BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Opinion / Editorial

“Ballkonizimi” i politikës shqiptare

“Ballkonizimi” i politikës shqiptare

Po bën plot pesë muaj që ish Presidenti Berisha, aktualisht shef i opozitës kryesore në Shqipëri, ndodhet në arrest shtëpie. Që prej afër gjysmë viti atij i janë ndërprerë lidhjet e drejtëpërdrejta me masën e gjerë të njërëzve. Rri i mbyllur në familje; ha, pi, lexon, mediton dhe mbrëmjeve, rregullisht, transmeton në publik mesazhe politike. Teksa mendon këto, mendimi më i parë të çon te pyetja e natyrshme: çfarë efekti po i bën dhe çfarë po i sjellë izolimi këtij personaliteti të futur si në kafaz, natyrisht jo në kushte burgu? Mirëpo, më parë se kjo, natyrshëm lind një tjetër pyetje: a është vërtet i izoluar dhe i shkëputur virtualisht ai nga bashkëpunëtorët e vet, si dhe nga masa e gjerë e njerëzve që e mbështesin? Kushdo që do t’i përgjigjej me logjikë të ftohtë kësaj pyetjeje do të shprehej: ish Presidenti nuk është i izoluar. Aspak i shkëputur nga ata që e besojnë. Sepse ai e ka gjetur mënyrën, madje edhe rrugën për të komunikuar deri edhe me publikun e gjërë: ligjëron nga ballkoni. Nga lart ku banon, ushqen e frymëzon bashkëpunëtorët e vet. Ka “orar pune”. Nën ballkon vijnë rregullisht politikanë të lartë të Rithemelimit, pse jo – edhe të tjerë të së djathtës shqiptare, dhe marrin orientime. Orientime dhe frymëzime. Si për t’i dhënë zemër, vijnë aty edhe kryetarë të forcave politike të djathta. Nuk ka munguar as Presidenti i partisë më të re, “Partia e Lirisë”! Nëqoftëse deri dje shefi i Rithemelimit kontaktin me median apo me publikun e siguronte përmes konferencave të shtypit një herë apo dy herë në javë, tani e ka shpeshtuar: kontaktin e ka të përditshëm. Natyrisht, askush nuk e di akuzën apo akuzat konkrete për të cilën apo për të cilat do të mund të gjykohet, por fakti që është në arrest shtëpie u le njerëzve të kuptojnë, se diçka do të mund të ndodhë me të përderisa masa e arrestit nuk po i hiqet nga shkallë të ndryshme të Gjyqësorit. Kur pritet të forcohen masat e izolimit, po ngjet e kundërta: televizione të huaja i shkojnë në shtëpi dhe i marrin intervista, sikurse i shkojnë deputetë të huaj, deri edhe artistë të njohur! I veçantë në karakterin e vet si njëri dhe si politikan, Berisha thuajse çdo ditë bën deklarata publike për ngjarje të brendshme e të jashtme. Ai është përditë i pranishëm në mjedisin politik shqiptar përmes opinioneve që shpreh, të cilat po ashtu po përditë i transmetohen në televizione krahas atyre që bëhen nga figura të tjera të njohura të politikës shqiptare. Si të ishte në zyrë, shefi i Rithemelimit çdo ditë rrezaton orientime politike, duke e drejtuar po vet veprimtarinë e opozitës kryesore dhe duke analizuar e mbajtur qendrime të prera politike ndaj Kryeministrit Rama dhe kundërshtarëve të tij politikë. Duke analizuar politikën shqiptare në përgjithësi, ai e kupton se me votë do të ishte e vështirë, në mos krejt e pamundur që të fitojë opozita, prandaj nuk bën zë për zgjedhje të parakohëshme, por bën tjetrën: nga ballkoni lëshon thirrje për sulm politik ndaj gjithë zyrtarëve të lartë socialistë, për t’i shpërfytyruar ata si të tillë dhe për të krijuar idenë, se “Rilindja”, sipas tij, e ka humbur shansin të qendrojë në pushtet. Madje, po nga ballkoni ai orienton, frymëzon, madje edhe organizon sulmin ndaj Bashkisë së Tiranës, duke shpresuar e besuar se dorëheqja e kryebashkiakut të kryeqytetit do të ishte një ogur shumë i mirë shprese për tërë opozitën shqiptare, në një kohë që ajo është e përçarë dhe tejet e dobësuar. Ja pse vazhdojnë periodikisht protestat para Bashkisë për dorëheqjen deri edhe me dhunë të kryetarit të saj! Dhe pas çdo proteste, pjesëmarrësit në të shkojnë poshtë ballkonit si për të marrë përgëzimet e rastit, natyrisht edhe frymëzimin e radhës për një tjetër revansh para Bashkisë. Tashmë shumë të djathtë e jo më pak të majtë i mbajnë sytë e veshët, në një farë mënyre, qoftë edhe thjesht për kuriozitet, te ballkoni. Flet kryeministri, po si mendon ballkoni?! Ndodh një ngjarje politike, po si e komenton ballkoni? Del një vendim apo miratohet një ligj, po si e vlerëson ballkoni? Sepse pas çdo lëvizjeje politike, është edhe ballkoni që komenton. Shkurt, e tërë politika shqiptare është “ballkonizuar”. Ballkoni është në mendimin dhe shpresën e atyre që e besojnë Berishën. Vijnë edhe nga bashkitë e vendit dhe nuk mund të mos shkojnë një copë herë poshtë ballkonit. Duan ta marrin të drejtëpërdrejtë mesazhin. Me fjalë të tjera, edhe mjedisi i gjërë publik është “ballkonizuar”, sa që mbrëmjeve thuajse të gjitha studiot televizive merren vetëm me shefin kryesor të opozitës, edhe pse ky gjendet i mbyllur brënda katër mureve të shtëpisë! Nga ato çka thuhet nga ballkoni mbarset i tërë mjedisi shoqëror shqiptar. Se nga ai ballkon dëgjon të falënderohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shprehet mbështetja për Ukrahinën, të kritikohet Putini dhe të “sqarohet” Britania e Madhe për “non gratën” e tyre. Po nga ai ballkon dëgjon të kritikohet Drejtësia dhe SPAK – u, të “hidhet poshtë” Rama dhe t’u bëhet thirrje deputetëve të Partisë Demokratike që të bashkohen në një, por “pa Lulzim Bravën”’, ose “peng Bashën”. Edhe pse në kushtet e arrestit shtëpiak, ish kryeministri Berisha është faktorizuar në politikë. Vazhdon të jetë aktor dhe faktor në politikën e ditës. Pa u zgjatur më tej, e tërë politika shqiptare, dashurpadashur, është “ballkonizuar”.