BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Opinion / Editorial

“Dialogu” midis dy monumenteve Pogradecit dhe Kutelit

“Dialogu” midis dy monumenteve Pogradecit dhe Kutelit

Në qendër të qytetit të Pogradecit, buzë liqenit tek një shesh ku ngrihet flamuri kombetar , pogradecarët thonë se këto statuja “flasin” me njëra-tjetrën, përmes mesazheve satirike që qytetarët i vendosin tek ato. Statuja që godasin dukuritë negative të qytetit dhe të vendit. Ato dëshmojnë guximin, talentin, sensin e humorit dhe prirjen për ndryshime të qytetarëve pogradecarë që kanë qënë oaz i diktaturës mbi 35 vjet kur bllokmenët vinin, pushonin në këtë qytet dhe ishin të survejuar nga qindra mijra sigurimsa që ruanin dikatorin Hoxha me silurues…Atëherë u krijuan vargjet e famshme të një kënge që u këndua në Gjirokastër:

Poradeci ynë.

në buzë të kufirit.

Ruan në gji Enverin,

si nëna të birin…

Madje u bë dhe një dokumentar luksoz me ngjyra “Bashkëqytetari ynë”…Dhe pikërisht në këtë kohë u shkrua në stadiumin e qytetit të Pogradecit “Poshtë diktatori Hoxha”. Sa e çuditshme është koha. Këta dy korifenj të letrave që diktatori Hoxha i burgosi (Kutelin) dhe Lasgush Poradecin e la pa pension në varfërinë e tejskajshme pasi nuk e shitën shpirtin dhe nuk krijuan asnjë varg për dikaturën e mbyllën jetën në mjerim…Atëhere Lasgushi në vitet e fundit të jetës thoshte: “Kur të vdesi Llazari (Lasgushi) nuk do t’i bëhet as varri, më vonë do t’i ngrihet lapidari…Dhe u deshën shumë vite më pas që Lasgushit t`i ngrihet monumenti dhe atij që i persekutoi këta gjeni të letrave t`i tërhiqet zvarrë monumenti dhe të zhduket me nam e nishan atje ku e kishin ngritur nga Tirana, në Korçë dhe Gjirokastër.

…E deshën këta dy korifej qytetin e tyre në pafundësi duke krijuar perla për liqerin, siç e quante Lasgushi, pyllin e gështenjave, Xheladin Beun apo Lumin e madh nga Kuteli…

…Po le të merremi në mënyrë metaforike me “dialogun’ që zhvillojnë dy monumentet e dy korifejve më njëri-tjetrin”

-Kuteli pyet Lasgushin:- Po si nuk më the mua, more i uruar, që këta të lenë në errësirë, tamam si në varr ngjajmë natën këtu në breg të liqenit, të pa ndriçuar tamam si fantazma…Këta të Bashkisë bënë ndriçimin e gjithë qytetit duke paguar paret e dynjasë e për ne nuk u gjet një ndriçues Nga poshte qe te dukemi edhe naten…Apo vazhdon përsëri persekutimi ynë dhe me këto monumentet mbase bënë biznes.

-E ku na pyet njeri neve, o i shkretë, na plasën këtu mbi bar pa asnjë pedestal me këto pallto të rënda…si statujat e Enverit dhe Stalinit.

-Ka rrezik të jenë ata kallëpë, vetëm kokat na kanë ndryshuar.

-More i thotë Kuteli, se ti i shikon se unë jam me kurriz, a vijnë ATA të mëdhenjtë andej tek blloku i vilave, atje kur dikur pushonte Enveri?

-Vijnë ore si nuk vijnë, në 1997 vilat u plaçkitën dhe u shkatërruan, por këta të rinjtë e pas viteve ‘90 i rregulluan, paguan qimet e kokës dhe bëjnë pushime për shtatë palë qefe…

-More Mitrush e shoh që këtu se i ke marrë pronat madje, u prish Pallati i Sportit që ishin harxhuar qindra milionë dhe aty është ngritur një pallat i madh sa një vapor, besoj kushedi sa pare dhe hyrje ke marrë, kurse unë hiç gjë nuk kam marrë nga tërë ato prona, nuk ka drejtësi në këtë botë meqënëse edhe vajza më punonte në Ministrinë e Drejtësisë…

– E çfarë prona mora unë, ore i shkretë, unë kam marrë këtë bronxin mbi kurriz ashtu si dhe ti…Më vjen inat për një gjë se në këtë monumentin më kanë harruar një cigare që kisha në dorë dhe dy gishtat bosh të cigares duket sikur unë zgjat dorën për të lypur…

– Ore Lasgush, a di gjë ti kush pagoi për monumentet tona? Se mos ka paguar ndonjë trafikant droge?

-Unë kam dëgjuar që Bashkia ka marrë ca lekë nga ‘Vodafoni’, nga këto antenat që ngrinin në qytet, por erdhi një ditë skulptori dhe më pëshpëriti këtu tek veshi se “do të shkul nga Pogradeci, pasi nuk na i kanë dhënë të gjitha lekët e punës së kryer…”.

– Eh, more miku im, edhe kjo na duhej, të na shkulin dhe të na heqin…

-Jo more, ia pret Kuteli, e ke kuptuar gabim, ty, po të të derdhin përsëri në bronx dhe të të vendosin në Tiranë andej nga parku.

-More Lasgush a u bë ndonjë konkurs midis skulptorve për ne të dy se unë kam shumë vërejtje kështu siç më kanë bërë, sidomos pjesa e mbrapme është një skandal.

-Jo ore çfarë konkursi, ai kryetari i Bashkisë para këtij thirri një skulptor dhe sikur të ishte mbret dhe i tha: “Na bëji këto dy monumente”.

– Po ka një ligj, ore vëlla që kur vlera e një vepre kalon mbi 10 milionë lekë të vjetra bëhet konkurs?

-Ore merr vesh që jemi bërë pa konkurs.

-Ore Mitrush, shoh tërë bregun e liqenit që është mbushur me çadra, mos është vendosur ndonjë ushtri në breg të liqenit, pyet Lasgushi.

-Çfarë ushtri more, janë çadrat e privatëve që u ka dhënë lejë Bashkia, hë, s’ka më si në kohën tonë që tërë gjolin e kishim ne poradecaret dhe laheshim ku të donim, tani duhet të paguash që të lahesh…Është ekonomi tregu, jemi në kapitalizëm, vetëm zogu këndon pa lekë.

-Shoh ca taksidarë të Bashkisë që vrapojnë në bulevard dhe thërresin paratë, paratë.

-Pse nuk e di ti që i tërë qyteti është kthyer në një parking të madh, vjen të pushosh në Pogradec do të paguash parkigun gati 6 mijë lekë parking pesë apo dhjete mijë lekë shezllon dhe e fillon plazhin dhe ujkendin në Pogradec me minus 10 mijë lekë, për të ngrënë mund të marrësh bukën nga shtëpia. Kësaj i thonë hajde një ditë në Pogradec që të mos shkelish më kurrë!

– Ore po këta prisnin pemët e parkut në mes të qershorit, e bënë parkun lakuriq të piqte dielli si në shkretëtirë…E di si thoshin në Austri: Kush pret një pemë ka vrarë një njeri, kush pret një degë ka prerë një krah. Ore Mitrush, si të duket shtëpia muze që të kanë ngritur këta të Bashkisë?

-Çfarë shtëpie more, ajo ka mbetur në themelet si atë ditë që filluan punimet, ka mbi 15 vjet që tallen.

-E mo, ç’i duam shtëpitë muze, ja kemi monumentet.

-Ore po më duket se ishte Kadareja një ditë dhe na solli të dyve nga një buqetë me lule, madje e shoqëronin edhe ata të Bashkisë.

– Po Ismaili na ka dashur vërtet ne, po si nuk i tha një fjalë atij të madhit të Bashkisë kur na pa që nuk kishim ndriçim dhe natën do të dukeshim si fantazma…

-Duket i ka dalë nga mendja apo nuk e ka vënë re, se na erdhi ditën…

Ky është realiteti i artistëve dhe mediokërve zyrtarë që duan të pëlqehen, të jenë të pranishëm kudo, të shihen e të bëjnë kompromise me secilin, sepse kështu do të krijojnë perceptimin se sa vlejnë! Tek Lasgushi dhe Kuteli, suksesi nuk bazohej vetëm tek puna, por tek talenti. Pra, ata nuk duhej të punonin që të bëheshin gjeni, sepse të tillë lindën. Pushtetarët xhelozë dhe mediokër e vranë intelektualin, artistin e gjeniun në maninë e tyre për sundim dhe famë. Ata i ke kudo si dje në diktaturë dhe sot. E, këtu, mes këtyre koloseve vjen në pah shkatërruesi e jo ndërtuesi; këtu vjen në pah ata që këta dy gjeni xhelozonin: “Ata si dje dhe sot flasin në emër të mediokërve dhe këto monumente që nuk i respektojnë nuk i kanë bërë që t`i nderojnë ashtu siç iu ka hije por për të fituar prej tyre kredo politike, për të marrë një karrike me vota të mashtruara dhe më pas t`i lenë në harresën e tyre…