Identitetit dhe krenarisë kombëtare t’i dalim zot ne të nderuar bashkëkombas arkadashë e arkadhashë. Ato fjalë simbolizojnë Dodonën Pellazgjike, paçka se i quajnë latine apo turke. Historinë tonë e kanë grabitur dhe përshtatur të tyren latinët, grekët, turqit e me radhë. Dodona na bën apel të vëmë në vend padrejtësitë historike dhe të futet në UNESKO. Arkadhash e arkadash do të thonë vëllai im, miku im, shpirti im, biri im që në origjinë simbolizojnë faltoren mëmë Dodonë dhe përdoren në Kamnik e më gjerë. Arkadhash-arkadhë përjetëson ndërtuesit arkadhë, tirenj, pellazgë kurse arkadash vetë faltoren. Në mitologji, etj shkruhet “Në krahinën e Arkadisë ndodhej një Olimp i dytë” e në latinisht Arkadi-faltore. Ato fjalë nuk janë as latine e as turke që dikush mendon por krejt shqiptare, etnike e të lashta. Arkadhash do të thotë vëllai im ose miku im me prejardhje nga arkadhët. Arkadash në kuptimin shpirtëror shpirti im, biri im që në origjinë ka faltoren mëmë, rrënjën e shenjtërimit. Ato fjalë krejt shqiptare mendoj të jenë të parat në fjalorin e gjuhës shqipe që akademikët tanë kanë në duar e të mos tregohemi inferiorë ndaj kontributit të paraardhësve tanë në qytetërimin e popujve që ka lindur në lashtësinë më të thellë në Dodonën Pellazgjike. Tre vite insistoj që Kamniku Neolitik të futet e të mbrohet nga UNESKO. Dhjetra kërkesa zyrtare u kam drejtuar institucioneve tona përgjegjëse por kambanat time nuk po u tingëllojnë as si një çokane. Kam botuar një enciklopedi e mbi 10 kumtesa qarkullojnë në rrjetet sociale. Mos vallë unë, studiuesi Kujtim Mateli, etj gabojmë që duam të zbardhim të vërtetën Dodonë apo nuk duan t’ia dinë institucionet që mendojnë çtë rrëmbejmë e s’u bën përshtypje. Studiuesi Kujtim Mateli argumenton shkencërisht një Dodonë bijë iliro-epiriote në Dëshnicë të Përmetit lidhur me Luftën e Trojës, me Omerin, Priamin, Parisin, Odisenë, Akilin, etj heronj pellazgjike. Unë argumentoj qytetin mitologjik të Perëndisë Dodonë më të lashtë mbi Dhe me dy të veçanta të njerëzimit në Kamnikun Neolitik të shquar për tempullin mëmë Dodonë, rrënja e besimit shpirtëror dhe Lisin e Shenjtë, rrënja e jetës në tokë. Dodonat bija në Tomor dhe në Dëshnicë të Përmetit formojnë trekëndësh me Dodonën mëmë i cili zë vend në pikturat qeramike dhe në simbolet mitologjike. Institucionet shqiptare janë të vonuara për Kamnikun e shpallur monument kulture të kategorisë së parë që në 1974 për ta futur në UNESKO si trashëgimi kulturore e pazëvendësueshme botërore. Informacion pa fund bile me inflacion të madh kam postuar në rrjetet sociale aq sa ma do mëndja që lexuesi është bezdisur dhe i anashkalon. Dodonën Pellazgjike, Perëndi e parë e Perëndive e kanë cilësuar historianët e lashtë pa mbarim e nuk përbën diskutim. Shtroj pyetjen mbase befasuese: “A simbolizon Nëna e Madhe Dodonë Zotin e Plotfuqishëm” i cili si çdo ngjarje ka një origjinë dhe nuk gabojmë para tij në se e zbulojmë bile e vlerësojmë. Ngjarjet Dodonë duhen vlerësuar një nga një filluar nga neoliti. Dy vjet të shkuara u them dy miqve tim. A e dini që trashëgimia kulturore kombëtare është kultura neolitike e Kamnikut që me shaka mu përgjigjën: “se je ti nga Kamniku”. Kultura Neolitike e Kamnikut fatkeqësisht njihet pakë dhe nga institucionet kurse Dodona Pellazgjike-Ilire shumë më pak. Rrënja jonë arkadhe-pellazgjike-ilire-ariane-shqiptare kërkon përkushtim për tu njohur e vlerësuar. Dodona Pellazgjike-Ilire është histori universale e njerëzimit e varrosur për mijra vite, e manipuluar dhe tjetërsuar, e përvetësuar dhe ngatërruar. Ajo duhet lexuar e rilexuar për tu kuptuar në të gjithë thellësinë e gjerësinë e saj, në lashtësinë dhe madhështinë Dodonë. Kamniku Neolitik ku janë thellë në tokë rrënjët e ngjizjes së njerëzimit kërkon vëmendje të shtuar. Debati që insistoj është vlerë kombëtare e pa imagjinueshme. Qytetin e lashtë Dodonë në Kamnik e kam sqaruar imtësisht. Provat gjuhësore do të pasohen me të tjera. Problemi nuk është që unë të shes 100-200 kopje të cilat kanë shkuar në Amerikë, Angli, Maqedoni, Greqi,Turqi, Itali e Gjermani por dhe të mos shiten i llogaris të humbura. Shqetësim mbetet indiferenca e institucioneve lokale, qendrore e ndërkombëtare që s’lobojnë apo thjesht të interesohen ç’po flet ky “i marrë”. Unë jam i hapur e askush nuk më ka kundërshtuar. Zoti dhe Perëndia më kanë mbështetur dhe askush tjetër që kam kërkuar ndihmë. Duke shpresuar në ndjeshmërinë, angazhimin dhe vlerësimin tuaj, Ju faleminderit!
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë