Të jesh i drejtpërdrejtë,të mos jesh si drita e hënës,por si shkëlqimi i diellit, shkruan Nazim Hikmet. Shpesh këto vite në demokraci, teksa dëgjoj lajmet, bisedoj me krijues, drejtues vendorë dhe intelektualë lidhur me administrimin dhe drejtimin e pushtetit nga të zgjedhurit vendorë,ndërsa unë dhe fqinjët e mi, sot meditojmë për deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën tonë. Ata vijnë vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall dhe detin kos me realizime dhe investime të fuqishme. U godit rëndë përfaqësimi si gur themeli i demokracisë, u futën listat e mbyllura të kryetarëve për deputet. Argumenti ishte për të sjellë elitat në parlament, për të mos qenë përfaqësues ata që janë të fortë e kanë xhepa të thellë dhe pastaj u detyruan të miratojnë ligjin e dekriminalizimit, pasi hynë të pa përshtatshëm . Kuvendi i Shqipërisë nuk ka përfaqësues të popullit, por thjeshtë punëtorë me mëditje të kryetarëve të partive. Ata për votën në parlament marrin ofiqe prej kryetarëve kur vijnë në qeverisje, madje dhe kur mbesin në opozitë si tendera, punësime të pa merituara të njerëzve të tyre etj. Shikoni administratat shtetërore ,ato doganore e tatimore, pushtetin gjyqësor, bordet e rëndësishme lokale e qendrore, agjencitë shtetërore e deri tek funksionet më të rëndomta që nga viti 1993 e në vijim, të mbushura me të afërm të deputetëve të të gjitha partive. Aspak më shumë se dhjetë përqind e tyre nuk i kanë merituar dhe nuk i meritojnë këto funksione. Ky është privatizimi i kuvendit dhe i administratës shtetërore nga kryetarët e partive, të cilët asnjëherë nuk cenojnë të afërmit e palës tjetër, por shtojnë radhët. Kjo ka bërë që të kemi jo vetëm administratën më të dobët në Evropë, por dhe më të fryrën për mijë banorë. Deri më sot opozita nuk ka artikuluar shkallmimin e sistemit të përfaqësimi, këtë sistem që lind autokrat, arrogant e bajraktar të tipit feudal. Çuditërisht punonjësit e thjeshtë të administratës publike nuk kanë bërë ndryshime identiteti, as në emër dhe mbiemër. Rezulton se ditëlindja e tyre ka ndryshime, veçanërisht rritje moshe, e veçanërisht për ata nëpunës të thjeshtë të administratës publike që largohen nga puna sa herë që ndërrohen pushtetet. Akoma në Shqipëri nuk ka stabilitet politik as ekonomik, por vijojnë të sundojnë njerëz të korruptuar, të cilët çdo ditë pasurohen me lekët e taksapaguesve shqiptarë, duke abuzuar me fondet e shtetit, korrupsionin pasiv dhe me tenderat. Këto abuzime cilat bien mbi sovranin e lodhur dhe të sfilitur prej një çerek shekulli me gënjeshtra e spekulimet, me një drejtësi që nuk pranon dekriminalizim e reformë, e një mijë e një qind problem të tjera tashmë grumbulluar qeverisë Rama, mbi kurrizin e së cilës bien fajet e politikës tre dekada me radhë. Largimet nga puna, reformat e dhimbshme, por mbase të duhura, përbëjnë humbjen e shpresës si në Shqipëri dhe në Kosovë për shumicën e të rinjve dhe po mësyjnë ikjen nga atdheu. Ikjet, ndonëse tashmë Europa është treguar e ashpër për azilantët shqiptarë, janë për motive ekonomike. Akoma në Shqipëri nuk ka stabilitet politik as ekonomik. Çuditërisht e njëjta situatë politike dhe ekonomike sundon edhe në Kosovë, ku pakënaqësia popullore ka arritur kulmin. Politikanë dhe pushtetarë të mefshtë, të korruptuar, i kushtojnë më shumë rëndësi paraqitjes së tyre të jashtme para mediave, se sa për të përveshur llërët për zgjidhjen e problemeve akute që ka shteti i Kosovës në shumë plane, e veçanërisht shqiptarët në Mitrovicë, në Kosovën Lindore, etj. Akoma nëpër Europë shfaqet fenomeni ku qindra kosovarë me familjet e tyre ende trokasin dyerve të ambasadave serbo-malazeze për një pasaportë, apo dokument tjetër të këtij lloji e ku duhet të deklarojnë shtetësinë serbe për çështje dokumentash, veprime këto që detyrimisht janë të imponuara nga zyrtarët e vendeve ku kosovarët gjenden si azilantë gjatë viteve. E dhimbshme, por e vërtetë. sovrani nuk kërkon që ne të hamë me lugë të florinjtë, siç shpreheshin në fillimvitet nëntëdhjetë disa trutharë që nga mungesa e përvojës në politikë mbetën të shpëlarë para tij, por të paktën të ruajmë disa vlera si komb dhe t’i zhvillojmë ato duke përqafuar vlerat e kohës, duke u ndarë përfundimisht nga ky tranzicion i dhimbshëm, duke marrë fund reformat institucionale, duke garantuar ato çka shkruan ligji themeltar i shtetit, kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e gjyqtarët e plepave të dalin në pension tashmë se kanë plotësuar vitet e punës. Nxënësit e shtetarëve, politikanëve dhe ligjvënësve të vazhdojnë studimet bashkërisht me fëmijët e malësorëve të Nikaj Merturit në Tropojë, drejtuesi vendor, deputeti, pas përfundimit të mandatit, ta kenë peshën trupore më të ulët e të jetojnë aty, në provincë, në banesën ekzistuese dhe mos të vrapojnë vilave luksoze të Tiranës të ndërtuar gjatë mandatit 4-vjeçar.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë