BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Opinion / Editorial

Bashkimi i se “djathtës” me një senat ose federatë me ish-berishistë e të korruptuar.

Bashkimi i se “djathtës” me një senat ose federatë me

Po ndjek një video të datës 24 Nëntor 2023 dhe shoh disa kryetarë të partive të djathta që bëjnë thirrje për bashkimin e opozitës, përtej Berishës dhe Bashës?! Grupimin e drejtonte Fatmir Mediu, i akuzuar nga SPAK për Gërdecin, Arian Starova ish-ministër mik i afërt i Berishës, Artur Rroshi mik i Berishës, Sali Shehu ish-drejtor i policisë i Berishës, Nard Ndoka ish-ministër i shëndetësisë së Berishës dhe Vangjel Dule që ka 30 vite që i bën dëme politikës së djathtë herë me PD-në e herë me PS-në për interesat e tija. Këta personazhe pseudo të djathtë janë shkatërrimtarët e së djathtës, të cilët shkatërruan pronën me 7501 dhe me legalizimin e pronës në dëm të ish- pronarëve legjitim, në favor të oligarkisë dhe ish-sigurimsave. Këta janë modeli më i poshtër i së djathtës, që kanë sulmuar të djathtët e vërtetë në partitë e tyre në ish-lindjen komuniste. Këta politikanë, mbështetës të Berishës, shqiptarët i kanë larguar në vitin 2013 me 1 milion vota kundër, duke i nxjerrë në pension politik. Këta politikanë pseudo-të djathtë, renegatë të së djathtës në vitin 2023 pretendojnë se do të largojnë Edi Ramën nëpërmjet një senati ose konfederatë të djathtë pa Berishën e Bashën, por duke emëruar drejtuesin përfaqësues të familjes Berisha?! Të duket pak paradoksale kur SHBA dhe BE nuk pranojnë non-gratat dhe mbështetësit e tyre, kjo lëvizje pseudo e djathtë. E djathta nuk mund të bashkohet e përtej Berishës dhe Bashës, me një senat ose federatë me ish-të korruptuar dhe të larguar me votë plebishitare nga shqiptarët! E djathta është frymë, që është përdhunuar në 30 vite në Shqipëri, nga këta renegatë të djathtë. Biles thirrjet e tyre më duken se kërkojnë të largojnë Bashën e Berishën dhe të sjellin Gaz Bardhin e Saliut. Këta pretendime nuk kanë të bëjnë me politikën, por me para-politikën. Kjo deklaratë bëhet në këta ditë kur SPAK, ka dosje të tjera të gatshme më duket këtë herë djathtas. Paradoksale kur deklaratën e lexon një person i thirrur dhe akuzuar nga SPAK për dosjen e Gërdecit Fatmir Mediu. Kjo deklaratë bëhet pikërisht kur Berisha dhe familjarët e tij janë thirrur nga SPAK dhe kur Basha ka filluar takimet me demokratët perëndimorë në të gjithë Shqipërinë, për të luftuar korrupsionin 30 vjeçar dhe shpalosur programin për dhënien fund të korrupsionit. Turi i Berishës me Rithemelimin nuk është për demokratët e thjeshtë, por kundër drejtësisë SPAK. Berisha me shpifje e mashtrime vetëm zgjat ankthin e vet dhe i bën nder Edi Ramës, duke kundërshtuar SPAK. PD dhe Lulzim Basha nuk do të bashkëpunojnë me non-grata dhe politikanë të korruptuar dhe të akuzuar nga SPAK. Media me qëllim i ose e detyruar nga faktorë të tjerë, i quan pjesëmarrësit e konferencës së bashkimit ‘aleatë’ të PD-së, kur ata janë me Rithemelimin e Berishës. Pjesëmarrësit e kësaj konference shtypi janë thjeshtë aleatë personal të Sali Berishës dhe i kanë bërë shumë dëm së djathtës së vërtetë. PD do të përcaktojë aleatët për aksionin politik të ardhshëm me vendimet e Kryesisë së PD dhe aprovimit të Këshillit Kombëtarë të dalë nga zgjedhjet e 2 Shtatorit me aleancën me shqiptarët. Demokratët perëndimorë nuk pranojnë asnjë bashkëpunim me politikanë të 30 vjeçarit me korrupsion dhe non-grata. Demokratët perëndimorë nuk pranojnë koalicione me Nard Ndokën, Fatmir Mediun, Vangjel Dulen etj, etj. Prandaj këta deklarata janë për të bërë vetëm politikë boshe dhe janë kundër vendimeve të SPAK. Këta deklarata përpilohen nga Sali Berisha që i ka shpallur luftë SPAK që mbështetet nga SHBA dhe BE si shpresa e fundit e të gjithëve. Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë vetëm nga SPAK dhe aleati ynë SHBA dhe BE. Lulzim Basha deklaron qartë se: ‘Vetingu i politikanëve është mënyra më e mirë për ti dhënë fund korrupsionit. Kush është i korruptuar dhe kush jo. Kush është i lidhur me krimin e kush jo’. Basha deklaron gjithashtu, ndjesë për gjithçka që nuk kemi bërë mirë. Detyra jonë është të qëndrojmë pranë qytetarëve. Demokratët e vërtetë e perëndimorë kanë aleat vetëm shqiptarët, të rinjtë që kërkojnë drejtësi të pavarur dhe dhënien fund të korrupsionit 30 vjeçarë. Pretendimet boshe për senate e federate pa asnjë program, por vetëm për të siguruar nga një karrige në parlament disa kryetarë partish në Shqipëri kanë marrë fund. Të rinjtë dhe të gjithë shqiptarët kërkojnë largimin e politikës së korruptuar 32 vjeçare.