
Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar


Në shkrimin e dr. Enver Morina `` Si u shndërruan kishat katolike shqiptare në kisha ortodokse serbe?`` (Nr. 626 12-19 mars 2022 (https://gazeta-nacional.com/wp content/uploads/2022/03/Nacional-626.pdf), ka disa pasaktësi pa të cilat shkrimi ndoshta do të ishte i saktë, por shkrimi I tij, kam përshtypjen se është më tepër politikisht për të bindur lexuesit se Kosova ka qenë katolike dhe kundër serbëve që në lashtësi dhe në mesjetë, se sa për të treguar të vërtetën historike të Dardanisë së djeshme e të Kosovës së sotme. Përse e them këtë? Sepse historia është pak ndryshe, ndoshta dr. Enver Morina duke mos e njohur kulturën religjioze të krishterë ka shkruar këto pasaktësi. Këto janë; Dihet se sllavët e jugut erdhën rreth shek V-VI. Me ardhjen e tyre jo gjithmonë me luftë ata u përzjenë me fiset ilire të asaj treve pikërisht me dardanët, liburnët, adrianët, dalmatët, labeatët, dokleatët, pajonët, penestët. Kjo përzierje shkaktoi asimilimin e fiseve, dhe pas shek vi-vii, nuk flitej më për fise ilire, por lindën arbërit, kurse epirotët në jug vazhduan të qëndronin. Sa për Dardaninë dhe Dardanët , ata e humbën rëndësinë si emër me kalimin e shekujve dhe pas vitit 1389 në luftën ballkanike, kur koalicioni i krishterë ballkanik humbi ndaj Sulltan Muratit -I, i cili dihet që u vra nga Arbëri me emrin e sllavizuar Millosh Kopiliq (Marash ose Mihal ose Mëhill) Nikollë Kopili). Këtu historianët serbë i vendosën emrin e ri Dardanisë si- Kosovo, për shkak se beteja u zhvillua në fushën e Mëllenjave (Kosovo-polje), por edhe kishte popullatë sllave në atë kohë në Dardani e Maqedoni krahas arbërve që serbët i quanin edhe rabanë. Përsa i përket religjionit. Deri në vitin 1053 kur ndodhi scizma e krishterimit, nuk kishte formalisht fe katolike apo ortodokse. Kështu që kishat në Ballkan në Serbi, Dardani, Arbëri, dhe Epir e gjetkë, ishin kisha të krishtera pa ndonjë specifikim. Pas vitit 1053 Perandoria Bizantine përfshiu nga ana religjioze gjithë Ballkanin në ritin lindor-ortodoks të gjitha popullatat. Kjo u nda sipas Linjës së Theodosit ku Dardania, Doklea (Mali i Zi ,sot) Arbëria dhe Epiri, dhe në përgjithësi i gjithë Ballkani, ishin nën juridiksionin bizantin. Vetëm disa qytete kishin juridiksion të dyfishtë pra kishin edhe kisha katolike edhe orthodokse si Durrësi, Shkodra, Tiravi, Drishti, Lezha. Madje disa herë sipas politikave kishat merrnin emërtim ose ortodoks ose katolik. Në Kosovën e sotme apo në Dardaninë e djeshme kishat ishin ortodokse dhe aspak katolike siç thotë dr. Enver Morina. Pse? Sepse kur erdhën sllavët në fund shek v dhe vi ata erdhën nga lindja dhe morën fenë e krishterë dhe sigurisht në atë kohë feja e krishterë nuk ishte e ndarë ,pra as sllavët dhe as dardanët nuk kishin ndonjë fe të veçantë përveç asaj të krishterë. Kishat para shek v-vi nuk quheshin as katolike e as ortodokse sepse ishte vetëm një religjion i drejtuar nga peshkopi i parë në Romë shën Pjetri në shek e 2 e.s, por ``Të krishterët e asaj periudhe do ta kishin parë Pjetrin si "role që do të kontribuonin në një mënyrë thelbësore në zhvillimin e rolit të papatit në kishën pasuese". Këto role, thotë Broën, "kontribuuan jashtëzakonisht shumë për të parë peshkopin e Romës, peshkopin e qytetit ku vdiq Pjetri, dhe ku Pali dëshmoi të vërtetën e Krishtit, si pasues i Pjetrit në kujdesin për kishën universale"). Madje në atë kohë nuk ekzistonte Vatikani. Dr. Enver Morina përmend ankesën e disa të krishterëve tek Papa i Avinjonit, pra kishte që atëhere një ndarje vetë në kishën Romake të perëndimit sepse kishte dy Papë njëkohësisht një në Avinjon dhe një në Romë gjatë viteve 1380-1417. Gjatë shekullit të 11-të, skizma Lindje-Perëndim e ndau përgjithmonë krishterimin. Ajo u ngrit për shkak të një mosmarrëveshjeje nëse Kostandinopoja apo Roma kishin juridiksion mbi kishën në Siçili dhe çoi në shkishërim të ndërsjellë në 1054. Dega perëndimore (latinisht) e krishterimit që atëherë është bërë e njohur si Kisha Katolike, ndërsa dega Lindore (Greke) u bë e njohur si Kisha Ortodokse. Këshilli i Dytë i Lionit (1274) dhe Këshilli i Firences (1439) nuk arritën të shërojnë përçarjen. Në Vatikan, Papët u vendosën në 1583(https://en.wikipedia.org/wiki/History_of_the_Catholic_Church. Në Serbi të gjitha kishat ishin orthodokse po ashtu dhe në Dardani me përjashtime të rralla ashtu siç shkruan dr. Morina. Me pushtimin e Kosovës nga osmanët pas vitit 1389, dhe më kapitullimin e serbëve të cilët bënë marrëveshje me osmanët dhe kështu ruajtën mbretërinë e tyre të vogël, në Dardani, arbërit u larguan, por një pjesë e madhe - për shkak të marrëveshjes së kishave ortodokse serbe me osmanët të cilët garantonin ruajtjen e riteve dhe të pronave,- arbërit i u afruan kishës serbe dhe si i thonë fjalës `lanë etninë për fenë` duke lejuar që edhe kishat e arbërit të posedoheshin nga serbët. Pra kishat në Dardaninë e kaluar kanë qenë me shumicë Orthodhokse për shkak të Perandorisë së Bizantit por edhe për shkak të pushtimit shumë vjeçar të Dardanisë, Arbërisë dhe Epirit, gjatë viteve të sundimit të Stefan Dushanit pasardhësve të tij nga viti 1331-1402. Një dëshmi e fortë është se arbërit e Dardanisë (pra Kosovës) i dhanë kishës serbe një shenjtore të tyre Shën Angjelina Arianiti, motra e gruas së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, lipsani i të cilës gjendet në Manastirin e Krushedolit. Kjo Shenjtore nderohet edhe ne Serbi edhe në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë cdo vit me datë 30 korrik. Pra qoftë kisha e Gracanicës, qoftë Manastiri i Decanit, janë Orthodhokse, por kanë qenë të arbërve të cilët u serbizuan të cilët nga myslimanët shqiptarë i quajtën shkie ose ata që shkanë që rrëshqitën nga etnia e tyre. Madje dhe emri shqiptar vjen nga përplasja përbuzëse e të dy palëve ku njëra palë e quante kundërshtarin orthodox si - shkie, dhe tjetra e quante kundërshtarin mysliman si - shqiptar nga fjala shqip (shkyej, shqyej) (Shih dhe librin `Përse Arbër&Epirotët u kthyen në shqiptarë`, P.Prifti, Tiranë 2022). Katolicizimi i trojeve të veriut të Shqipërisë dhe Kosove e Fushë Dukagjin ka ndodhur realisht me urdhër të Programit katolik FIDE. ‘Propaganda Fide’ themeluar nga Papa Gregori XV m? 6 janar 1622, dërgoi misionet Franceskane e jezuite në Ballkan (me lejen e Sulltanit) në Ballkan për të ri-kristianizuar zonat e Ballkanit. Ky Program pati sukses kryesisht në veri të Shqipërisë dhe pak në Kosovë në jug nuk pati sukses sepse Patrikana e Stambollit dërgoi në Epir Shën Kozmain orthodox për të rikristianizuar arbërit dhe shqiptarët e mbetur. Në këtë kohë u hapën kisha katolike kryesisht mbi kishat Orthodhokse të shkatërruara në themel nga Sulltan Mehmet Faihu i cili urdhëroi që ` të mos lihet asgjë në Arbëri dhe Epir, vetëm gur mbi gur`. Një nga ato në Shqipëri është edhe Kisha e Shna Ndoit në Laç ku poshtë tek guva ka jetuar Shën Vlashi orthodox i cili u kap nga osmanët dhe i u hoq koka aty ku sot është Manastiri i Shën Vlashit në Durrës. Programi FIDE pati sukses në veri sepse Misionet Françeskane dhe Jezuite sollën jo vetëm priftërinj katolik dhe murgj të arsimuar, por edhe disa njerëzish katolikë të cilët u vendosën në Shkodër dhe në Malësi të saj dhe në Fushë Dukagjin. Këta njerëz erdhën së bashku me Misionarët Franceskanë dhe Jezuitë, me kalimin e viteve, nga Tunizia, Libani ku ishte dhe Vaso Pasha guvernator. Në përgjithësi ishin ezmerë (Catholicism and Missionary Activity in the Northern Balkans | Catholic Europe, 1592–1648: Centre and Peripheries | Oxford Academic (oup.com)). Madje në vitin 1578 kishte rreth 15 mijë katolikë në trevat e Kosovës dhe Maqedonisë dhe në Bosnje të cilët në vitin 1578 I dërguan letër Papës ti ndihmonte sepse por islamizoheshin. Sidoqoftë pas vitit 1622 dhe sidomos pas Koncilit të Arbrit edhe katolikët patën përçarje me idenë se kush është më I rrezikshëm Islami apo Ortodoksia. Kështu katolikët u ndanë: ata që përcaktuan si rrezik kryesor osmanët dhe myslimanët, bashkëpunuan në forma të ndryshme me serbët, malazeztë dhe ortodoksët, si mbështetësit e emërimeve nga Papa të klerit sllav në kishat katolike në Shqipëri, si ata që organizuan ose luajtën rol të rëndësishëm në kuvendet ndërballkanike, që nënshkruan marrëveshje për zhvillimin e propagandës politike serbe ndër shqiptarët etj. Ose thënë ndryshe, nga njëra anë ekziston rryma e klerit katoliko centrik filoserb si Matija Mazrreku, Pjetër Bogdani, Gaspër Krasniqi, Pal Dodmasej, Nikollë Dobrci, Loro Caka etj., etj., etj. Nga ana tjetër gjendet rryma e klerit katolik shqiptar dhe besimtarët katolik që përcaktonin si armik kryesor sllavët dhe ortodoksët si Pjetër Budi, Andrea Bogdani, Nikollë Bardhi, Gjergj Bardhi, Vaso Pasha, Preng Doçi, Luigj Palaj, Lazër Mjeda, Gjergj Fishta, Nikollë Mazreku etj., etj., etj. Interesant është fakti se katoliko-centrikët shqiptarë urrenin Fishtën… (https://www.forumishqiptar.com/threads/39043-Rrymat-politike-katolike-shqiptare). Deklarimi i Fahri Xharrës se Kisha e Manastirit të Deçanit ka qenë dikur katolike nuk qëndron. Ndoshta si Fahri Xharra ashtu dhe Dr. Enver Morina kanë parë ndërtimin e kishës të ngjashëm me kishat katolike dhe e kanë quajtur për këtë arsye si kishë katolike. Por nuk është ashtu. Shumica e kishave Orthodhokse të kohës së pushtimit Osman madje deri në pavarësinë e Shqipërisë ndërtoheshin si stilit roman të përzierë me atë bizantin. Kishat e pas vitit 1992 janë të stilit grek të ngjashëm me atë të Shën Sofisë. Madje edhe xhamitë e sotme në Shqipëri, Turqi, dhe Arabi ndërtohen sipas stilit të ndërtimit të Kishës së Shën Sofisë me kupolë të rrumbullakët dhe me minaret në vend të këmbanores, kurse në shekujt e mesjetës ndërtoheshin sipas stilit roman kryesisht por edhe të përzierë me atë bizantin. Edhe Kisha e Shën Gjergjit Korçë ngjante me një ndërtim kishe katolike por në fakt ishte ortodokse. Në përfundim mund të them se nëse nuk ngatërrohet politika me historinë e vërteta del në dukje qoftë ajo dhe jo ashtu si na pëlqen sot, por duhet konstatuar se deri në pushtimin Osman sllavët dhe arbër&epirotët nuk kanë luftuar kundër njëri tjetrit madje në 1389 kanë qenë në koalicion të përbashkët orthodox kundër osmanëve.
Më të lexuarat


Serbia një “vullkan” i nacionalizmit neurotik në Ballkan

Ja çfarë kam paralajmëruar në librin tim “triumfi i kombit” dhe që është aktual sot në Kosovë

Shkodra në 32 vite, dhe 'fasadat e pa suvatuara negative'!?

Zijadin Qira, heroi i heshtur i çështjes kombëtare në Maqedoni dhe Kosovë

Çfarë po ndodh me perëndimin demokratik!?

Masakra e Peshkëpisë dhe fantazma e Fredi Bejlerit, flet ish-shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, Sefer Pasha

E keqja e së keqes...

Kosova në sfidën e shtetformimit dhe lupës së diplomacisë

Fundi i vërtetë në vendin më antikomunist, të komunistit të fundit

Politikanët e Kosovës të dëgjojnë rekomandimet e SHBA
