BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Opinion / Editorial

Dëshpërimi është njerëzor, molotovhedhësit janë mizorë

Dëshpërimi është njerëzor, molotovhedhësit

Gjithnjë e më të mpakur. Nga e marta në të martë, militantët i largohen protestës një nga një si të jenë më jerm apo të kërcënuar nga ndonjë pandemi. Ata edhe pse nuk e duan Erjon Velinë e kuptojnë se vota i hap dyert e asaj godine hijerëndë. Ajo i ngjitë në pushtet. Jo molotovët. Protestuesit duke qenë se janë një numër i papërfillshëm e kuptojnë më mirë se organizatorët apo iniciuesit dhe ideatorët se nuk munden, nuk kanë forcë t’i imponohen askujt. E shikojnë tërë këtë zbehje dhe mungesë mbështetjeje si kauzë të dështuar. Vetëm disa molotovhedhës shkojnë me idenë se jemi pak po duhet ta kompensojmë me dhunë. Ajo që evidentohet në protestat e opozitës para bashkisë çdo ditë të martë, të fshehur pas “Aleancës për Teatrin Kombëtar”, të cilit tanimë i është harruar fare emri, është zvogëlimi në progresion gjeometrik i pjesëmarrësve. Firo ditën e dytë, firo dhe vetëm firo. Tani që janë katandisur kokoshi një thelë, siç i thonë, kanë mbetur vetëm molotovhedhësit ata që e kanë për hobi ndezjen e flakëve dhe vendosjen e zjarreve. Edhe bluzat me portretin e Berishës të stampuara në pjesën ballore dhe parulla, “lironi liderin e opozitës” nuk bën punë. Në një prononcim e bija e Berishës,profesoreshë Argita, e cila ka të drejtën si gjithë qytetarët e tjerë të protestojë, deklaroi se ndihet shumë e dëshpëruar. Dhe për gjykimin e saj do të ishte shumë mirë që revolta të shtrihej edhe më tej. Të ishte më e ashpër. Shkurt të kishte një shkallëzim më të madh të dhunës, pasi koha është e tillë që sipas saj i jep opozitës motivin për të qenë më agresive. Një perceptim ky që nuk i shkon fare profesoreshës së jurisprudencës, një zonje të mirëshkolluar që e di shumë mirë se me dëshpërim dhe revolta nuk arrihet asgjëkundi, jo më të ngjitesh në pushtet apo të lirosh nga arresti në shtëpi askënd qofshin ata edhe njerëzit e tu më të afërt. Dëshpërimi i kujtdoqftë është njerëzor po molotovhedhësit janë thjesht individ mizor. Pretendimi se bëhet protesta për të mirën e qytetarëve për hallet e tyre është thjeshtë një ambalazhim për t’i paraqitur protestat e dhunshme në qendër të Tiranës si të sheqerosura dhe asgjë më shumë. Këto protesta me një numër kaq të kufizuar mbështetësish tregojnë se nuk ka kauzë dhe nuk kanë asnjë vlerë. Nuk i imponohen dot askujt, aq më tepër pushtetit qendror apo atij lokal të përqendruar në kryeqendrën e Shqipërisë, në Tiranë. Kjo nuk është baraz me atë se nuk ka për të protestuar. Ka dhe shumë madje. Çdo protestë duhet të ketë një produkt. Çfarë është përfituar deri më sot? Cilat prej objektivave janë arritur? Është trembur populli i kryeqytetit apo janë lëkundur pushtetarët në bashkinë e Tiranës? Asgjë prej këtyre nuk ka ndodhur. Përkundrazi, protestat janë shoqëruar me indiferentizëm maksimal të qytetarëve të Tiranës. Përjashtuar disa prej këshilltarëve të dy partive, asaj të “Rithemelimit” dhe Partisë së Lirisë, që janë shumë pasi e mendojnë veten, gladiatorë që janë gati të përleshen me policinë në emër të objektivit që i kanë venë vetes, të tjerët janë disa të ardhur nga larg, ushtarë të njohur të zhurmës dhe përleshjeve me policinë. Askujt nuk mund t’i ndalohet në demokraci të protestojë. Po njëherësh askujt nuk i justifikohen molotovët dhe flakadanët apo goditja e policisë që është atje, në mbrojtje të atyre që protestojnë, po njëherësh edhe objektit ku ushtron veprimtarinë e tij të ligjshme pushteti vendor i kryeqytetit. Deri tani, tetë protestave bilanci është negativ për organizatorët. Kanë zbehur fuqinë e protestës. Kanë humbur numrin e protestuesve. Janë rrudhur në atë masë sa nuk përbën asnjë arritje, qoftë edhe minimale. Tek e fundit çdo lëvizje ka një objektiv, ka një qëllim që synon apo arritje. Po kur për tetë javë nuk ke arritur të avancosh edhe një milimetër të vetëm dhe s’ke ngjitur një shkallë në objektivin që ke shpalosur për të larguar kryetarin e Bashkisë më të madhe të vendit atëherë duhet ta pranosh se ke dështuar dhe duhet të ndryshosh strategji. Dhunën nuk e mbështet askush. Populli, qytetarët e urrejnë zhurmën dhe kërkojnë qetësi, duan të jetojnë dhe të punojnë në paqe. Të kishte protesta motiv të shëndetshëm atëherë në ato protesta do ishte tërë qyteti i Tiranës dhe ndoshta do shkonin nga e gjithë Shqipëria. Qytetarët nuk është se nuk kanë ankesa. Se nuk kanë përse të protestojnë. Ata janë vigjilentë për gjithçka ndodh në këtë vend. Nuk është se janë pro korrupsionit apo i falin ata që shkelin ligjin. Po zgjidhjen e gjykojnë ndryshe, janë racionalë dhe praktikë, kërkojnë të bëhet gjithçka me ligj dhe jo me molotov. Është për këtë arsye që pas tetë protestave para bashkisë së Tiranës organizatorët kanë korrur një bilanc për të ardhur keq. Ata kanë humbur edhe atë që kishin në fillim, mbështetjen pasi askush nuk mund të dalë në protesta që kanë qëllim përfitimin individual dhe jo hellin dhe shqetësimin qytetar. As dëshpërimin. As molotovët nuk të nxjerrin në bregun e shpresës apo fitores. Përkundrazi të konsumojnë fizikisht e moralisht. Të pakësojnë pjesëmarrjen dhe shtojnë dhunën. Asnjëra prej tyre nuk është arritje. Të gjitha e kanë emrin: Dështim!