BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Dikur do të përfundojnë “dy sponsorët” e arrogancës në siguri pushteti të ER!

Dikur do të përfundojnë “dy sponsorët” e

Tani çfarë do që ti ndodhë pushtetit të ER-së, sado arrogant dhe nganjëherë dhe grotesk të bëhet, askush me mend në kokë, nuk dyshon se ai ka dy sponsor të jashtëzakonshëm mbas tij. E kushedi ai që po lexon këto radhë, kujton se njëri prej dy sponsorëve është bie fjala Soros! Po, po, dikush (nga SHQUP) e di zonjën Kim si sponsore të ER-së! Dikush di dhe demokratët në USA dhe këtë gjë e thonë në tavolina nga SHQUP-i dhe te partia e familjes Metaj! Ndoshta dhe dikush nga grupi i balerinave demokrate të Alibeajt, por dhe seksioni i Dumës mbase dinë dhe sponsor të ndryshëm oligarkik dhe politik me miliona e miliona të eurove të shpërndara! Po pra - ndoshta them! Por unë e kam fjalën për dy sponsorët e fortë, të rëndësishëm politik të ER-së që i bëjnë nder dhe shërbim atij, duke e sharë përditë dhe duke e kërcënuar apo reaguar që në fakt përkthehet - duke sponsorizuar Ramën të qëndrojnë në pushtet, para një shoqërie të sëmurë në mënyrë tragjike. Njëri sponsor është “Non Grata” në USA dhe Britani, por tashmë i lënë vetëm dhe në BE! Sali Berisha do të ketë punë me drejtësinë jo vetëm për “qenien non grata”! Ai duke mos dashur të rrijë në qoshen e tij dhe duke dashur të bëjë kapadaiun me fuqi të mëdha mbi të dhe duke kryer stazhin e fundit të folklorikut komunist i vetmi i mbetur i tillë në Ballkan, por dhe Europë, ka prishur përfundimisht lidhjet me SHBA-të dhe State Departament! Jo vetëm “afera e Çezit dhe Klubit Partizani, por dhe shumë të tjera si 21 janari e Gërdeci dhe ndonjë gjë tjetër si vrasje në Shqipëri përfshi 97-tën, do ti shtohen këtij sponsori të Ramës si marrëdhënie publike me drejtësinë në Shqipëri! Ai (SB) e di se nuk i bën Rama këto, por folklorizmi dhe pastaj një lloj frike e brendshme e ndalon të thotë, se të gjitha këto i ka nga përtej Atlantikut! Ai thjesht bën marrëzitë e fundit me plaka që thonë – na jep leje të vrasim Ramën! E nuk ka më sponsorizim më të madh se sa ky për Ramën! Më mirë kjo marrëzi dhe të tjera si kjo, se ti falësh 1 milion dollarë, për fushatë elektorale që ai nuk ka më nevojë, sepse ka plot! E ky është sponsori i parë, kurse i dytë është kryefamiljari i Partisë së Lirisë! Njeriu që u bë nga Rama President, por ja mori mendja ( në fakt nuk e kishte fytyrën e qeshur kur e bënë President, sepse diçka po nuhaste) se do të ishte dhe ballafaquesi i tij si njeri që e di veten të pa mposhtur, të pa friksueshëm nga askush dhe për këtë luan si te “Beni ecën vetë” dhe bën ngritjen e zërit në pyll! Po pra kur këndonte Beni – partizani në luftë po shkonte!!! Metaj ulurin drejt hënës për të treguar se nuk tremben, kur në fakt është i trembur! Ulurin drejt ER-së, por dhe ai vetë e di se ER nuk i ka bërë asgjë! Jo përveç se President! E ka kuptuar se edhe ai është me biografi “të mirë” kur arritën të gjejnë se është në dosje sigurimi! Mirë aferat e akoma jo mirë të mbyllura që kanë letra akoma të ditura, por dhe – dosjet e sigurimit?! Rama aty ka qenë dhe President e ka bërë – por edhe në këtë rast, ky sponsor i tij, e di se nuk e ka këtë “nder” nga Rama por ata që kontrollojnë dhe Ramën! E di se e kanë toleruar atë dhe Berishën por dhe Ramën e të tjerë mes tyre, shumë më tepër se të tjerë në Ballkan! Kanë tre dekada që (USA) tolerojnë! Ka ardhur fundi! Nuk mund të mbajnë më njëri tjetrin të tillë sponsorë politikë të njëri tjetrit! E këtë gjë nuk e bën as ER-ja, as qeveria e Surrelit dhe as “qeveria” e Rilindjes dhe as Partia Socialiste që ka bashkëjetuar dhe ka bërë faje sëbashku me to. Për tre dekada! E dinës e nuk do të kemi më drejtësi as prokurori dhe as gjykata të larta në duart e tyre! E dinë se kontrollohen por luajnë pjesën e fundit në demokracinë e Shqipërisë që e kanë degraduar sëbashku duke u bërë sponsorë të së keqes! Si përfundim, si SB dhe IM, dikur do të përfundojnë së qeni sponsorë të ER-së! Sigurisht do t’ju vijë fundi. E ky moment do duket nga sot si fitore e Ramës! Patjetër që është pjesëmarrës në fitore ER-ja, por jo iniciatori dhe kryesori apo thelbësori! Ai në atë moment, do të jetë më vulnerabël se gjithmonë dhe ky është momenti që do të mendohet mirë të rrijë apo të largohet nga pushteti pa alternativë politike në Shqipëri. ER-ja ka sot dy sponsorët e tij që quhen Sali Berisha dhe Ilir Metaj! Nesër ato nuk do të mund të jenë më sponsorët e tij. Ky moment është dhe fillimi i largimit të Ramës nga pushteti.