BREAKING NEWS

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të
x
BREAKING NEWS

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve
x
BREAKING NEWS

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe
x
BREAKING NEWS

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra
x
BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x

Opinion / Editorial

“Demokrati” Sali dhe “pengu” Alibasha

“Demokrati” Sali dhe “pengu” Alibasha

Pas shpalljes “non grata” dhe pas përjashtimit që i bëri Basha nga grupi parlamentar, Berisha dhe një grup që e shoqëron nga një rreth në tjetrin, kanë krijuar kompozitën “Alibasha”, dhe i quajnë ata si peng i Ramës. Mllefi urrejtës ndaj PD zyrtare që drejtohet nga Alibeaj, i analistëve të shitur dhe i politikanëve të verbëruar nga ylli berishian, u dhjetëfishua pas njohjes së saj zyrtarisht nga gjykata dhe regjistrimit në zgjedhjet e 14 majit. Është vështirë ta besojnë demokratët e ndershëm se Basha, i zgjedhur me dorën e Berishës në krye të KOP-it, ministër e kryetar i bashkisë së Tiranës, i rizgjedhur në krye të PD po nga Berisha duke eliminuar Olldashin, e pas përqafimit që i bëri në rizgjedhjen në krye të PD, menjëherë na u bë delja e zezë e PD dhe u kthye në peng i Edi Ramës?! Ja, Basha u tërhoq nga drejtimi i PD, pse nuk e bashkoi Berisha atë, por ia nguli brinjë më brinjë thikën e përçarjes? Asnjë demokrat nuk i harron foltoret e Berishës, me të cilat u hodhi “hi demokratik” syve pasueseve të tij, dhe u kacavjerrë me marifete mafioze në krye të PD, me ca primare të fabrikuara në kulisa për të cilat Berisha është mjeshtër, me një kandidaturë kukull përballë dhe krijoi të famshmin Rithemelim! Tani pyesim kush sakrifikoi për PD dhe kush na qenka peng i Ramës, Berisha apo Ali Basha? Kush qenka më demokrat Berisha 25 vjet sekretar i Partisë së Enverit, i rritur mes kryeqytetit pranë njerëzve të lartë të Udhëheqjes, apo Alibeaj lindur e rritur në një familje të persekutuarish? Sali Berisha që doli nga pushteti monist, e ktheu PD në pronë të tij, dhe prej 30 vjetësh ka patur pushtet absolute në këtë vend, apo Alibeaj që nuk ka qenë asnjëherë në krye të piramidës shtetërore? Kush duhet të mbajë përgjegjësi për “vrasjen” e pluralizmit, Saliu që për pushtet personal asgjësoi fizikisht të gjithë shokët e tij dhe bëri ndryshimin e Kushtetutës në 2008, që gjakosi “Sheshin Skënderbej” e Libofshën në ‘96, dogji për së gjalli Gërdecin, vrau më 21 janar dhe vuri pasuri marramendëse për familjen e tij, apo Alibeaj që ka zbatuar gjithmonë institucionet ligjore. Kush është më demokrat Berisha që doli nga kulisat e Ramiz Alisë,apo Alibeaj me shokë që në ato vite ishin adoleshentë dhe ëndërronin një të ardhme ndryshe? Kush është për demokracinë e vërtetë Saliu që bredh nëpër Shqipëri me një mal akuzash në shpinë dhe ia fali partinë Ilir Metës, apo Alibeaj që ka shtrirë dorën e pajtimit mes gjithë demokratëve të ndershëm. Nëse analistë të “pavarur”, gazetarë e politikanë të ngazëllyer nga sindroma “Berisha” ulurasin se ai fiton pasi ka shumicën, atëhere pse zvarritet sa tek Ilir Meta e Nard Ndoka, por me këtë shumicë të krijojë parti të re dhe të fitojë zgjedhjet! Jo - thonë disa- logoja është historia e fitoreve të PD, ndaj nuk e lejojmë ta përdhosë atë Alibeaj! Historia e PD në këto vite tregon se nuk ka përdhunues më të egër të logos se Sali Berisha. Edhe pse dihet fundi i Berishës, një suitë gazetarësh e mediash e ndjekin atë pas në çdo aktivitetet që zhvillon, i transmetojnë ato dhjetë herë në ditë, sikur të ishte Bushi i Amerikës, duke u munduar që në sekuenca të stërgjatura mundësisht të nxjerrin jo vetëm fjalorin e tij llum, por edhe frymëmarrjen e vështirë. Kurse aktivitetet e Partisë zyrtare, mediat gjoja “të pavarura” as nuk e përmendin sepse duan ta bëjnë atë inekzistente!! Pavarësisht se ata janë të verbuar nga sloganet e Berishës, asnjëherë nuk ka për t’ju plotësuar dëshira për tu kthyer pas tek e kaluara. Në këtë batak “të shumicës” Berishiste kanë rënë jo vetëm analistët e paguar, por edhe profesorë, politikanë,ish liderë që i bëjnë qefin shoshoqit se “Berisha ka shumicën e do ta sjellë PD në Pushtet.” Kjo është një përrallë e gjatë dimri e atyre që shohin ëndrra syhapur. Akoma më keq, kur në këtë batak “të shumicës” bien edhe disa njerëz të ligjit, kur duhet të jenë absolutisht të paanshëm dhe shprehin “perceptimet” e tyre personale duke u shprehur se “ kryetar “de fakto” është Berisha, por s’kanë ç’ti bëjnë ligjit!!” Së pari, aty ku është shumica nuk do të thotë se është e vërteta, aq më keq që shumicën e Berishës, po qe fjala për foltore e Kuvende, nuk e ka vërtetuar dhe ligjëruar askush, kurse për mbushjen shesheve, të gjithë e kanë parë se si kanë ardhur duke u tkurrur ndjekësit e Berishës nga njëra protestë në tjetrën. Berisha me psikozën e turmave, kërkon jo vetëm të godasë autoritetin e Amerikës, duke kërkuar fakte për korrupsionin e tij, por edhe të mbajë ndezur shpresën e disa vulëhumburve. Por edhe sikur Berisha të mbushë sheshet, nuk do të thotë se demokracia është me atë, që ulëret e shan më shumë në sheshe, por e atyre që shtrojnë alternativa e zbatojnë institucionet e shtetit ligjor? Demokratët e vërtetë duhet të bashkohen rreth Partisë Demokratike, të krijojnë një të djathtë të vërtetë, e mos të shikojnë as Berishën dhe as logon e PD. Me logon e saj, PS dalë nga PPSH i ka fituar pothuajse të gjitha zgjedhjet,sepse ka shtruar alternativa për shqiptarët. Nëse ende ka që besojnë, se Berisha me dy njolla turpi mbi shpinë, do t’i sjellë, në pushtet atëhere fabula e gomarit që po e hante ujku dhe thoshte dashtë zoti të jetë ëndërr, është gjithmonë e freskët.