BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

“Bashkimi në diversitet”- gallatë e madhe e krerëve të Rithemelimit

“Bashkimi në diversitet”- gallatë e madhe e krerëve

Krerët berishistë që e ndanë në disa copa opozitën sipas interesave të tyre personale, po përpiqen ta mbulojnë përçarjen si “të bashkuar në diversitet.” Tanimë ka dalë sheshit, se “bashkimi në diversitet” që pretendohet, nuk është gjë tjetër vetëm luftë e fshehur për të mbrojtur me çdo kusht interesat e Berishës. “Bashkimin në diversitet” e paraqesin si fitore disa ideologë si Bardhi, Baçi, Noka, e sëfundi “pikat mbi i” i vuri “filozofi” Gjekmarkaj. Nuk e di, këta akoma nuk e kanë kuptuar, apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë, se Alfa dhe Zeta e bashkimit të opozitës është shkëputja përfundimtare nga teoria dhe praktika e berishizmit. Diversiteti nuk kupton mbledhjen e fraksionistëve që kacafyten politikisht për interesat e tyre, por është manifestim i qëndrimeve të ndryshme për probleme ekonomike, konstitucionale, qoftë edhe për aleanca politike, por që gjithmonë luftën e tyre e vënë në shërbim të demokracisë së vërtetë. Nga gërmadhat e një PD të dekompozuar, nuk mund të lindin më filiza të rinj që të krijojnë bashkim në diversitet e të krijojnë mundësinë për të ardhur në pushtet. Sepse realisht “Bashkimi në diversitet” nuk përfaqësohet nga opozitarë, por nga kundërshtarë të rreptë të regjimit të Edi Ramës, nga një kastë që kërkon ta largojë atë me çdo kusht e t’i zërë karrigen e pushtetit. Pra shqip lufta e “bashkimit në diversitet” është: “ik ti Ramë të ulet Sala! ”. Dhe këtë qëllim e shpreh hapur e saktë Gjekmarkaj kur shprehet: ”Kush dëshiron të luftojë për PD, për Sali Berishën, për çdo demokrat, ka vetëm një rrugë: të punojë 24 orë kundër Edi Ramës!” Pra thirrja e tij është që ish pushteti të vijë në pushtet. Të jesh opozitar është krejtësisht gjë tjetër nga qenia kundërshtar i regjimit. Opozita konstruktive ngrihet mbi ide të reja, nxitet nga motive krejtësisht të ndershme në mbështetje të interesave të shqiptarëve dhe demokracisë. Opozitari ndryshe nga kundërshtari politik, shtron alternativa konkrete, bindëse dhe fiton besimin e masës dhe vjen në pushtet me votë të ndershme. Opozitari i vërtetë nuk ka prona, nuk mban mbi kurriz njollat e zeza të së kaluarës diktatoriale. Kundërshtarët berishistë të Rithemelimit mundohen të mbrohen po me të njëjtat metoda e argumente që përdor pushtetari, duke patur si alternativë vetëm rrëzimin e regjimit dhe jo përmirësimin e qeverisjes. Një opozitar nuk mund ta kritikojë pushtetarin se ka dy vila, kur vetë disponon tri të tilla. Nuk mund të luftojë korrupsionin, kur vetë është i zhytur deri në fyt në të. Nuk mund ta  akuzojë pushtetarin si komunist, kur vetë ka qenë spiun i sigurimit të diktaturës. Opozitari i vërtetë nuk ka mllefe e instikte hakmarrjeje, nuk djeg, nuk shkatërron, nuk vjedh djersën e tjetrit, por e ngre luftën e tij mbi interesat e elektoratit që përfaqëson. Gjekmarkaj e quan “bashkimin në diversitet” një vlerë të shtuar dhe falënderon për këtë Gaz Bardhin e Sali Berishën, por pa iu hequr nga fytyra rrezja e ngazëllimit, hipën në tribunën tek “Rrugica e Shpresës” Ithtarja e sëmurë e Berishës, Kalaja dhe flak tutje, si top leckash, këtë “vlerë të shtuar”. “Deputetët që nuk vijnë këtu janë të përlyer-përsëriti ajo një të vërtetë të madhe nga tribuna poshtë ballkonit. I them Gaz Bardhit, nuk mund të jesh edhe me Sali Berishën edhe me një kriminel si Altin Dumani. Disa nga ju fërkojnë barkun që Sali Berisha është në arrest.” “Deputetët tanë –vazhdoi ajo- që kanë këshilltarë e sekretare, makina luksi e shoferë dhe marrin e pakta mbi 5 milon lekë në muaj, as nuk duan t’ia dinë fare për liderin e burgosur politik Berisha.” Akoma më ashpër, Kalaja i kërkoi sqarim Gaz Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt, nëse kanë lobuar në kancelaritë botërore për Sali Berishën, se sipas saj “njeri thotë po e tjetri jo”. Këtu kuptohet qartë, se kush është misioni i Rithemelimit. “Bashkimi në diversitet” ka brenda edhe Nokën që deklaron se “sa të jetë gjallë Sali Berisha ,PD nuk mund të ketë kryetar tjetër”, ka edhe Shehun e Baçin që kërkojnë të bëhen rezoluta për lirimin e Berishës, ashtu siç ka edhe Bardhin që dikur shprehej: “Më parë vdes, se sa bashkohem me Berishën”, edhe Gjekmarkajn që ka deklaruar me plot gojën: “po fitoi linja e Berishës unë largohem nga PD. Berisha e ka mbyllur ciklin e tij”, ka dhe shumë të tjerë si Sula, Xhaferri, Korreshi ,Murrizi, të cilët nuk e shohin fare si mundësi rikthimin e Berishës në pushtet. Më thoni ideologë të Rithemelimit, ku është bashkimi në diversitet këtu? Ju nuk mund ta fshihni kurrë përçarjen e madhe dhe fundin misionar të PD me teorira të tilla konfuciane si “bashkim në diversitet”, “bashkim në neutralitet”, “bashkim për të rrëzuar Ramën”, “bashkim tek rrugica e Salës”,”bashkim në Kuvend” etj kur shumica e anëtarësisë nuk u ndjek më. Opozitarizmi nuk bëhet vetëm me deputetët, që herë djegin parlamentin e herë bashkohen me mazhorancën për interesa vetjake, as me ithtarë të sëmurë të tipit Kalaja,por duke fituar zemrën e demokratëve të vërtetë që nuk kanë asnjë privilegj tuajin. A mund ta kuptojë kush “bashkimin” e tyre në diversitet, ku ca janë me BE e SHBA dhe ca kundër tyre, ca me SPAK-un e ca kundër tij, ca shprehen se janë kundër korrupsionit dhe nga ana tjetër dënojnë SPAK-un për operacionet e ndërmarra kundër korrupsionit, ca shohin si shpresë të Rithemelimit Berishën dhe ca Argitën, ca janë kundër Bardhit e ca të tjerë kundër Salianjit e Shkëlzenit. Pra deklarimi për “bashkim në diversitet” është shprehje e qartë për të mos u bashkuar kurrë. Në kushtet aktuale të vendit nevoja për opozitarizëm është domosdoshmëri jetike,ndaj duhet shkëputje përfundimtare nga Berishizmi, nxjerrja në krye të opozitarizmit personalitete të rinj, me vizione të qarta, që dinë të paraqesin alternativa të besueshme, të bashkojnë  bazën e partisë, duke lënë mënjanë interesat personale dhe “gërmëret” për vulën. Opozitarizmi i vërtetë nuk është as vula, as çirrjet poshtë ballkonit të një njeriu kufomë, por bashkimi me partitë e alternativave të reja dhe krijimi i një vizioni të qartë për gjithë shqiptarët, me qëllimin e madh, konsolidimin e një demokracie që ka tri dekada që zvarritet.