BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Opinion / Editorial

Barbarët “modernë” që shembën dhe po degjenerojnë Shqipërinë!

Barbarët “modernë” që shembën dhe po

Tranzicioni i vetëquajtur “demokratik”, që po vijon prej tri dekadash e gjysëm, pati dhe ka një konglomerat figurash politike e shtetërore, që do të mbeten në histori si “barbarët modernë të shkatërrimit dhe degjenerimit të Shqipërisë”. Kampionë të këtij “konglomerati” shkatërrues e degjenerues, ishin dhe mbeten dy prej tyre, Sali Berisha dhe Edi Rama. Jo thjeshtë prej kohëzgjatjes në politikë e në pushtet, por më shumë prej bëmave të tyre të zeza e permanente. Unë jo njëherë, i kam quajtur: Të parin, Berishën, shkatërrues të Shqipërisë, ndërsa të dytin, Ramën, degjenerues të saj. Përkundër këtij përcaktimi, një mik i imi në rrjetet sociale, më pati kundërshtuar, duke më thënë se “një gjë e shkatërruar, nuk ka se si të degjenerohet”. Arsyetimin e mikut tim, që me siguri është socialist, dhe epitetet kontraverse dëshiron ti adresojë vetëm tek Saliu, unë e kundërshtova me një shembull të thjeshtë nga familja ime atje në fshat. Në krye të livadhit bri shtëpisë, ne kishim themelet dhe disa segmente me mur të kullës së ndërtuar nga gjyshi qysh në vitin 1880. Vendi ku kishte qenë kulla, për arsye të gurëve të themeleve dhe të gjysmë mureve të saj, nuk mund të kositej siç bënim me pjesën tjetër të livadhit. Kjo na dha mundësinë që edhe ne brezi i tretë mbas gjyshit, të njihnim vendin e themeleve të kullës, që ai kishte ngritur dikur. Aty nga vitet 60 – 70 të shekullit të njëzet, gurët e themeleve të kullës në fjalë, ia dhamë për “pesë lek” një bashkëfshatari që kërkonte të bënte kullën e re. Mbas pesë apo dhjetë vitesh nga ky “pazar”, vendi ku kishte qenë kulla në mungesë të gurëve u rrafshua dhe ne nisëm ta korrnim barin pa pengesë mbi ish themelet e kullës. Tani që kanë kaluar më tepër se katër dekada, edhe unë që jetova disa vite në fshat, nuk jam në gjendje të tregoj me preçision se ku kanë qenë themelet e kullës sonë ngritur para 140 vitesh. Ndërsa fëmijët e mi as që diskutohet ta dinë. Kështu ka ndodhur e po ndodh me “Zotët e konakut” të tranzicionit të shqiptarëve, veçanërisht me dy personazhet që i lëçita në krye të shkrimit. Vetëm se në këtë rast, nuk bëhet fjalë për një kullë apo dy të tilla, por për gjithë kullat dhe vatanin e shqiptarëve. Këta personazhet që përmendëm më sipër, nuk vijnë nga lashtësia, por janë bashkatdhetarët tanë të “kohëve moderne”, të cilët vepruan e po veprojnë në dritë të diellit për shkatërrimin dhe degjenerimin e trojeve tona; ndërsa ne qytetarët, ndonëse përbëjmë shumicën dhe jemi sovranët e vërtetë të vendit, rrimë e vështrojmë, duke lëvizur kokën majtas e djathtas, sikur të ishim në fazën e parë të evoluimit darvinian të majmunit. Për konkretizim, po përmendim disa nga “bëmat”e “gjëmat” e këtyre dy personazheve, historitë e të cilave njihen nga të gjithë. Berisha, që disa prej nesh e kanë quajtur “Neron”, ishte dhe mbetet personazhi i djegies dhe shkatërrimit të Shqipërisë. Neroni romak, thonë se e dogji Romën, për ta rindërtuar më bukur atë, ndërsa “Neroni” ynë Berisha, realizoi misionin e ndërkombëtarëve euroatllantikas, të cilët duhej ta shembnin vendin e vogël buzë Adriatikut, i cili, në sajë të qëndresës dhe diplomacisë së Shqiptarit të madh, Enver Hoxha, ishte kthyer në simbol rezistence e qëndrese kundër imperializmit, dhe po ndërtonte me sukses socializmin. “Gjëma e ‘97-tës”, grusht-shteti i ’98-tës, “Bomba atomike” e Gërdecit dhe 21 janari i 2011-tës janë stacionet “përuruese” të gjitha krimeve të Berishës, të cilat, është e vështirë t’i gruposh në një dosje të vetme të veprimtarisë së tij antipopullore e antishqiptare. Stafetën e kësaj veprimtarie antipopullore e antishqiptare të Saliut, e mori Edi Rama. Asnjeri nuk e din të saktë se kush e solli këtë “personalitet”, i cili nga emigrant në brigjet e Senës së Parisit, ku thonë se shiste ikona e piktura të degraduara, erdhi në krye të Ministrisë së Kulturës, pastaj në krye të Bashkisë më të madhe të vendit, dhe në vitin 2013 edhe në krye të Partisë Socialiste e të Qeverisë Shqiptare. Edi Rama, siç duket e kishte lexuar thënien e politikanit të djathtë rus, Zhirinovski, i cili në fillim të viteve nëntëdhjetë, duke folur për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve kishte thënë: “Shqiptarët, përpara se të modernizohen, duhet të degjenerohen. . . .”! Këtë slogan, Rama ynë e kishte përvetësuar në shkallën sipërore, dhe po në këtë shkallë edhe e ka realizuar dhe po e realizon. Pasi shkatërroi edhe ato asete kombëtare, që i kishin shpëtuar “Saliut të parë dhe të dytë”, iu kthye degjenerimit të jetës dhe veprimtarisë së organeve të shtetit dhe të të gjithë shoqërisë. Taktika e imperializmit të sotëm ndërkombëtar, është globalizimi i vendeve dhe popujve, më saktë futja e tyre në një “vathë”, ku do të shkrihen në një traditat, doket e zakonet, veset e përveset, gjë që e bën më të lehtë “kullundrisjen” e fateve të tyre nga Oligarkia Ndërkombëtare. Në funksion të këtij qëllimi kemi “reformat”, më saktë “Refirmat” që deri tani kanë hedhur në fik arsimin, kulturën shëndetësinë, bujqësinë, industrinë, ushtrinë, policinë dhe gjithë asetet materiale, pasurore e njerëzore të shqiptarëve. Falë këtyre politikave reformiste antikombëtare, popullsia e Shqipërisë është përgjysmuar. Pjesa më vitale në moshë e në dije, ka marrë rrugët e kurbetit dhe në Shqipëri kanë mbetur pensionistët, të cilëve shteti nuk arrin t’u japë as pensionet e pleqërisë. Nga ana tjetër, ndonëse shqiptarët kanë emigruar e po emigrojnë në shumicë, numri i banorëve në vendin tonë, nuk është ulur. Pse? Sepse vend bosh nuk mund të ketë në sipërfaqen e mbushur plot të globit. Në vend të shqiptarëve që kanë braktisur e braktisin çdo ditë trojet në fshat apo në qytet, me qindra e mijëra italianë, cekë, bullgarë, rusë, serbë, polakë etj. etj. blejnë shtëpi e bëhen rezidentë në trojet tona. Për të mos folur për emigrantët Afro-aziatikë, që nisen drejt Europës dhe falë marrëveshjes Rama – Meloni, përfundojnë në Shëngjin e Gjadër të Lezhës, apo për mijëra filipinas, të cilët do të merren për të mbuluar mungesën e fuqisë punëtore shqiptare. Kjo lëvizje e popullsisë, pas disa vitesh do të diktojë një demografi të re të popullsisë shqiptare dhe parlamentet e ardhshme, përveç pleqve shqiptarë, do të kenë edhe grupe parlamentare me lista pakicash, të cilat nuk do të vonojnë të kthehen në shumicë. Por degjenerimi më akut dhe më i rrezikshëm po vjen nga korrupsioni, krimi, amoraliteti. Këto tre “asete” perverse, kanë mbërthyer kulturën, drejtësinë, ekonominë, shoqërinë, dhe mbi të gjitha administratën shtetërore, e cila paguhet për luftën kundër krimit e korrupsionit. Vini re: Mbas plot tri dekada e gjysëm “demokraci”, kur presim të hyjmë në Europë, shteti detyrohet të realizojnë një operacion policor në shkallë vendi, si dikur operacionet e organeve të mbrojtjes në vitet e para të pas çlirimit, kur nëpër vendin tonë lëvrinin bandat e reaksionit. Në ato vite, brigada e Mbrojtjes së Popullit, së bashku me popullin e thjeshtë, arriti të asgjësojë mbi 600 banda reaksionare terroriste nëpër malet e veriut e jugut të vendit. Ndërsa shteti i sotëm “demokratik”, që drejton Rama me Kabinetin e tij qeveritar, ndonëse organizon një operacion bombastik në 8 - 9 rrethe njëherësh, arrin të mbërthejë 10 – 15 të kërkuar për krime, ndërsa 30 - 35 të tjerë “çajnë ferrën”, duke e lënë SPAK-un me gisht në gojë. Pse ndodh kjo? Sepse, ashtu si vetë shteti, edhe krahu u tij i armatosur, një armatë prej mbi 16 mijë policësh, ka degraduar gjer në atë pikë, sa midis 10 banditëve të kërkuar për korrupsion e krime, 4 apo 5 janë nga radhët e policisë, përfshi dhe gradualët e saj. Edi Rama dhe kolegu i tij Berisha e dinë fort mirë se nëse do të kishte një administratë qeveritare të pastër, dhe një gjykatë të saktë e të drejtë, nuk do të kishte as korrupsion galopant e as krime të organizuara. Mirëpo këto dy “asete” që e mbajnë në këmbë një shtet, nuk janë as për Saliun e as për Ramën. Ata e kanë nisur karrierën e tyre me korrupsion dhe detyrimisht janë beniamin të krimit e të korrupsionit. Kësaj të keqeje, mund t’i japë zgjidhje vetëm populli. Herët a vonë kjo do të ndodhë. “Dhe atëherë, - pati thënë në një rast Enver Hoxha, - do të lahen mirë hesapet!”