BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Opinion / Editorial

Berishës ka kohë që i ka humbur “vula”

Berishës ka kohë që i ka humbur “vula”

Menjëherë pas vendimit të gjykatës për çështjen e vulës dhe siglës së PD, foltoristët mbushën ekranet e shtypin, se Berishës iu mor vula padrejtësisht. Disa media këtë e quajtën “sulm ndaj pluralizmit” kurse ndonjë tjetër shkroi me ironi se “Berishës i humb vula”. Në fakt Berishës vula i ka humbur që kur dogji Shqipërinë në ’97 dhe e futi popullin në vëllavrasje. Disa ditë më pas ky “engjëll i demokracisë dhe pluralizmit” u zgjodh president në kushtet e shtetrrethimit policor. Për bëmat “patriotike” të tij kancelaritë perëndimore, vërtet nuk ndërhynë hapur atëhere, por ama mbanin shënime. Me një farë hapjeje të PD, në 2005, duke thithur ca potenciale të reja e të papërlyera intelektuale, Berisha arriti të rimarrë pushtetin dhe bota demokratike bëri një sy qorr. Por kur biografisë “demokratike“ të Berishës iu shtua Gërdeci me 16 viktima dhe mijëra shtëpi të shkatërruara, ndryshimi arbitrar i Kushtetutës, 21 janari ku ai urdhëroi vrasjen e protestueseve të pafajshëm, “blloku” i ndërkombëtarëve me “ heroizmat” e Berishës u mbush plot. Pas humbjes së madhe në 2013, Berisha bëri sikur u dorëhoq nga PD, por ama gjithmonë hidhte gurin e fshihte dorën, sa herë kjo parti i duhej për interesat e tij personale. Nëse Berisha do të ishte tërhequr në pleqërinë e tij, pavarësisht se ç’i punoi këtij populli, nuk do të merrej më njeri me të, as brenda dhe as jashtë vendit. Por inkoherenca politike, ndjenja karrieriste dhe mllefi gërricës për të patur pronë të tij PD e gjithçka tjetër në këtë vend, bënë që kështjellat e demokracisë, SHBA dhe Britania e Madhe, ta shpallnin atë “non grata”. Që atë ditë Berishës i humbi vula dhe ai u bë një vulëhumbur i përjetshëm. I çoroditur nga kjo goditja ai në vend që të vazhdonte luftën pa e përzier PD në “qullin” e tij, siç premtoi, ai nisi ca foltore e verboi ca ithtarë, duke i futur thikën përçarëse PD, së cilës i duhet mjaft kohë të mbledhë veten. Rruga e Berishës në këta 30 vjet, ka qenë konflikti me të gjithë, me drejtuesit e shtetit brenda vendit dhe diplomatët e huaj, duke mos i thënë askujt, asnjëherë “puna e mbarë”! Duke qenë kontrakditor me veten, sa më shumë përpiqej të hiqej i pastër, duke kërkuar që t’i jepnin “qoftë edhe një fakt të vetëm”, aq më shumë dekonspirohej. Deklaroi se kishte paditur DASH në një gjykatë franceze, por kaluan muaj dhe ai nuk e zë më atë me gojë. Askush, as ai vetë, nuk mund ta besonte, se një gjykatë në Francë do të vinte “me shpatulla pas murit një SHBA” për një Berishë në “një katund” të Europës! Sa më shumë zbuloheshin fakte të reja ndaj Berishës, ai aq më agresiv bëhet duke mos pranuar asnjë faj. Sulmi i Berishës, me gjuhën e mllefit, të urrejtjes dhe kërcënimit, është përqendruar në tre drejtime: Ndaj Bashës si “humbës i madh dhe “peng” i Ramës. Ndaj Ramës si e keqja më e madhe e vendit dhe sistemit të drejtësisë që e ka uzurpuar krejtësisht. Sa herë që nuk vendoste në favor të tij, për të SPAK-u ishte skap, e gjykatat “seli e PS”. Së treti ndaj ambasadorëve, sidomos asaj amerikane, ku disa herë është shprehur me një gjuhë rrugaçërie, se gjoja ata dhe Sorosi janë vënë në shërbim të Edi Ramës, për ta zhdukur atë politikisht. Ai herë deklaron se ambasadorja amerikane “mbrojti hapur vjedhjen e madhe të zgjedhjeve më 21 prill” dhe nga ana tjetër akuzon Bashën si humbës i madh! Tani pyesim: a u vodhën zgjedhjet, apo i humbi Basha? Për Berishën shtypi amerikan, herë është “letër higjienike”, kur shkruan të vërtetat kundër tij dhe herë “dinjitoz” kur është kundër Ramës. Ai nga njëra anë thërret, se është për drejtësinë e pavarur, nga na tjetër sa herë njerëzit e tij vihen para drejtësisë, ai u çon pas grupin e deputetëve për t’i bërë presion gjykatësve. Ditën që do të vendoste gjykata, se kujt i takonte vula ai bëri një presion ndaj gjykatës duke u fshehur mbas asaj se ishte për çështjen McGonigal, por qëllimin e tij të vërtetë e nxori zbuluar Ilir Meta në fjalimin e tij ku deklaroi se “Rama tani kërkon t’i marrë edhe vulën PD!” Kanë mbi një vit që ulërasin shesheve se opozita e bashkuar do ta rrëzojë Ramën, por tani Berishës nga opozita i ka mbetur vetëm një aleat, “i fuqishmi” Ilir Meta, i cili sipas sondazheve ka vetëm 8.8 % pëlqyeshmëri në popull. Berisha duket gjithkund i tejsforcuar. I tejsforcuar për tu mbushur mendjen të gjithëve se është i pastër, i tejsforcuar për të ngjitur në opinion akuzat ndaj Ramës, i tejsforcuar për të mbledhur njerëzit në protesta, si dhe për të mposhtur ndërkombëtarët që e kanë izoluar. Ky tejsforcim po i kthehet në boomerang çdo ditë. Ai çirret në takime, se disponon kaseta me fakte tronditëse, por siç duket do t’i nxjerrë “pas vdekjes”. Ka ndonjë analist, politikan apo qytetar i thjeshtë që qaravitet: ç’bëni kështu more, po Berisha na ka sjellë demokracinë! Ku është demokracia Berishiane, që kemi 30 vjet që nuk po e shohim? Demokracia nuk është karrige, që e vendos në një zyrë për ca vite dhe pastaj vjen tjetri e ta rrëmben. Demokracia është sistem që instalon institucione me vazhdimësi të qëndrueshme, pavarësisht rotacionit politik, gjë që Berisha nuk e bëri dot kurrë dhe pasojat e mungesës së saj po i vuajmë shqiptarë sot. Pyesim : Nuk ka këshilltarë ky Berisha që ta fusin në hullinë e duhur e ta lejë PD të qetë për të garantuar të ardhmen e saj. Tani, pas këtij vendimi të gjykatës, ku Berisha as nuk regjistrohet dhe as nuk e njeh askush si kryetar PD, me përjashtim të disa mediave e politikanëve, që i mbajnë xhaketën, PD ka një shans për tu bashkuar, nën siglën e PD së vërtetë. Nëse ka burra me mend në PD dhe ia duan vërtet të mirën asaj dhe opozitës, mos të shpresojnë më as nga Berisha e as nga Meta, por të rishikojnë bashkërisht me transparencë, pa mllefe personale e pa etje karrieriste kandidaturat, dhe t’i ballafaqojnë ato me zgjedhësit sa nuk është vonë. PD ka shumë potenciale, por që Berisha dhe klani tij u kanë vënë këmbën në fyt prej 30 vitesh. Nëse dikush shpreson në përrallat e Berishës, se do ta apelojë çështjen e vulës deri në Strasburg, le të presë më parë të bëhet gjyqi i tij në Francë, ku “do t’i hiqet” “non grata”. Nëse ata akoma mbajnë idhull Berishën, se ai do t’i kthejë në pushtet, atëhere më duhet do tu kujtoj kryetaren e gruas së fshatit tim në monizëm, e cila edhe pse nuk kishte asnjë gram shkollë, kërkonte të bëhej brigadiere.