BIG-BROTHER – VIP në kanalin Top- Channel,është një emision shumë i ndjekur nga teleshikuesit shqiptar qysh nga fillimi i saj. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pjesëmarrësit luajnë lojën e tyre me qëllimin për të arritur në finale dhe për të fituar çmimin e madh të këtij emisioni. Pjesëmarrësit aty po luajnë lojën e tyre, duke krijuar situata dhe debate,të cilat lehtësisht kuptohen,që janë të sajuara dhe artificiale. Në këtë shtëpi shpesh herë krijohen konflikte të panevojshme,të cilat edhe teprohen deri në fyerje dhe ofendime,duke krijuar premisa dhe mundësi,që disa pjesëmarrës apo lojtarë të dalin nga vetja. Këto situata të papëlqyeshme kanë irrituar banorët e tjerë si dhe teleshikuesit e shumtë,cilët e ndjekin me pasion dhe kënaqësi këtë emision SHOW. Është për t’u çuditur fakti që politikanët tanë të sotëm,kanë një sjellje shumë të ngjashme me lojtarët e këtij BIG- BROTHERI. Ata po bëjnë një lojë të ngjashme me atë të lojtarëve brenda shtëpisë së BIG- BROTHER. Politikanët tanë po krijojnë situata dhe konflikte të panevojshme, për të qëndruar në pushtet,apo në krye të partive duke dominuar politikën shqiptare. Kjo mendojnë ata,u jep atyre mundësinë për privilegje,për të rritur vazhdimisht pasuritë e tyre të vëna padrejtësisht. Politikanët tanë shtiren sikur acarohen me njëri tjetrin,duke lëshuar edhe fjalën e fundit në fyerje dhe pastaj në fytyrat e tyre vëren një buzëqeshje të lehtë. Ata prej kohësh janë sharë me libër shpie me njëri tjetrin dhe pastaj janë pajtuar,duke harruar se çfarë ofendimesh të rënda kanë bërë në adresë të njëri- tjetrit,pastaj janë bërë miq dhe sëbashku investohen në “gjoja në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe vjedhjeve të qeverisë”.Njëherë djegin institucionet,hedhin Molotov dhe mbrapa krahëve të përkrahësve apo elektoratit të tyre,bëjnë aleanca midis tyre dhe me qeverinë. Grupi i rithemelimit të Berishës për një kohë relativish të të gjatë bllokoi funksionimin e parlamentit,duke ndezur flakadan dhe vënë flakën tavolinave dhe hedhur karriget,pasi sipas tyre iu mohua krijimi i komisioneve parlamentare nga qeveria. Në një moment të caktuar,kursi ndryshoi tërësisht,duke mohuar atë që kishin bërë dhe kërkuar për muaj të tërë. BIG- BROTHER-in më të famshëm të politikës,po e luan së fundmi PL me z. Ilir Metën me të shoqen e tij Monikën. Këto lojëra apo filma të Ilir Metës me gruan e tij,janë një lojë e bukur e BIG-BROTHERIT, të tyre. Ata kanë krijuar artificialisht “kontradikta serioze” dhe “mosmarveshje serioze” njëri me tjetrin, të cilat të lënë të besosh se ata po shkojnë drejt ndarjes së tyre drejtuese. Të dy po tregojnë,se janë lojtar të mëdhenj dhe mund të fitojnë çmimin e madh të BIG- BROTHER në politikë!!Në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të PL z Meta sulmoi bashkëshorten e tij, duke marrë pastaj përgjigjen e saj. Çifti drejtues i partisë,po luan bukur!Ata u përballën me “lojën e nepotizmit”,të cilin e kanë krijuar vetë, fenomen i cili ka qenë prezent në këtë parti qysh nga krijimi i saj si LSI. Tallja arriti kulmin kur Meta shpërtheu në qeshje, ndërsa e shoqja e tij fliste për nepotizëm, duke bërë për budallenj të gjithë pjesëmarrësit në Këshill. Meta pranoi se:” Nuk mund ta kthejmë partinë në biznes famijar,e cila ka sjellë partinë në këtë pikë”.Monika vazhdon lojën duke mbrojtur nepotizmin në parti,duke u shprehur se:”Nepotizmi nuk është fatkeqësi për partinë”.Pasta z Meta përkëdhel Monikën,duke e cilësuar atë si një “Proamerikane e paepur” dhe se: “Kemi bashkëpunuar me institutin demokratik Amerikan”.Meta vazhdon lojën e tij duke u shprehur se më “27 Prill do të ekzekutojmë dhe jo njerëzit por fenomenin”.Monika flet për “Tradhtarë” në krye të PL,ku njëra nga këto është edhe vetë ajo,e cila i ka mbyllur derën elektoratit të PL. Ndërkohë z Monika është shprehur në një televizion se, ka një raport të ngrirë me Ilir Metën dhe ka akuzuar bashkëshortin e saj si shërbëtor të Edi Ramës. Edhe z Spartak Ngjela e konsideron këtë, si pjesë të një loje, sëbashku me deklaratat fyese të Metës ndaj SPAK-ut dhe drejtuesit të saj Altin Dumani.z Ngjela raportin midis tyre nuk e konsideron si një raport midis dy drejtuesve të PL,por raport midis dy hajdutësh. Ata po bëjnë një lojë si në BIG-Brotherin, që është vështirë ti kuptosh se përse sillen kështu!! Në këtë moment të vjen ndërmend shprehja e Ndrek Lucës te një film shqiptar se:”Kjo ishte një lojë”, të cilën ne e përdornim kur gënjenim apo talleshim me dikë. Një gjë është e vërtetë se- ata po bëjnë një lojë për të shpëtuar nga zullumet e tyre të bëra gjatë gjithë kësaj kohe. Kuptohet që PL po shkon drejt shkatërrimit të saj. Me këta lojtarë të BiG –BROTHER, nuk mund të shkoj përpara partia. Humbja e saj në këto zgjedhje është e sigurtë. Politika shqiptare është e mbushur plot me lojtarë BIG-BROTHER të politikës. Këta politikanë të vjetër,nuk mund të luajnë dhe të bëjnë SHOW me shqiptarët. Lojërat e tyre si macja me miun,janë kuptuar dhe nuk po funksionojnë më. Drejtësia shqiptare po forcohet nga dita në ditë. Pandëshkueshmëria e këtyre politikanëve dhe lojërat e tyre kanë marrë fund në Shqipëri. Drejtësia e re shqiptare e forcuar me ndihmën e Amerikës,nuk mund ti anashkalojë më,këta lojtarë dhe dëmtues të demokracisë. Dita e tyre ka ardhur. SPAK-u nuk toleron më lojërat e këtyre politikanëve,lojtarë të BIG- BROTHER. Këta duan të na prishin me aleaten tonë të madhe Amerikën si dhe me Evropën demokratike. Edhe Shqipëria dhe populli shqiptar gëzon të drejtën të jetë një vend i lirë dhe demokratik, ku ligji sundon mbi të gjithë. Nuk mund të vazhdohet më kështu- ku disa janë të fortë dhe drejtësia nuk funksionon për ata dhe drejtësia tjetër funksionon për disa të tjerë. Lojtarët e BIG-BROTHER-it të politikës duhet të dalin jashtë nga ky
BIG- BRATHER. Loja e tyre nuk pëlqehet më nga populli,ajo është në kundërshtim me parimet demokratike të funksionimit të një shteti. Këta lojtarë duhen të flaken nga drejtësia dhe populli shqiptar,si lojtarë të padëshirueshëm të këtij SHOW.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë