BREAKING NEWS

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berisha: Ja kush ka dhënë urdhër

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren Sali Berishës më 22 mars 1992, puçi që bënë me ndihmën e Ramiz Alisë dhe roli sekret i CIA që tronditi politikën

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren
x
BREAKING NEWS

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit. Publikohet DOKUMENTI

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e
x
BREAKING NEWS

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun
x
BREAKING NEWS

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe avokatëve

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm ‘maja e ajsbergut’, Meta-Berisha fshehin miliona euro pasuri të pajustifikuara nëpër botë, ja pronat e tyre sekrete në Shqipëri që pritet të sekuestrohen

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm
x
BREAKING NEWS

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ja saga 24-vjeçare e përplasjeve të tij me Berishën dhe tentativa për ta eliminuar në 2019 kur do padiste ish-kryeministrin 

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia
x
BREAKING NEWS

‘Mall Holande mo lale, s’mbaj gjo të keqe unë mor burrë’, zbërthehen prapaskenat e shitjes së drogës në Tiranë! Si ‘cjapi te kasapi’ te i infiltruari i policisë (BISEDA)

‘Mall Holande mo lale, s’mbaj gjo të keqe unë mor
x

Opinion / Editorial

Demokracia dhe demografia janë sfidat e tanishme për atdheun tonë

Demokracia dhe demografia janë sfidat e tanishme për atdheun tonë

Një mënyrë për të ç’dramatizuar një temë gjithnjë e më shpërthyese. Prandaj, kjo rini që mbart vlera përparuese, zhvillimi dhe demokratizuese, duhet jo vetëm të vlerësohet, ashtu siç e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe të përkrahet dhe të mbështetet për t’i dhënë hapësirat e domosdoshme, ku mund të japë ndihmën e saj për të bërë të mundur daljen e vendit tonë njëherë e mirë nga tranzicioni i stërzgjatur. Për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindromi i mosrespektimit të të rinjve për t’u ingranuar domosdoshmërisht për t’i dhënë kahje pozitive ndryshimeve sociale, ekomomike dhe shoqërore shqiptarëve të munduar dhe sfilitur nga tranzicioni i stërzgjatur dhe nga postulatet shterpë të bashkimit me familjen europiane, është bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në post-diktaturë, e vazhdon ende aktualisht.Shembulli më tipik është opozita, si e sotmja edhe e djeshmja, me projektoren e shablloneve shterpe të stigmatizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në Parlament ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë ç’është shteti e pushteti, që shëmbëlltyra e drejtimit është vjedhja e korrupsioni, që nëpër ministri drejtojnë të paaftit, etj. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtet lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. Mendojmë se koha e ndryshimeve të lidershipit politik, duhet të jetë në kohezion me përshtatshmërinë e ndryshimeve social-politike. Sovrani kërkon që në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm t’i kenë vëth në vesh të metat dhe gabimet e së kaluarës. Ato po u përsëritën, ndëshkimi do jetë i patjetërsueshëm. Mendojmë se ky realitet vjen edhe nga mbajtja në këmbë me zor e Maqedonisë së sotme, shtet që u krijua dhe mbahet në këmbë me paterica. Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël, me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë, dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më të mëdhenj, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës.Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare, për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët. Ne kemi ende probleme me identitetin tonë. E politika mendojmë se duhet t’u paraprijë të këqijave të akumuluara mes vetes dhe fqinjëve. Politikanët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë tragjedia e popullit të tyre, tërësisht në shërbim të politikes sllave. Identiteti kombëtar është identitet kombëtar dhe identiteti fetar është diçka tjetër. Këto dy identitete për popullin shqiptar nuk bën të përzihen, pasi ne nuk e kemi ndërtuar identitetin kombëtar mbi besimet, ashtu sikurse bënë disa popuj sllavë, bie fjala populli kroat e krijoi identitetin e tij kombëtar mbi fenë katolike, serbët mbi fenë ortodokse, boshnjakët mbi fenë myslimane. Duhet të jemi të vendosur dhe të bindur se vendi ynë meriton të jetë si vendet e tjera në Europë, duke qenë të rinjtë intelektualë ata që do ta çojnë Shqipërinë, atdheun e tyre në vizionin e shekullit të ri, me ndryshim nga paraardhësit e tyre, të një politike ndryshe, por sigurisht duke u përkrahur nga shoqëria dhe opinioni mbarëpopullor.