BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Opinion / Editorial

“Baltosja e institucioneve të pavarura ju bëri bashkë”

“Baltosja e institucioneve të pavarura ju bëri

Asnjë lajm nuk është më i çuditshëm dhe nuk përbën skup këto ditë pranvere në mediet shqiptare. Kemi një ligjërim përtej parashikimit të situatës politike vetëm në përsëritjen e fenomenit të baltosjes së organeve të pavarura tashmë të të gjithë skakierës politike së cilës kur nuk i shkojnë përshtat vendimet e gjykatave apo thirrjes së SPAK dhe organeve të tjera të pavarura që dëshmojnë çdo ditë shkallën e korrupsionit, atëherë sikur më parë politikanët e mazhorancës në pushtet dhe opozitës së përçarë, janë bërë bashkë e si hiena sulmojnë me klithma bishash të tërbuara. Termave që dikur i përdornin kundër njëri tjetrit, maternitet i krimit, vrasës e bij vrasësish, makineri e baltosjes, ne nuk jemi si ju, unë jam ky dhe ju jeni budallenj, tjetri të këpuste në mes, e kush i rendit sa e sa nofka e fjalë parazite dalë nga qenefi i politikës këto 32 vjet u ka ikur koha. Duket tajfuni i ndëshkueshmërisë po vjen dhe duan apo nuk duan këta që janë bërë si vllezërit siamezë në gojëçaraphanen e tyre me kërcënime e me një gjuhë përçmuese, përdhosëse dhe shantazhuese po i kalojnë jo vijën e kuqe, por edhe ylberin, a thua se nuk e dinin se çfarë po votonin kur edhe atë votim e kryen me pahir se i vuri “Daj Sami” në rresht. Tani fjalori i frutikulturës në gojën e kryeministrit Rama është zëvendësuar me përgjegjësinë individuale të opozitarit Metaj dhe “Foltoristi” i ballkonit ka nxjerr në shesh të mejdanit politik zotin Bardhi, që në futboll quhet lojtari shkatërrues… dhe nuk po e kryen keq këtë rol. Kaq shumë i dhunojnë ligjet sa kur sheh debatet politike të parlamentarizmit të vitit 1922 vetëm ikën me të katra. Po pse more qyqar a nuk ishin të gjithë ata burra edhe bejlerë dhe idealist për të bërë atë copë Shqipëri me ligje si në të gjithë botën dhe Evropën, ja një citim nga një shkresë përcjellëse: “Shkresë përcjellëse e Kryeministrisë drejtuar Këshillit Kombëtar mbi projektligjin për përgjegjësinë penale të ministrave. Tiranë, më 10 shtator 1922. Ju nga keni ardhur që hidhni në herë kushtetutën? Po ju ishit e shtetit që kërcënoni ditë e natë organet e pavarura, a keni patur këshilltar që iu këshillonin që me veprimet tuaja të mos shkelnit kushtetutën ligjin dhe a nuk ishit betuar se do të ishit shembulli i zbatimit të saj? Pse ktheheni në gjendjen tribale kur ju preken interesat? Po citoj përsëri përpjekjet e parlamentarëve shqiptarë në vitin 1921: “Vendim i Këshillit të Ministrave për organizimin e drejtësisë paraqitur Këshillit Kombëtar për miratim”, ata parlamentar nuk e kishin kokën në vend të lig, kur debatonin e bënin ligjet që ta shkëpusnin njëherë e mirë Shqipërinë nga prapambetja shumëshekullore dhe as që menduan ndonjëherë që t’u kundërviheshin ligjeve që i miratonin për të mirën e shoqërisë dhe vendit. Dhe një tjetër ligj që ia vlen që ta ekspozojmë për të kuptuar edhe ndryshimin entuziast të jetës politike të deputetëve të asaj kohe: “Njoftim i Këshillit drejtuar Kryeministrisë, lidhur me miratimin e ligjit mbi të drejtat e veçanta të deputetëve të gjykuar për faje të ndryshme”. Gjuha e përdorur dhe uniteti i klasës së vjetër politike kundër institucioneve të pavarura u vë shenjën e barazimit dhe askush të mos thotë nesër- “Si more më barazon ti mua me atë që ka vrarë e ka prerë shqiptarët”? Mos më keq akoma kur ti bëje koalicion me Metën ai ishte burrë i mirë! Këtë qemane nuk duan ta dëgjojnë më shqiptarët, se edhe kaq sa kanë ngelur janë peng i politikës suaj.