosës. Për këtë kulturë dhe traditat e kësaj treve, do të shkruante apostulli i shqiptarizmës, politikani, poeti dhe themeluesi i diplomacisë shqiptare Fan Noli, i cili në thëniet karakteristike për krahinat e Shqipërisë, do të shkruante: “Do të hash e të bësh qejf, Sofra shtruar si për mbret, Pastërti e për hismet, Të tillë gjen veç në Përmet”. Po me të njëjtat konsiderata dhe superlativa, do të shprehej gjatë udhëtimeve të saj në Shqipëri në vitet 1905-1909, mikesha e shqiptarëve që ndjeu më shumë se kushdo, dhimbjen e madhe të shkaktuar nga luftërat ballkanike, shkrimtarja britanike Mary Edit Durham. Në shkrimet e saj antroplogjike rreth jetës në trojet shqiptare, duke u ndalur në Përmet do të shkruante;"Thuhet se amviset holandeze janë më të pastrat, por mua me duket se shqiptaret e jugut jua kalojnë". Më poshtë ajo do të vazhdonte të përshkruante Përmetin, duke thënë;"Qyteti është i pastër, i ndërtuar mirë, i vendosur shumë bukur buzë Vjosës së kaltër. Ka 7000 banorë,tri xhami e tri kisha, një shkollë vajzash e djemsh të krishterë, e një shkollë djemsh myslimanë, me gjelbërimin pranveror dhe njerëzit e mrekullueshëm, mu duk një nga vendet më të bukura të botës".Por qyteti i trëndafilave shumë ngjyrësh,të cilët i gjen jo vetëm në lulishte e parqe, por edhe në oborret dhe muret rrethues të çdo shtëpie, ja shtojnë edhe më shumë hijeshinë qytetit. Trëndafilat dhe lulet e shumta, janë dashuria e botës së këtyre njerëzve, që karakterizohen nga qetësia, urtësia, kultura, si dhe nga cilësi e virtyte të pa vrara në shekuj. Duke u hedhur thellë në histori mësojmë se ky qytet ka ekzistuar që nga shek.VI-VII, ndërsa si qendër administrative është krijuar në shek. e XV. Sipas regjistrave osmane qyteti i Përmetit në vitin 1432, ka patur 42 shtëpi. Në vitet e mëvonshëm pas Luftës së Parë Botërore, më 1930 numëroheshin 140 shtëpi me 3000 banorë. Megjithëse gjatë Luftës së Dytë Botërore u dogj dhe u përmbyt 4 herë, banorët e tij mundën të mbijetojnë, duke ruajtur të pa prekura vlerat e trashëguara në shekuj. Por treva e Përmetit me bukuritë e rralla natyrore, nuk mund të ndahet nga Bredhi i Hotovës, nga Gryka e Këlcyrës, Guri i Qytetit, Ujët e Zi, ujërat kuruese të Bënjës, kanionet e Langaricës, bukuritë e malit të Dhëmbelit dhe vrima e cilikojkave. Por mbi të gjitha në këtë trevë lindën orakujt e plejadës gjigante të frashërllinjve, Abdyli, Naimi dhe Samiu, që sakrifikuan gjithçka për të vënë themelet e kulturës kombëtare. Vepra e tyre e ndriçon edhe më shumë atraksionin e luginës së Vjosës, duke ja ngritur edhe me lartë emërtimin: “La Regina Blu”.
Më të lexuarat


Sa do të bashkojnë trupin dhe kokën, prap Minotaurin do të nxjerrin!

Përse gabimet qënkërkan vetëm të Lulzim Bashës

Korrupsioni në ministri e bashki fenomen apo risi?!

Kush e mbolli farën anti-amerikane në Shqipëri dhe Kosovë?

Përkushtim për lartësimin e figurës së dëshmorit

Për sa kohë do ta kërkoni humbjen nga Rama, e keni te sigurtë opozitën

Evropa – rikthim në vitet `30?

Debat i shkurtër me disa “mendimtarë” që japin versione si të bashkohet Partia Demokratike

Problematika të Vlorës në lidhje me turizmin

Histeria e neoballistëve, nuk mund të errësojë epopenë e lavdishme, LANÇ
