BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Cfurk tridhëmbësh për kursimet e emigrantëve?

Cfurk tridhëmbësh për kursimet e emigrantëve?

Sipas Institutit kombëtar të Statistikave INSTAT, ne vitin 2022, jashtë vendit kishim 1 milion e 680 mijë qytetarë, anëtarë të Diasporës. Kemi 531 mijë qytetarë në Itali, ose 40 përqind e Diasporës. Kemi 430 mijë qytetarë ne Greqi, ose 34 përqind. Në Gjermani ndodhen 70 mijë qytetarë tanët, por numri i tyre po rritet fort ne dy-tre vitet e fundit. Po ashtu dhe në Britani të Madhe e Spanjë. Në 25 vite (1998-2022), këta përfaqësues të Diasporës sollën 24.6 miliardë euro në ekonominë e Shqipërisë. Ishin dërgesa parash për familjet e tyre në Shqipëri dhe u përdorën shumica për konsum. Vetëm për vitin 2020, përfaqësuesit e Diasporës sollën 1.4 miliard dollarë ose 1.14 miliardë euro. Më shumë se 1 miliardë euro sollën edhe gjatë vitit të kaluar. Të gjitha këto fonde janë shumica dërrmuese për mbijetesë dhe konsum të familjeve përfituese. 23 përqind e familjeve në Shqipëri mbahen kryesisht nga dërgesat e emigrantëve. Edhe pse fondet duken të qëndrueshme (të tilla kanë qenë në 15 vitet e fundit), e ardhmja afat-mesme dhe afatgjatë e zhvillimeve në Diasporë e kërkon që këto para të vijnë gradualisht duke u pakësuar, ngaqë do të vijojnë bashkimet familjare. Një “Eldorado” e vërtetë fondesh për vetë përfaqësuesit e Diasporës dhe për ekonominë e vendit tonë janë kursimet e tyre. Sipas studjuesit të mirëfilltë shkencor dhe më të përgatiturin që kemi për lëvizjet e Diasporës sonë, Dr. Ilir Gëdeshi, kursimet e përfaqësuesve të Diasporës sonë me të hollat që ata dërgojnë tek të afërmit në Shqipëri janë në një raport 5 me një. Kjo do të thotë se për çdo euro që ata dërgojnë në atdhe, kanë lënë mënjanë, i mbajnë në shtëpi ose në bankat tregtare të vendeve ku jetojnë 5 euro. Nëse shumëzojmë pastaj dhjetëra miliarda eurot që kanë sjellë në këto tre dekada përfaqësuesit e Diasporës në atdhe me 5, kuptohen qartë përmasat e “Eldorados”, fondeve të pamata nga kursimet e emigrantëve. Sfida qëndron si mund të tërhiqen nje pjese e ketyre fondeve në Shqipëri, në të mire, në rradhë të parë të vetë përfaqësuesve të Diasporës dhe në rradhë të dytë, të ekonomisë dhe shoqërisë sonë. Këtë duhet ta vendosim tani. Duhet të jetë një nga përparësitë kryesore të qeverisë. Së bashku me votimin real të Diasporës në vitin 2025. Me entuziazmin nga takimi i Athinës i kryeministrit Rama dhe nga ai i Milanos nëntë ditë më vonë, më 26 maj, është e domosdoshme që, krahas përkrahjes se investimeve personale të emigrantëve në serra, bujtina, etj. në Shqipëri, ne të mund të ngremë me mekanizma shtetërorë, struktura që emigrantët t’u besojnë. Nëse marrim një mesatare modeste të kursimeve të Diasporës së Re(në BE dhe Britaninë e Madhe) për banor prej 9 mijë euro për banor, duke ditur sa kursimtarë jemi ne shqiptarët, të pranuar dhe nga studime të bankave qendrore të Italisë dhe Greqisë, stoku i kursimeve të momentit në këtë Diasporë është 19.3 miliardë euro! Na nevojitet një mekanizëm, një Levë Arkimedi, që të thyhet muri i mosbesimit dhe frikës, lidhur me pasigurinë e investimit të të hollave të tyre në Shqipëri. Ky mur është ushqyer tashmë, prej tre dekadash, me legjenda urbane për mashtrimet e pësuara nga emigrantët. Disa dhe me baza historish të vërteta të hidhura, por që nuk ndodhin vetëm tek ne, në Shqipëri. Në Greqi, sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë të Athinës, ndodhen 23 mijë biznese të shqiptarëve, ku 80 përqind mbajnë emra shqiptarë dhe pjesa tjetër funksionojnë me emra grekë. Interesi mesatar i depozitave bankare kohore në Shqipëri është 1.2-1.5% në vit, ndërsa në Itali dhe në Greqi është pak më i ulët, përkatësisht 0.8-1.2% në vit dhe 0.9-1.3% në vit. Vetëm dhe thjesht për këtë diferencë shumë të vogël interesi, kursimet e përfaqësuesve të Diasporës nuk mund të vijnë në Shqipëri, pranë bankave tona tregtare. Leva e vërtetë e Arkimedit ka formën e një sfurku tridhëmbësh kapjeje të kursimeve. Së pari, është mundësia e hapjes, me kontribut edhe të shtetit tonë, të një banke investimi, bankë zhvillimi. Një qasje të tillë zgjodhi Maqedonia e Veriut për Diasporën e saj dhe ka patur sukses. Së dyti, janë fondet e investimit që mund të tërheqin kursimet e Diasporës. Shembulli më klasik përbëhet nga fondet e investimit, fillimisht të hapura me garanci shtetërore dhe pastaj të kaluara tërësisht në duart e strukturave private, në Irlandën e viteve 1980-2000. Këto fonde investimi tërhoqën shuma të konsiderueshme të kursimeve të qytetarëve irlandezë jashtë vendit, sidomos në SHBA. Ato u përdorën për investime të rëndësishme dhe kontribuan në boom-in ekonomik të Irlandës në vitet 1990-2010. Së treti, janë bonot e Diasporës, të lëshuara nga Shteti. Bono të Diasporës ka lëshuar shteti i Izraelit që në vitin 1951. Arriti të mbledhë mbi 25 miliardë dollarë. Bono shtetërore ose private ka lëshuar me sukses edhe India. Mblodhi 11 miliardë dollarë amerikanë me dy emetime (dalje) për Diasporën. A do t’i provojë këto qasje qeveria jonë, sidomos, pas tre udhëtimeve të kryeministrit në Milano, Londër dhe Dyseldorf?