BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Opinion / Editorial

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Përditë Saliu me Gazin, dhe pak më rrallë Iliri, shfaqen në ekranet televizive dhe bëjnë deklarata demokracie para publikut, sipas pyetjeve të porositura që u bëjnë gazetarët. Një portal i Berishës, që ditën kur gjyqtarja Irena Gjoka dha masën e sigurisë për Berishën dhe Jamarbër Malltezin, vazhdon t’i drejtojë asaj pyetjen: a je shkarkuar nga ish-presidenti Berisha për korrupsion, dhe a je në konflikt interesi me vendimin që ke marrë? Meqë Berisha po “digjet” për Kushtetutën dhe mediat pranë tij e gazetarët e “pavarur”që e ftojnë atë në studio, rrinë kokëulur para tij, po u drejtojmë disa pyetje tri “kokave të mëdhaja” të opozitarizmit të cilët mbajnë monopolin e “së vërtetës” në Shqipëri:

Pyetje për Berishën:

- A është gjyqtarja Olldashi në konflikt interesi me vendimin që mori për lirimin e Malltezit në arrest shtëpiak, kur ajo ka fituar apartament tek kullat e ndërtuar prej tij?

 - A i qëndron më deklarimit publik, se katër protestuesit në 21 janar u vranë nga “çadrat pistoletë “ dhe “thikat me helm”?

- A e mbron akoma deklarimin se “ do të vrisje jo 3, por edhe 30, 300 e 3000, nëse prekeshin institucionet”?

-Si ish President dhe ish Kryeministër, a i që qëndron më vlerësimit që bëre më 21 janar, se “Prokurorja dhe Presidenti i Republikës ishin lavire dhe horr bulevardi ?

- A ishte shkelje e Kushtetutës urdhri Juaj për të mos t’ia dorëzuar Prokurorisë zinxhirin komandues të Gardës që bëri vrasjet e katër demonstruesëve?

-Para ca ditësh deklarove se “nuk komentoj reagimet e ambasadorëve”. Të pyesim, a janë më për Ju Yuri Kim, një “McGonigal me fustan”, “guvernatore e blerë nga Edi Rama” dhe Ambasadori Britanik “një mafioz i korruptuar”, dhe kur do t’i publikoni dokumentet kompromentuese që dispononi për këto?

-Pse aktivistja Evi Kokalari, nga një mbështetëse e flaktë foltoreve tuaja, është kthyer kundërshtarja politike më e ashpër e juaja?

 - A mund të argumentoni “metamorfozën” brenda një viti të Lul Bashës nga “ yll në ngjitje” dhe “e ardhmja e PD”, në “Lul Brava dhe peng i Ramës?”

-A është më Gaz Bardhi vrasësi i Elbasanit, i cili sipas jush “ka heshtur për krimin e bërë?”

-Cili është përfundimi i gjyqit në të cilin padite Blinkenit në Francë ngaqë të shpalli “non grada”?

- A i qëndron më deklaratës se Krichbaum, që e quajti të drejtën masën e marr nga Prokuroria ndaj Jush, se “ai fliste në emër të tij dhe jo të CDU-së dhe a e ke paditur edhe atë në gjyq siç premtove?

-Kur do t’i nxjerrësh videot erotike dhe dokumentet kompromentuese që disponon për gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët e korruptuar?

-A mund të na tregosh qoftë edhe një rast të vetëm, që jeni paraqitur në organet e drejtësisë, kur jeni thirrur nga ato?

-A i qëndroni më deklaratës se Meta “është Ilir Floriri”, “koka e qelbur e krimit “ dhe “njeriu që përfaqëson klanin më të rrezikshëm të trafiqeve në Shqipëri”?

-A është aleati yt Ilir Meta ai që keni vërtetuar se “si Ministër i Jashtëm negocioi me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar postin zyrtar për të mashtruar për interesin e xhepit të tij?”

-Tani që Duka është rreshtuar në frontin tënd “opozitar”, a është më ai për ju “Duka i krimit?”

-Si e shpjegoni që ashtu siç mohuat baxhanakun tuaj që u vra në Gërdec,deklaroni sot se nuk keni asnjë lidhje me Erzen Breçanin, Shefi i Grupit tënd i Shoqërimit dhe ish kandidati yt për deputet, i arrestuar si bashkëpunëtor me krimin?

-A i ke thënë Ilir Metës, kur djali yt Shkëlzeni ishte i përzier me aferat korruptive të Gërdecit, se “…Shiko çfarë ka bërë ky budallai im, ça t’i bëj këtij budallait,se më turpëroi?

-A u qëndron deklaratave të prera “për rrezikun” e pranimit të refugjatëve në Gjadër, pasi ata “ do të sjellin vetëm dhunime seksuale e vjedhje si në Gjermani e Itali?”

-Nga kush është e kapur gjykata, e cila e ka dënuar me dy vjet burg Salianjin dhe ai i vë “trimërisht” zjarrin Parlamentit?

 Për Metën:

- A i qëndroni më deklarimeve të dikurshme se “Sali Berishës nuk i duhet fare NATO, sepse ai ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë?”

- A ka qenë i vërtetë deklarimi që keni bërë në parlament për Berishën: “për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë dorëheqjen një herë. Nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën? “

-A vazhdoni ta keni bindjen për lidhjen e Berishës me Gërdecin se “një Kryeministër si Berisha, i cili di edhe për një pastruese që është në opozitë me Partinë Demokratike në një institucion apo drejtori, dhe e largon nga puna, si të mos e dinte që kishte një fabrikë të tillë çmontimi predhash dhe armësh në mes të metropolit Tiranë-Durrës”?

-A ka qenë i vërtetë deklarimi i atëhershëm se “Shteti është i kapur kokë e këmbë nga Sali Berisha, për fat të keq, Kryeministri i këtij vendi?”

-A vazhdoni ta keni më mendimin që keni deklaruar dikur se “Z. Berisha përfundimisht është një politikan i degraduar që kujton se me teorinë “shpif, shpif se diçka do të mbetet” mund të mbetet diçka në mendjen e qytetarëve?”

- A i qëndroni deklarimit të korrikut 2002 se “Berisha projektoi piramidat?”

- A i qëndroni më deklarimit të vitit 2000 se “Berisha privatizoi pronat publike me njerëzit e SHIK-ut për nevojat familjare?”

 Për Gaz Bardhin :

-A e pranoni ju shpalljen e Berishës “non grada” nga SHBA?

-A e pranoni sulmin që bëri Berisha ndaj selisë së PD, kur ishte ti Sekretar i Përgjithshëm,në 8 janar?

-Ai i qëndroni më deklaratës se “Berisha kërkon të bunkerizojë PD, njëlloj siç është bunkerizuar vetë dhe familja e tij?”

- A i qëndroni më deklaratës se “që nga 9 shtatori prej Berishës kemi dëgjuar gënjeshtra që të shndërrojë PD në shërbim të hallit të tij personal?”

- A është më për Ju Berisha “Babi i Zenit, që nuk e njeh baxhanakun e tij që shërbente në Gërdec?”

-A i qëndroni më deklarimit që “Berisha është njeriu që përpiqet t’i mbivendoset PD me dhunë dhe retorikë përçarëse?”

-A e ka më vilën luksoze Flamur Noka, për të cilën e ke akuzuar, apo e ke harruar, meqë tani jeni dy Sekretarë të Përgjithshëm të Rithemelimit të Saliut?

-Kur do ta vërtetoni me pamje e dokumente, siç keni premtuar, se “mbledhja online e Këshillit Kombëtar që organizove për tekat tuaja, ishte ligjore?”

-A vazhdoni akoma, të zgjidhni mes Edi Ramës dhe Berishës, Berishën e shpallur” non grada” nga SHBA?

– Si e keni kuptuar deklarimin e fundit të Ambasadës Amerikane se “nuk ka ndryshuar qëndrim me “non-gratat” dhe se “nxisim të gjithë aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla?

 Dhe së fundi një pyetje konkluduese për mazhorancën:

-Nëse e keni seriozisht pastrimin e parlamentit dhe të politikës nga ish-komunistët dhe ish spiunët e sigurimit, pse vazhdoni ta mbani në sirtar dhe nuk e zbatoni Ligjin e miratuar për këtë qëllim… ?