BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Opinion / Editorial

Avazë, gurmazë dhe realiteti tronditës

Avazë, gurmazë dhe realiteti tronditës

Po bërtasin ca e po dëgjojnë pak të tjerë. Njëri ulërit ‘ja ujku’, tjetri ia pret ‘shikoje gjurmën’!Njeri thotë zhurma dhe gjurma janë rrënjë tjetri bëzan”janë ‘shenjë’. E kështu intelektualë e pseudointelektualë, specialistë e amatorë,të moshuar e të rinj, më tesera (të hapura e të fshehta) dhe pa dokumente të ndonjë lloj partie, më shumë meshkuj se sa femra,me neps për të folur pa mbarim dhe me dëshirë për të lehur hidhur se janë të lidhur, ‘ndezin gjakrat’ pa fikur dritat,… E përse ? Sepse duhet të dalë ajo që thotë njëri krah se gjuha shqipe është e para e të parave dhe prej saj rrjedhin e shpjegohen edhe shumë,shumë gjuhë të tjera.Apo të mbetet ajo që thotë tjetra anë se gjuha shqipe është shumë e lashtë,pjesë e grupit indoeuropian, që i nënshtrohet si tërë superstruktura shoqërore, ndryshimeve, lëvizjeve, zhvillimeve por duke ruajtur origjinën,veçoritë dalluese etj. Kaq. Por jooo! Realiteti është më tepër se kaq. Ka hyrë politika e sundimtarit, të paguarit e saj,( individë dhe media),që të përçajnë sa më shumë shqiptarët, sepse uniteti i tyre, që ua siguron gjuha shqipe, i tmerron. Veç të atillëve, kanë hyrë edhe ca të tjerë që duke sulmuar ku e kë të munden në udhën për dekomunistizim të shoqërisë(?!), për ‘zhdukjen’ e tërë çkaje komuniste e kësisoj të asgjësojnë edhe vetë kombin shqiptar e gjuhën shqipe. Teorikisht e pamundur e praktikisht e palogjikshme dhe parealizueshme. Së pari, vetëm nisur nga idea për t’u vet aktivizuar thjeshtësisht në të mirë të gjuhës sonë që, me shekuj na ka mbajtur gjallë si komb e na ka sjellë deri këtu,mendoj se duhet të ulemi në një tavolinë nën drejtimin e dikujt për të folur shtruar rreth problemeve që ngrihen në peticionin e disa intelektualëve dhe ato që kundërshtojnë atë. E jo për t’u sharë e shëruar nëpër gazeta dhe intervista. Drejtimi i një takimi të tillë në këtë rast është detyrë ligjore e funksionale e institucionit shkencor shtetëror që përfaqëson Shqipërinë. Këtu, në këtë çështje, nuk ka parti e as rini. As të majtë e as të djathtë, as komunistë e as nacionalistë, as ballistë e as zogistë. Ka vetëm Shqipëri. Dhe Shqipëri është e tërë treva që flet shqip, brenda territorit me këtë emër, në shtetin shqiptar të Kosovës, në shtetin disa kombësish të Maqedonisë së Veriut, në Mal të Zi e gjetiu. Kush e quan veten atdhetar le të ulet, të rrijë shtrembër e të flasë drejt dhe të mbrojë Shqipërinë, kombin shqiptar, gjuhën shqipe, territorin shqipfolës,kulturën e këtij populli, vendas, rrënjës në këto troje. E kjo detyrë po qe se nuk ka këllqe ta bëjë qeveria aktuale,le ta bëjë Akademia e Shkencave; po qe se edhe ajo shikon aq ngushtë e me frikë, ta bëjë një këshill të urtësh, të ditur të guximshëm,(e përsëris të guximshëm),së toku me albanologë që e duan Shqipërinë si komb e si shtet e jo nga ata që e duan ta gllabërojnë, apo që ta asimilojnë në vorbullën e globalizmit. Kjo punë do një kryesi shqiptarësh të vërtetë shkencëtarë të mirënjohur dhe të tjerë të pasionuar pas shkencës së gjuhësisë, si dhe një kryetar atdhetar. Ky është kriteri i parë dhe vendimtar. Të tillë brenda nesh ka plot. Duhet guxim në fillim, investim financiar dhe pastaj puna ecën më lehtë. Së dyti, duke qenë fund e krye i të njëjtit mendim me idetë e shkëlqyera të profesor Agim Vincës, mbi bazën e platformës që është zhvilluar dikur Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, të hartohet programi i debatit për ato dy-tre çështjet që konsolidojnë më tej , në kushtet e reja historiko-ekonomike, themelet e gjuhës shqipe, theksimin e njësimin të saj, kërkesat për studimet më të domosdoshme mbi lashtësinë e saj dhe nevojën e ngutshme të vazhdimit të pandërprerë të mësimit të saj të saktë në të gjitha institucionet shkollore të të gjitha niveleve. Mendoj se lindin dy çështje që, paraprakisht, ka nevojë të sqarohen: a është koha pikërisht tani që të ‘hahemi’ aq shumë sa duket sikur do të detyrojmë edhe qepën që të qajë,që të kafshohemi e sfilitemi me njeri-tjetrin për rrënjët apo për degët e gjuhës shqipe? Apo është koha për të nxitur zhvillimin e ekonomisë prodhuese kombëtare, krahas “ekonomisë turistike të qejfbërjes pa prodhim bujqësor e blegtoral” që na mbolli kryeministri Edi Rama? Apo duhet që të luftojmë si popullatë e si shtet në të dy frontet, edhe për forcimin e gjuhës shqipe duke e mësuar, shkruar e folur atë,edhe rimëkëmbjen e ekonomisë kombëtare?Ne gjuhën e kemi,madje shumë të fortë, por duhet ta mbajmë të tillë sepse “Gjuha shqipe ruhet e saktë, kur shkruhet qartë; ajo mësohet mirë, kur lexohet lirë”.Këtë porosi kaq të kapshme nga kushdo, e kam dëgjuar nga goja e mësuese Shqiponjës në një orë mësimi, në Tiranë. Këto detyra, në kushtet që ka krijuar kapitalizmi i por sa vendosur në vendin tonë, i bën shkolla e media, reklama dhe urbanistika. Shkollën, si institucioni më i fuqishëm për edukim e arsimim, qeveritë postkomunsite e kanë goditur ashpër, rëndë dhe, realisht,deri afër asfiksimit. Tri të tjerat notojnë në kaos,dhe nuk i ‘ngacmon’ kush! Pushtuesit e huaj që kanë hyrë e baresin lirshëm gjithkund tek ne, këtë duan,që të mbetemi në errësirë. Ne nuk do ta lejojmë kurrë të vijojë kjo katrahurë. Dija është arma e parë dhe krahas saj është pushka për të mbrojtur ekzistencën. Jeta na ka treguar se i vogli në shtat, në numër, në dije, në ekonomi, në mbrojtje, nuk i shpëton dot as urdhrit e as aleancës së më të madhit, por ta marrë djalli, jo aq sa ti lëpish këmbët dhe të humbësh tërë personalitetin e dinjitetin siç po bëjnë qeveritë tona të S.Berishës e E.Ramës. Media,thonë se është e pavarur. Kjo tek ne nuk qëndron,sepse thuajse e tërë media vizive dhe e shkruar është e varur nga lobet oligarkikë dhe nga qeveria e cila, me veprimet e saj politike të çoroditura, më shumë është antishqiptare se sa mbrojtëse e interesave kombëtare. Tek ne,duke bërë fare pak përjashtime, media është më shumë një biznes fitimprurës i disa individëve, një tufë gurmazesh me kakofoni zërash të ngjirur, se sa një aset kombëtar me këmbë në tokë. Media jonë,posaçërisht ajo vizive, vuan nga mungesa e atdhetarizmit dhe morali kombëtar. I bashkohem tërësisht atyre intelektualëve që shkruajnë me përgjegjësi për të ruajtur sa më të pastër gjuhën,e për të mos cënuar më tej arsimin, shkollën dhe kulturën. Hajde të sjellim ndihmë konkrete për të ngritur nivelin e shkollimit, të atyre fëmijëve -sadopak- që po lindin dhe arsimohen këtu. Pleqtë tanë thoshin:”pak e në prag!” Tani, ideja e pasurimit brenda natës, duke u ngrysur pa brekë e duke u gdhirë milioner, po ua merr mendjen njerëzve , sidomos të rinjve në moshë. Kemi shumë shembuj që me vështirësi, por me guxim, punë, durim dhe atdhetari të zjarrtë, kanë arritur kulme jetese,prodhimi e mirëqenieje në truallin tonë, pa qenë nevoja të emigrojnë apo të kthehen në skllevër modernë në këtë arritje shkolla ka rolin e vet. Së fundi, nuk është e vështirë që të kuptohet se, në kushtet kur mungon hierarkia e vlerave njerëzore dhe kombëtare, kur kryetari i qeverisë-si numri një i drejtimit shtetëror, merret më shumë me samite e batuta,me Europën dhe Amerikën,me asamblera e bilmemera,kur një ish-drejtues partie opozitare lejohet që të flasë ‘kodra pas bregut’ nga ballkoni i arrestit shtëpiak (i thënçin!) tash tre muaj veshur me të njëjtën ‘bluzëbojë miu’, kur ‘kacafytemi’ me sho-shoqin brenda nesh, ata që nuk na duan e kanë më lehtë të na copëtojnë. Kur vjen fushata e rrëmbimit të votave për të marrë pushtetin katërvjeçar,qeveritarët tanë ‘ndezin motorrat”-zhurmon media. Kur vjen puna te arsimi, shëndetësia,kultura, bujqësia e blegtoria, ‘fiken të tëra makineritë’ organizuese e ndihmëse duke i lënë këto drejtime jetike kombëtare në mëshirë të injorantëve, militantëve, vjedhësve ordinerë e profesionistë, shumica e të cilëve ecin me moton”sa fitova (lexo:zhvata, vodha, rrëmbeva, tjetërsova)unë sot!?” Ka llafe shumë,atje ku çdo gurmaz nxjerr një avaz dhe nuk merret vesh se cili është atdhetar i vërtetë dhe cili maskohet me petkun e atdhetarit duke qenë tradhtar. Le t’i shtrohemi punës së ndershme të gjithë, që të mos na ikin gjuha, kombi, vatani,tabani ynë shqiptar. Sa për mbrojtjen, Shqipëria le të flejë mendjen! Do ta mbrojë baza ajrore e Kuçovës rrethuar me tel me gjemba amerikanë!