Dëgjojmë nga njoftime të ndryshme mediatike se po flitet që do të realizohet bashkimi I “Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare “Nderi i Kombit”krijuar në vitin 1957 me “Organizatën Bashkimi Veteranëve të Luftrave” që ka dalë si e krijuar në vitin 1994. Duke folur parimisht do të pyesja: “Duhet Bashkim si domosdoshmëri apo bashkim nga halli?!
1. E mira e vetë “Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve ” të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare “Nderi i Kombit”, ka qenë, është dhe do të mbetet që të kemi një organizatë të vetme se dhe qëllimi themelor i saj është NJË: Ruajtja, mbrojtja dhe transmetimi tek brezat i “vlerave historike” të një EPOPEJE të lavdishme siç ishte në të vërtetë Rezistenca Antifashiste Nacionalçlirimtare që njihet botërisht me emrin Lufta Antifashiste Nacional Çlrimtare e popullit shqiptar kundër pushtuesve fashistë, nazistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre ballistë e zogistë. Ishte një periudhë prej 2064 ditëve Luftë me armë për çlirimin dhe jo “luftë civile”, e jo “luftë pushtuese sllave-komuniste”,siç duan ta tjetrësojnë disa lloj historianësh kalemxhinj.
2. Përsa i përket ‘bashkimit me’ Organizatën Bashkimi Veteranëve të Luftrave”, “dorën” mund t’ua shtrijmë neve si organizatë “mëmë” dhe e vetme e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Por, “hapin” duhet ta hedhin ata të Organizatës Bashkimi Veteranëve të Luftrave dhe ta hedhin hapin jo me bagazhin e tyre 30 vjeçar ballisto-zogist të mohimit kategorik të çdo vlere historike të asaj lufte të popullit shqiptar,siç kanë bërë deri tani.
3. Ata mund të pranohen në një bashkim të mundshëm jo si “Organizatë Bashkimi i Veteranëve të Luftrave ” me qëndrimet e konceptet e tyre, por vetëm individualisht dhe vetëm në se heqin dorë nga veprimtaria përçarëse e mbështetja e partive, shoqatave e grupeve të sotme antishqiptare.
4. Bashkimi mund të bëhet vetëm si produkt i një diskutimi të gjerë të matur e të pa nxituar nëpër organizatat bazës të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Komitetin e kryesitë e tyre dhe pasi ta ketë diskutuar e vendosur me maturi Konferenca Kombëtare e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe askush tjetër.
Përse nuk duhet pranuar ‘bashkimi si organizatë e “Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve ” të Luftës Antifashiste NacionalÇlirimtare “Nderi i Kombit”, me Organizatën Bashkimi Veteranve të Luftrave apo si i thonë ata tani federatë e veteranëve të të gjithë luftrave tona që nga Bato i Ilirisë deri tek ata ushtarë shqiptarë që po luftojnë në Ukrainë(!)? Ka shumë e shumë arsye që e përjashtojnë mundësinë e pranimit dhe bashkimit të tyre si Organizatë. Po theksoj vetëm pak:Në atë organizatë apo federatë, u patën grumbulluar me kohë elementë të shumtë të sistemit të kaluar me tendenca e bagazh liberalo-borgjez, me interesa meskine, të cilat i kanë përhapur edhe tek pasardhësit e tyre. Por më kryesore se ata u bënë strehë dhe avokatë të ish-bashkëpunëtorëve të të dy pushtuesve. Në këtë kuptim pranimi i tyre si trup, si organizatë në tërësi mund të sjellë pasoja të rënda. Ndaj mund që të pranohen individualisht dhe vetëm vetëm individualisht e jo ndryshe. Përfundimisht:“Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare “Nderi i Kombit”, që nga viti 1957 kur u krijua nga Enver Hoxha,ka qenë, është e do të mbetet “NJË” dhe vetëm “NJË” se qëllimi i saj është NJË: Mbrojta e Vlerave Historike të patjetërsueshme të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar. Ndaj bashkimi i dy organizatave të sotme, njëra e ‘Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar’ dhe tjetra e ‘Veteranëve të luftrave të popullit shqiptar’, nuk mund të bëhet, sepse më parë duhet të “shkrihen” dy ekzistueset që të krijohet një e Tretë. Kjo do të kërkojë program dhe statut të të ri dhe ndarje të “Tortës” midis dy organizatave, të cilën Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve ” të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare “Nderi i Kombit”, nuk duhet ta pranojë dhe lejojë asnjëherë. Por derën, siç u tha do e lërë gjithmonë hapur dhe kush do nga Organizatën Bashkimi Veteranëve të Luftrave të vijë, të regjistrohet. Kjo është rruga e vetme dhe asnjë tjetër, por edhe kjo, paraprakisht duhet diskutuar e votuar në të gjitha organizatat e Veteranëve dhe Pasardhësve ” të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare “Nderi i Kombit” dhe miratimin përfundimtar duhet ta japë vetëm Konferenca Kombëtare e saj dhe askush tjetër, as person,as forum e as institucion. Këtë vit kemi 80 vjetorin e Çlirimit të Atdheut dhe na presin detyra të shumta për tua bërë të njohur të gjithë brezave Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit tonë.