Për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore, Shqipëria vlerësohet si një nga vendet më të favorshme në Europë,. Në krahasim me vitin 2019, kur prodhonte më pak se 1% të energjisë nga dielli, sot, vendi, në sajë të impianteve të shumta të paneleve fotovoltaike të instaluara, prodhon më shumë se 3.5 përqind të totalit, ose 3.5 herë më shumë. Ka shumë shembuj parqesh me panele diellore edhe tek ne. Për shembull, në Topojë të Fierit është realizuar një nga projektet e para për prodhimin e energjisë nga panelet diellore në Shqipëri, në vitin 2016. Parku ka një fuqi 10 megavat-orë të instaluar dhe është ndërtuar afër bregdetit të Semanit, në një sipërfaqe rreth 15 ha. Ky park tashmë ndodhet në vitin e tetë të prodhimit. Për kohën kur u ndërtua, ai qenë një inovacion. Tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë energjitike. Sot kemi arritur të marrim frytet e para konkrete të energjisë së krijuar nga burimet diellore. E kemi rritur këtë prodhim me herë në pak vite. Nga më pak se 1 përqind të totalit të prodhimit energjitik të vendit në vitin 2018, në 3.5 përqind të tij sot. Këtu kanë patur ndikim të madh edhe skemat mbështetëse të aplikuara nga qeveria. Aktualisht, ka nisur prodhimin, dhe pse në fazë eksperiemntale, një nga parqet më të mëdha, ai i Karavastasë. Ai ka një sipërfaqe 198 ha dhe vlerë investimi 100 milionë euro. Ka nisur prodhimin e pjesshëm të energjisë elektrike, ndërsa linja e transmetimit 220 kV Fier -Karavasta është vënë në punë. Kemi gjithashtu një park rrotull Semanit dhe Topojës, po në qarkun e Fierit, i cili ka kaluar fazat e fundit të testimit dhe pritet të kalojë në kapacitete të plota. Këto dy parqe janë me fuqi të instaluar me 190 megavat/orë të prodhuar, dhe nga parametrat teknikë të tyre, do të kemi 350 megavat/orë të prodhuar në vit. Kjo sasi energjie është shumë e madhe, serioze. Ndërkohë, qeveria ka lidhur kontrata, duke planifikuar të tjera parqe diellore në Ersekë, Seman. Janë një zinxhir parqesh të vogla, ka studime të ndryshme, pasi kërkesa e madhe ka zgjuar shtuar interesin e investitorëve. Një projekt me rëndësi është edhe parku fotovoltaik në zonën e ish-Uzinës së Ballshit, i cili është në proces pune. Në tërësi, ky numër i lartë parqesh diellore po kontribuon në rrjetin eletro-energjik të vendit. Ai përbën një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, që aktualisht varen në shumicën dërrmuese nga hidrocentralet. Me Karavastanë, kemi diellin më pranë në Jug! Problemin e kemi në zonën qendrore dhe jugore të Shqipërise, pasi trasmetimi në distancë i energjisë së prodhuar nga hidrocentralet në Veri, vjen me humbje, me problematikat e fluksit të energjisë, si dhe gjithë ato probleme teknike që e shoqërojnë. Me projektet e reja, qeveria po kontribuon në afrimin e burimit të prodhimit të energjisë elektrike, me konsumatorin. Po mbulohet gradualisht ai boshllëk stinor i konsumit të energjisë tek ne, në verë deri në vjeshtë, periudhë kur mbarojnë reshjet e shiut dhe jemi të detyruar të importojmë. Energjia diellore nga fotovoltaikët pikërisht po shërben si zëvendësues. Ky zëvendësues na vlen shumë për ekonominë. Parku fotovolatik i Karavastasë ka një fuqi të instaluar prej 140 MW, ndërkohë që sipas marrëveshjes së nënshkruar me shtetin shqiptar, kompania e njohur franceze Voltalia parashikon shitjen e energjisë elektrike me një çmim fiks prej 24.89 euro/mWh, për 15 vjet, për kapacitetin 70 MW. Ndërkaq, në fazë të avancuar është edhe ndërtimi i centralit diellor në Spitallë. Ndërsa hidrocentrali i Vaut të Dejës, një nga hidrocentralet më të mëdhenj dhe më të vjetër në Shqipëri, po kthehet në një qendër të integruar të prodhimit të energjisë së gjelbër. Hidrocentrali me kapacitet 250 MW, i vendosur në veriperëndim të vendit, ka shtuar së fundmi një njësi të energjisë diellore prej 5.1 MW në digën e tij në Qyrsaq. Është shembulli i parë në Ballkanin Perëndimor, i kombinimit të hidrocentraleve dhe fotovoltaikëve. Korporata Elektrike Shqiptare po zhvillon një procedurë tenderimi, për instalimin e një termocentrali diellor lundrues, në rezervuarin e hidtrocentralit të Vaut të Dejës. Panelet diellore po përdoren jo vetëm për prodhimin e energjisë në rang vendi, por edhe për të ndihmuar drejtpërsëdrejti qytetarët. Ne dhjetor te vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes rihapi aplikimet për paketën e dytë prej 2 mijë panelesh diellore për ngrohjen e ujit për qytetarët, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70 përqind nga Buxheti i Shtetit. Në thirrjen e parë në nëntor 2022 aplikuan 4 mijë familje. Sfidat kryesore për energjinë nga dielli sot janë kapacitetet trasmetuese, përmirësimi i rrjetit dhe sigurisht, sfida më e madhe është çmimi i bursës së energjisë, që është treg i ri në vendin tonë. Këto sfida po përballohen mirë nga qeveria sot dhe investuesit, të huaj e shqiptarë, janë optimistë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë