BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Opinion / Editorial

Debatikasit, trimat e vegjël që shkruajtën historinë

Debatikasit, trimat e vegjël që shkruajtën historinë

Koha e kujtimeve për çdo njeri është çasti kozmik për njerëzit e penës, të cilët shkruajtën për fëmijët dhe lista e tyre është e gjatë po të përmendim Viktor Hygoin, Maksim Gorki, Mark Tuen e vazhdon me qindra të tjerë. I përmendim këta për faktin se kanë shkruajtur për histori të vërteta të fëmijëve në çaste të ndryshme të historisë botërore. Ata u gjendën në barrikadat e revolucionit, apo në pjesë të jetës, si dëshmitar të kohëve të pas revolucionit dhe luftrave për çlirim kombëar, deri në ditët tona. Në historinë e Shqipërisë Lufta Nacional-Çlirimtare përfshiu edhe fëmijët. Ky fakt u duk në horizontin e historisë sonë, që kur shkeli këmba e këmishëzinjve fashist më 7 prill 1939. Ishin të moshës nga 8-16 vjeç në fillim nga një grup i vogël shokësh të një shkolle me emrin “Hoxha Tahsin” i dhanë “Besën”, njëri tjetrit se do të luftonin armikun si vëllezërit e motrat e tyre më të mëdhenj. Selman Vaqari, Bardhyl Erebara, Gëzim Erebara, Skënder Morina, Luan Petrela, Jorgji Agari, Xhelil Qerimi,shkuan nga kodrat e Saukut në një ditë maji dheme tufa lulesh dhe një flamur që e kish futur në gji njëri prej tyre. Lulet i shpërndanë dhe shtruan flamurin përpara të cilit u betuan me fjalët “Të japim fjalën sot, se nuk do të bëhemi fashistë, por gjithmonë do të luftojmë armikun me sa mundemi. Për luftën për lirinë betohemi”.Aksioni i parëi besëtarëve dëshmohet më 15 maj të vitit 1939, ku në një postkomandë të karabinierisë ata grisën flamurin fashist. Grupi “Besa” filloi të shtrinte aktivitetin e tij, duke krijuar grupin e teatror me emrin “Besa”. Puna e pjesëtarëve të “Besës” u shtri dhe pati jehonë edhe në shkollat e tjera ku besëlidhësit kishin mjaft shokë si Ferit Xhajko, Ahmet Godenca, Pandeli Nandon, Mehmet Myftiun, Rexhep Qinamin, etj. Në takimet me ta fillonte leximi i librave “Jeta në robëri”dhe “Zemra e dëshiruar”, u kundërshtua nderimi fashist “ala romana” dhe veshja balila. Aksionet e Besës filluan njëri pas tjetrit, në strehën Vorfnore u refuzuan karamelet e dhurara nga një eksponent i lartë fashist, filloi grisja e afisheve me fotot e udhëheqësve të fashizmit nëpër mure. Fëmijët antifashistë gjenin tek prindërit vëllezërit e motrat e tyre mbështetje dhe përkrahje edhe pse thirreshin nga policia. Fashistët për të bërë për vete rininë shqiptare, për t’i dhënë edukatën fashiste përdori mënyra nga më të ndryshmet, një pjesë e të cilave si arti, sporti, etj. Një nga mjetet më të përshtatshëm qenë kampet e pushimit për fëmijët që u ngritën në stinën e verës të viteve 1939-1940 në vendet klimaterike të Shqipërisë dhe Italisë. Fëmijët shqiptar kur ishin me pushime në Itali filluan të nderonin vetëm flamurin shqiptar. Makina e Viktor Emanuelit u baltos nga fëmijët e strehës Vorfënore në vend të luleve iu hodh baltë, këtu natyrisht kishin dorë grupi i “Besës”. Me krijimin e çetës së Pezës filluan të shpërndaheshin trakte. Tani fëmijët shikonin më qartë qëllimin e vëllezërve të mëdhenj. Komunistët këta fëmijëi shihnin si atdhetarë të vërtetë me qëllime të larta, të cilët jo vetëm do të çlironin atdheun, por edhe të krijonin një shoqëri ku njerëzit të mos shfrytëzoheshin, por të punonin dhe të gëzonin vetë frutet e punës që bënin.Ishin Qemal Stafa, Vojo Kushi, Nako Spiru, Alqi Kondi dhe Gogo Nushi të cilët i përshëndetën dhe i përkrahën në lëvizjen e tyre debatikasit. Në këtë rol të rëndësishëm luajti dhe qëndrimi atdhetar e përparimtar i arsimtarëve, sidomos në lëndët e mësimit të historisë dhe gjeografisë. Me hapjen e vitit të ri shkollor 1941-1942, në shkollën “Princi i Napolit” bashkë me një grup nxënësish të tjerë krijuan një shoqëri letrare “Rinia shqiptare”, të përbërë nga Ali Anadolli, Agim Kalo, Bardhyl Erebara, Besnik Petrela, Hasan Voci, Ferit Këlliçi, Gëzim Erebara, Petrit Mëzesi, Musa Anadolli, Selman Vaqari e më vonë të tjerë. Në shkrimet e fletores të “Rinisë shqiptare” vihet re përpjekja për të nxjerrë në dukje anët e dobëta të jetës së atëhershme. Në demonstratën e 28 nëntorit të vitit 1941morën pjesë edhe Musa Farka, Bahri Gjinali, Ibraim Hyka, Selman Vaqari e te tjerë pjesëtarë e shoqërisë “Rinia shqiptare”. Djemtë e “Besës” dhe ata të shoqatës letrare më datë21 janar të vitit 1942, vendosën që të ngrihej një organizatë e vërtetë e fëmijëve dhe adoleshentëve antifashistë. U vendos që të bëhej një mbledhje më 10 shkurt 1942. Mbledhja do të bëhej jashtë Tiranës, gjoja si në formë pikniku. Qëllimi është lufta kundër fashizmit, ndihma që duhet t’u japim shokëve të rritur. Për këtë lindi nevoja, t’i bashkojmë të gjithë të vegjëlit dhe të rinjtë. U mblodhën në kodrat e Saukut ku pranë flamurit kuq e zi bënë betimin solemn para popullit dhe lidhën besën për luftë kundër armikut dhe veglave të tij, duke krijuar dhe organizatën e tyre. Në zemrat e këtyre fëmijëve të vegjël zunë vend idealet e mëdha. Të frymëzuar nga këto ideale, ata u hodhën në veprimtari të gjithanshëm revolucionare. Aksion pas aksioni debatikasit filluan të mbledhin material luftarak si fishekë, bomba dore dhe ndonjë revolver që i gjenin, herë i rrëmbenin, e herë i blinin me qëllim që t’u dërgonin njësiteve guerile. Aleko Qirici (Coli) tek filmi “Debatik”, u vu në provë kur atij i kërkuan shokët, se na duhej një pistoletë beretë. Qirici ia rrëmbeu revolverin një oficeri, tek sa po shtyheshin për të blerë bileta kinemaje. Debatikasi Mark Filipi rrëmbeu dy makina daktilografike si dhe letra e shirita. Një grup tjetër dogji mullarët e barit të ushtrisë fashiste. Fashistët nga ana e tyre kishin rënë në erë, se në qytet ekzistonte një organizatë e rrezikshme klandestine me emrin “Debatik”. Nuk munguan përndjekjet e spiunëve ndaj debatikasve. Rënia e sekretarit të parë të Komitetit Qendor të Rinisë Shqiptare, Qemal Stafës, pati jehonë dhe la mbresa edhe tek debatikasit. Nga shokët më të rritur ata mësuan edhe për rrethanat e vrasjes së tij.“Debatikasit” kishin takuar heronjtë e “Kodrës së kuqe” disa muaj më parë në shtëpinë e Hije Farkës dhe ishin aktivizuar si korrierë. Ata ndoqën nga pranë luftimet e asaj beteje, e cila u bë burim frymëzimi i mëtejshëm për luftë më të ashpër kundër bishës fashiste. Interesant është fakti qe fakti, se komedia “Prefekti dhe çunat e Tiranës” u shfaq në afërsi të një pylli në malin e Dajtit, pas mbledhjes së batalionit partizan, nga pjesëtarët e “Debatikut”, siç qenë Skënder Begeja, Enver Dauti, Ferit Këlliçi. Dëshmorët, Manush Alimani, Prokop Myzeqari, Gjik Kuqali, Ylbere Bilibashi, Qazim Vathi e Aleko Qirici ishin nga debatikasit e parë të cilët më vonë u rreshtuan në rradhët e “Rinisë antifashiste shqiptare”, e dhanë jetën në lule të rinisë, si shumë dëshmorë të tjerë të atdheut. Një ngjarje tjetër që tronditi zemrat e debatikasve ishte gjetja e “thesarit” të “Debatikut” nga një ushtar fashist në afërsi të kishës orthodokse në Tiranën e Re, një arkë e vogël me kapak të gozhduar. Në të gjendeshin një thikë buke dhe një gazetë “Tomori”, materiale propagandistike për popullararizimin e Bashkimit Sovjetik, fletë në lidhje me shënime me derdhjen e të hollave për të burgosurit politikë, një ditar mbi aktivitetin surbersiv dhe mbi ngjarjet politike, dhe shumë fotografi djemsh dhe vajzash nga mosha 12 deri në 16 vjeç, që mbanin prapa emrat e personave që u përkisnin. Bashkëngjitet një listë me emrat e pjesmarrësve. Eleni Sahatçi, Tefta Sahatçi, Eleni Prosi, Nermin Leskoviku, Bardhyl Erebara, Gëzim Erebara, Gaqo Marko, Petrit Mëzesi, Selman Vaqari, Musa Anadolli, Pandeli Petrela, Agim Tungu, Agim Kalo. Të gjithë pjesëmarrësit e grupit kishin pseudonimet e tyre. Kryetari i tyre duket se është një farë Selman Vaqari, shkruhet në raportin e Kuestorit të Tiranës (Pandeli Papalilo). Pas kapjes së “thesarit” shumë debatikas kaluan në ilegalitet. Kuestura thërriti prindërit e debatikasve të cilëve megjithëse iu bë presion me dëbime nga vendet e punës dhe internime, protestuan kundër autoriteteve italiane në organet më të larta shtetërore. Aktiviteti i debatikasve filloi të shtrihej edhe më shumë dhe erdhi duke u zgjeruar e duke u organizuar në bazë grupesh të udhëhequra nga edukatorë. Në muajin prill u krijua revista “Pionieri”, një tribun e re e fjalës së debatikasve. Një vit pas vrasjes së Qemal Stafës u krye një pelegrinazh nga anëtarët e “Debatikut”, në varrezat e “Varrit të Bamit”, në varrin e heroit Qemal Stafa u vunë buqeta me lule dhe u betuan se do t’ia merrnin hakun. Shtrirja e grupeve të “Debatikut” në qytetet e tjera të Shqipërisë si në Berat, Elbasan, Shkodër, Peqin Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Skrapar, i dha një formë të re kontributit të tyre në luftën kundër armikut. Djegia e gomave të makinave të armikut, shpërndarja e trakteve, puna e korrierëve që lidheshin me grupet komuniste dhe çetat partizane ishin mijëra anë. Ata u përfshinë në shumë aksione në qytet dhe në fshat, duke njoftuar për lëvizjen e spiunëve dhe trupave të armikut, duke mbledhur armë e municione. Heroi i parë debatikas është Aleko Qirici, Me pushtimin nazist lufta u bë e egër dhe shumë debatikas ishin të armatosur dhe kërcënoheshin edhe nga spiunët e rinisë “Balliste”, këta u grisnin traktet që vendosnin debatikasit, ose spiunonin në komandat gjermano-balliste. Në një “Buletin të Zërit të Popullit” shkruhet “Shërbëtorët e gjermanëve kanë nisur një fushatë të egër kundër fëmijëve…i burgosin, i torturojnë. Sot gjinden në burgjet e xhandarmërisë plotë fëmijë, djem e vajza të arrestuar…Në plumb kriminelët që vrasin fëmijët tanë!”. Formacionet partizane u bënë baza e organizimit të pionierëve fshatarë, nga ku aktivistët e terrenit u lexonin trakte, komunikata, tregime dhe këngë. Aty u bë edhe një punë e mirë për mësimin e shkrimit dhe leximit. Në kongresin e parë të “BRASH” morën pjesë edhe pionierët e Tiranës, të cilët në fillim ishin udhëhequr nga Liri Belishova e më pas nga Lemane Çoçoli të dërguar nga “Rinia Shqiptare”. Ata u takuan me të gjithë pionierët të cilët përshinin të gjithë trevat e Shqipërisë. Pionierët partizanë, të cilët qenë me qindra, luftonin njëlloj me shokët e tyre të rritur. Ata përballonin betejat e rrepta me nazistët, dëborën dhe akullin, urinë dhe lodhjen, marshimet e gjata dhe sëmundjet. Fato Berberin e torturuan bishat naziste dhe e dërguan në burgun e Selanikut dhe pas ca javësh, Gjykata ushtarake e dënoi me vdekje. Dhe heroina pesëmbëdhjetëvjeçare shkoi në litar duke thirrur për Lirinë e Atdheut të vet. Historia e Luftës Nacionalçlirimtare u shkrua kështu edhe me gjakun e debatikasve dhe të rinjve e të rejave. Nga radhët e fëmijëve të Shqipërisë kanë dalë mbi njëmijë partizanë dhe mbi dyzetë dëshmorë, një e katërta e tyre kanë dalë nga debatikasit e parë. Episodi më domethënës që shkruan në librin “Debatiku”, botim i vitit 2002 autori Selman Vaqari është sinjifikativ: Kur ra dëshmor pionieri Met Hasa tek i vuri gjoksin mitralozit të rëndë nazist dhe u bë shkak që të gjithë shokët partizanë të kalonin pa pësuar dëme, ushtarët nazistë e varrosën me nderime. Kur trupa e tyre u bë gati për nder armë komandanti i tyre Thirri: “Për ushtarin e vogël, por të madh shqiptar Zjarr. Ushtarët lëshuan baterinë që buçiti anë e mbanë. Heroizmin e Met Hasës e njohu edhe armiku, të cilin e kujtojmë edhe sot si Hero i popullit. Historia pas mbarimit të luftës për disa nga pjesëmarrësit e “Debatikut”, ndëshkimi nga PPSH është një histori e dhimbshme, dhe kur e kujton intrigën që iu bë Selman Vaqarit dhe dënimit të tij me 5 vjet burg, apo Mehmet Myftiut, Fatmir Belishovës dhe Liri Belishovës, Mustafa Greblleshit, Kasem Trebeshinës, Emin Musliut, Abdulla Jegenit, Alfred Moisiut, Fadil Kokomanit e dhjetra të tjerëve, nuk e zbehet por merr shkëlqimin vezullues më të shndritshëm vepra e “Debatikut”.