Faleminderit Z.Auron Tare! Dhe një e ardhme për plazhet nudo. Në vazhdim të falënderimit për Z Auron, i cili me largpamësinë e tij po mendon për kthimin e ishullit të Sazanit në një perlë të turizmit, me këtë rast më lejoni të jap disa mendime në gjuhën e inxhinierit. Duke patur parasysh që në Sazan është shpuar 3500m thellësi dhe ka dalë vetëm ujë i kripur, si dhe mungesa e elektrikut. (Në vitin 1980 u shtrua një kabull elektriku dhe një linjë telefonike të cilat u shkulën në 1997), po që natyrisht mund të rishtrihen. Ndaj, do të sugjeroja që Sazani të ndahej në parcela ku arkitektet të planifikonin vendosjen e paneleve diellore. Dhe në vartësi të trëndafilit të erërave, i cili do na përcaktonte drejtimin e erërave, të vendoseshin shtylla të larta, me helikë në majë të shtyllës, të cilat do të prodhojnë energji elektrike. Gjithashtu, do të sugjeroja rreth e qark ishullit të Sazanit një shëtitore për këmbësorët apo ata me biçikleta. Dhe së fundi me gjuhën e kulturës do të sugjeroja që në ishullin e Sazanit një parcelë mund të planifikohej dhe pse jo edhe për plazh nudo, aq të kërkuar nga Europa e kulturuar.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë