BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Opinion / Editorial

Dëshmor i Atdheut, kryegjyshi botëror i Bektashinjve Sali Njazi Dede

Dëshmor i Atdheut, kryegjyshi botëror i Bektashinjve Sali Njazi Dede

Përkujtojmë në ditën e Flamurit, dëshmorin e Atdheut Sali Njazi Dede, në ditën e rënies heroike në krye të detyrës për mbrojtjen e bektashizmit shqiptar, ballkanas dhe botëror. Ishte koha kur Rilindja Kombëtare po gjallëronte ndjenjën atdhetare, doktrina bektashiane po gjente mbështetje gjithnjë e më të gjërë në popull. Kjo dhe për shkak të besimit me realitetin shqiptar e ballkanik, por dhe për frymën tolerante që përcillte. Për të riun Sali Njazi ndikimi i teqesë së Starjes, të Leskovikut, të Qesarakës dhe Kreshovës, lanë gjurmë të thella, për imazhin e pastër dhe real të bektashizmi. Në moshën 8 vjeçare u gjend në Stamboll, ku ndoqi mësimet në Haxhi Bektash. Falë trashëgimnisë shpirtërore shqiptare, u fut në rrugën plot mirësi bektashiane në vitin 1897. Ai tërhoqi vemendjen e Kryegjyshit Haxhi Fejzi Dedeit pasi dorëzohet si dervish në rrugën e Hakut, mori mësimet e Kuranit, hadithet e Profetit Muhamed dhe çelsat e diturisë mistike. Në vitin 1908 Dede Fejziu e ngarkon Salih Njazin me detyrën e pajtimit të cilën e realizoi më zgjuarësi, largpamësi dhe lidhje me të drejtën, gjithnjë i karakterizuar nga një jetë e pasur shpirtërore, adhurimi ndaj Krijuesit i dha rezultate. Kështu Kryegjyshit Bektashian Haxhi Fejzi Dedei, këshilli i lartë gjyshnor, e cakton Sali Njazi në postin e lartë të udhëheqjes, duke i treguar botës bektashian vlera të veçantë të edukimit, përmes të cilave lindin e rritnin njerëz me tipare të tillë shpirtërorë. Emri i mirë i Sali Njazi shqiptarit, i kish kaluar me kohë kufijtë e perandorisë. Falë reformave të ndryshme dhe udhëzimeve për të ruajtur pastërtinë shpirtërore bektashiane, duke u përcjellë me respekt ndër milonat e besimtarëve në mjaft vende të Ballkanit, Mesdheur e deri në Azinë e Largme. Kur Mustafa Qemal Ataturku vizitoi teqenë e Haxhi Bektashit, mori mbështetjen morale dhe materiale të Sali Njazi Babait dhe Xhemaladin Çelebiut për luftën çlirimtare. Ishte ky hirësi në detyrën e kryegjyshit botëror që protestoi tek Qemal Ataturku, kur parlamenti u mbylli teqetë, dhe pse bektashinjtë e kishin ndihmuar në luftën e viteve 1923-1924 për çlirimin e vendit. Kryegjyshi Botëror Sali Njazi Dede, me origjinë shqiptar nga Starja e Kolonjës mendoi për transferimin e Qendrës Botërore Bektashiane në Shqipëri, u këshillua me këshillat gjyshërore dhe erdhi në Shqipëri më 28 janar 1930. Drita ishte çelur në Shqipëri falë vendimeve historike të Kongresit të Lushnjës i cili mori në mbrojtje besimet fetare. Kryegjyshata Botërore bektashiane ka histori të hershme dhe sot është një nga të katër komunitetet tradicionale fetare në Shqipëri që gëzon autorit të plotë. Me punën e tij të palodhur Hirësia e Tij, Kryegjyshi Sali Njazi, fis shqiptar, njihej si Papa i gjithë bektashinjvet të botës, u vendos në Tiranë si Kryegjysh i Shqipërisë dhe Krye i madh i këtij besimi. Ishte hirësia e tij që bëri kongrese, miratoi strukturë dhe bëri organizimin e bektashizmit. Më doktrinë bektashiane bëri që shqiptarizma të shtrihej dhe në hapësira të tjera ballkanike. Korrespodenca e Sali Njazi Dede me mjaft teqe në Ballkan e botë zgjidhi probleme të pronave, të personelit dhe të doktrinës së bektashizmit. Mbështetur në këtë doktrinë u manifestua qëndrimi në kryegjysh në Ballkan, por sidomos në Shqipëri që mbajti hapur dhe shtoi teqetë dita-ditës. Duke qenë një drejtues i aftë, ai ishte dhe krijues i talentuar i letërsisë fetare, sepse ishte një atdhetar i madh. Mëndja dhe dora e tij nuk firmosi pushtimin e vendit nga Italia më 1939. Ai kishte ndjenjën e lartë të atdhedashurisë dhe e ngriti bektashizmin në Shqipëri në një përmas? të re historike, duke pasuruar traditën bektashiane që vazhdon dhe sot. Me këtë qëndrim vërtetoi thënien e Haxhi Bektash Veliut se me fikjen e dritës nga Lindja, ajo ka për t’u ndezur në Perëndim. Kur Parlamenti turk urdhëroi mbylljen e të gjitha teqeve në peradorinë osmane, Sali Njazi Dedei i hodhi sytë nga atdheu i tij, Shqipëria. Natyrisht ai e dinte fort mirë se bektashizmi në trevat shqiptare kishte kaluar shekuj që ish lindur dhe rritur, ndaj dhe transferimi i qendrës botërore të këtij besimi, po shihej si një ogur i bardhë për shqiptarët, pavarësisht se çfarë feje i përkisnin. Janë disa letërkëmbime midis tij dhe Mbretërisë shqiptare në vitin 1929, të cilat nxjerrin në pah jo vetëm dëshirën e këtij kleriku për t’u vendosur në Shqipëri, por dhe garancitë pa asnjë interes të Mbretit Zog, për ndihmën e nevojshme. Kjo padyshim bëri që Sali Njazi Dede duke u këshilluar me këshillat gjyshërore në vende të ndryshme, me Mbretërinë Shqiptare mori vendimin për të prurë qendrën botërore bektashiane në Tiranë. Ky akt madhor, qëndron plot dinjitet midis zgjidhjeve të ndryshme të shqiptarëve, përgjatë historisë së bektashizmit në Shqipëri, Ballkan dhe në botë. Sali Njazi Dede, erdhi në Shqipëri me idenë e qartë për rritjen e besimit bektashian, pikërisht në jugperëndim të Europës të krishterë. Kleriku i shquar predikoi frymën tradicionale të besimit bektashian dhe të besimtarëve të thjeshtë. Mbretit Zog duke respektuar vullnetin e klerikëve bektashian me dekret të veçantë e emëroi në mars 1930 Sali Njazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve. Sali Njazi Dede u vu në krye të punëve të vështira për organizimin sa më të mirë të besimit veçanërisht në trojet shqiptarë. Ai arriti të kultivonte tek çdo besimtar që zemra e tij të rrihte me dashurinë e madhe për atdheun. Me kujdes fetar dhe intelektual përgatiti kongrese dhe statute bektashianë, si klerik i devotshëm, ishte i pari në zbatimin konkret të kodeve zakonorë bektashiane. Kudo në doktrina ai shfaqi urtësi dhe thjeshtësi emblematike, ruajti traditën brenda besimit, nguliti pavarësinë e ideve dhe të veprimit, edukoi ndenjën e atdhetarisë, si dhe mëri të natyrshme ndaj pushtesit. Për të gjitha këto vlera atdhetare Sali Njazi Deden në 28 nëndorin e vitit 1941, u vra nga dora armike, duke menduar se do të trembte krejt armatën e klerikëve bektashian. Sali Njazi Dedej ra dëshmor për kryerjen e misionit të tij të shenjtë. Të gjithë klerikët kanë dëshmuar atdhetari dhe dlirësi shpirtërore po aq sa myrshidi i tyre, i rënë theror, duke mos u pajtuar me pushtuesin, me tiranitë dhe idetë që e vdisnin lirinë njerëzore. Figura emblematike e Sali Njazi Dedeit është nderuar dhe në emetimin e pullës shqiptare në vitin 2001. Ai ka marrë titullin “Dëshmor i Atdheut” vendim nr. 505, datë 20.12.2011, Komisionit Qendror të Statusit të Dëshmorit të Atdheut, nga Presidenca është vlerësuar me “Urdhrin e Klasit të Parë” në vitin 1993 dhe “Nderi i Kombit” në vitin 2019. Këto dhe të tjera vlerësime i bëjnë nder jo vetëm besimit bektashian, por krejt Shqipërisë dhe botës. Kjo figurë e ndritur prej kleriku dhe martiri do të mbetet përjetësisht një figurë komplekse, e cila do të mbetet dhe një shembull i shkëlqyer dinjiteti, krenarie, mirësie dhe atdhedashurie. Sali Njazi Dede ishte dhe mbetet ideatori dhe ndërtuesi i godinës madhështore të bektashizmit, ishte modeli i klerikut me dije të mëdha, me urtësi dhe tolerancë. Ai na e mësoi rrugën, kështu duhet të ecim...