BE-ja përpiqet t’i kalojë me sukses dimrat (jo vetëm si stinë), pavarësisht përpjekjeve të një-pas-njëshme të Rusisë për të ndërprerë furnizimet me gaz në shumë mënyra, duke përdorur diplomacinë dhe luftën në mënyrë të ndërsjellë. Por duhet një punë e jashtëzakonshme për të mbrojtur sigurinë energjetike në të ardhmen, – në një lojë që sjell ulje-ngritje, -në një luftë konvencionale dhe jo-konvencionale, pa fund. Ka ende dyshime nëse, sipas shumë standardeve, Evropa mund të jetë më e sigurt nga pikëpamja energjetike, -më pak e varur nga Rusia dhe burime të tjera, -si dhe të qëndrojë si më e fortë në një situatë konflikti. Testet nuk kanë përfunduar ende. Evropa ka fituar disa beteja dhe duket se ka ende një luftë të gjatë përpara. Për të forcuar më tej pozicionin e saj, BE-ja përpiqet të punojë në diversifikimin e burimeve të saj të furnizimit me energji, duke vendosur më shumë elementë të burimeve të rinovueshme, – duke u përpjekur të reduktojë kërkesat për energji nga burimet e pakontrolluara, – dhe duke u siguruar që ka depozita të mjaftueshme për të kaluar stinët. Rusia, me kohë, ka qenë furnizuesi më i madh i gazit në BE. Megjithatë, -çështje diskutimi,-u ngritën në një situatë lufte. Blloku BE-së i kaloi të sigurt muajt e ftohtë,-dhe me siguri këtë do të bëjë në të ardhmen, – edhe nëse ka përçarje të brendshme dhe konflikt të jashtëm. Mosmarrëveshjet e shantazhit energjetik të Rusisë me BE-në nuk kanë arritur të lëkundin apo shembin tregun tani për tani. Këtu nuk ka vend për entuziazëm, -duke vënë në dukje nevojën e rritjes së mëtejshme të punës me partnerët ndërkombëtarë (në multipolaritet), -për të siguruar biznesin lidhur me çështjet e energjisë. Evropa ka bërë përparim në menaxhimin e furnizimeve që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por luftërat janë të paparashikueshme. Një përfundim është i qartë. -Nuk ka mbaruar ende! – dhe kjo mund të sjellë sfida të reja në një skenë turpi të situatës luftarake, – me gaz, energji elektrike dhe kështu me radhë,si ekstremitete negative të shumëfishta të krizës dhe mungesave. Duke u përballur me pasigurinë, BE-ja më tejkalon disa objektiva në lëvizje, për të arritur në reduktime. Kërkesat e vazhdueshme për reduktime janë një opsion kursimi. Është çështje kyçe qëtë sigurohen gatishmëritë e përbashkëta për sfidat e ardhshme dhe për arritjen e objektivave të ruajtjes dhe kursimit. Për shkak të uljes së vazhdueshme të vëllimeve të furnizimeve me energji nga Rusia në tregun e përbashkët, ndërkohë që Kina del e ringrihet nga bllokimi i virusit, – ku dimensionet e sigurisë dhe stabilitetit, pretendohet se mund të vihen në pikëpyetje më pak se më parë, por ende në një mosmarrëveshje teorike mbi ideologjinë dhe vlerat, mosmarrëveshje qërealisht ekziston. Nga ana tjetër, Komisioni Evropian duhet të analizojë vazhdimisht nëse ka një vullnet për të zgjatur masa të përkohshme -dhe më pas do të duhet të shqyrtojë se kur këto mund të propozohen për miratim nga vendet e BE-së, duke sjellë një urë të re diskutimi dhe bashkëpunimi në diplomaci, në një treg të përbashkët të ndërvarur, -duke mos përjashtuar rolin e Rusisë dhe ndërvarësinë e Kinës për një përballje jo-frontale lidhur me luftën dhe konceptet e saj. Testet e BE-së nuk kanë mbaruar, por Evropa sapo ka fituar një betejë për të shpëtuar -terrenet e saj-, të lidhura në një tokë solide bashkëpunimi. Si e ardhmja,ashtu si edhe nostalgjikët, përpiqen më shumë të mbrojnë sesa të dëmtojnë një treg të përbashkët dhe një të ardhme të përbashkët, por në mjaft vija të qarta, -duke ndarë lindjen dhe perëndimin; majtas dhe djathtas,-në një perspektivë politike realiste, ku nuk mund të flitet për për ‘unitetin e pushteteve’ me këto vija të shënjimit; -ende konfliktual.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë