Gërmimet arkeologjike në Kamnik zbuluan objekte dhe fenomene të jashtëzakonshme të pagjetura në Europë. Dëshmitar okular i tyre dhe djalë fshati tërë jetën ju përkushtova ambicies të zbuloja kush qytet i lashtë është Kamniku Neolitik i shpallur monument kulture i kategorisë së parë. Prej vitit 2020 artikuloj shkencërisht, promovoj, loboj, trokas dyersh institucionesh dhe apeloj ‘Kamniku Neolitik të futet dhe mbrohet nga UNESKO’. Kamniku Neolitik është qyteti prehistorik DODONË. Dodona e shenjtë ku janë rrënjët e njerëzimit ka pesëmijë vite e groposur në tokën Nënë. Manipulimet mjeshtërore nga pushtuesit helenë të Pellazgjisë të cilët uzurpuan dhe përvetësuan qytetërimin pellazg e bëjnë të vështirë konceptimin e madhështisë Dodonë të cilën bizantët e quajnë Kolonjë dhe sllavët Kamnik, kamen, gur, shkëmb i Larmë. “Nuk ka asgjë të fshehtë që nuk do të zbulohet” (J.Krishti).“…Këtë e kuptojnë ata që janë të zotët e mendjes” (Profeti Muhammed). Enciklopeditë Kamniku Neolitik Dodona Plakë Kolonja argumentojnë shkencërisht zbulimin historik më të lashtë mbi Dhe. të vendbanimit matriakal prehistorik, qyteti Dodonë Nëna e Madhe. Dhjetra referate Dodonë qarkullojnë në shtypin periodik e Facebook të cilat vlerësohen nga lexuesi. Dodonën e ka lënë testament Homeri i cili shkruan si të ketë lindur e rritur në Dodonë. “Zeus mbret, Dodona e largët, Perëndi pellazge që mbretëron mbi Dodonën, në këtë vend të ashpër të selëve, profetët tuaj me këmbë të palara që flenë mbi tokë! Ti nuk ke refuzuar të më dëgjosh më parë dhe të pushtosh akejtë për të më nderuar” i drejtohet me lutje Akil Pelindi dodonasi. ( Il. XVI, 220 – 235). Poeti pohon që Dodona është qyteti Perëndisë Dodonë. Hesiodi, etj historianë të lashtë e përshkruajnë Dodonën histori të shenjtë hyjnore edhe njerëzore. Evropiani është zhdukur dy herë prej Akullimit. Paraardhësit tanë në Dodonë mbijetuan dhe u bënë gjuhëfolës dhe pjellë e racës njerëzore. Ata nga një grup i vogël u shtuan nga martesat deri motër vëlla dhe populluan më gjerë Europën e zbrazur nga njeriu. Dodona e Vjetër ose Plakë (Gratë) është zbulimi më i lashtë i historisë së njerëzimit. Dodona është themeli pellazgjik i shumë kërkuar. Ajo plotëson zbrazësi të mëdha në historinë shqiptare dhe të njerëzimit dhe e zbuluar kur kishin humbur shpresat se do të gjendej. Miliarda dollarë janë shpenzuar dhe mijra dijetarë i janë përkushtuar çështjes Pellazgjike. Ajo ekziston në burime të shkruara prej lashtësisë, herë kaone, thesprote apo molose e shkatërruar disa herë dhe e rindërtuar. Madhështia Dodonë zë fill në prehistori në matriakat ku është ngjizur njerëzimi. Ajo për 10 mijë ish vite kryeqendra e pellazgëve hyjnorë. Zbulimet arkeologjike të gërshetuara me simbolet mitologjike, gjurmë, toponime, varre të lashta, gojëdhëna, imazhe, kujtime, etj në terenin konkret përputhen me burimet e shumta të shkruara që prej lashtësisë të cilat në mënyrë sintetike të përmbledhura theksojnë:
1-Perëndia Dodonë shtysë e parë hyjnore, Krijuesi i gjithësisë, Perëndia më e lashtë. Dodona është vlerë universale e njerëzimit. Ajo ka hyjnizuar një kodrinë në veri të Epirit të Ri.
2- Qyteti Dodonë i perëndisë më të lashtë mbi Dhe i shquar për faltoren, më të vjetër, më të parë, tempull më i lashtë mbi Dhe ish i pa zbuluar dhe shumë i kërkuar e i debatuar.
3- Panteoni olimp ose Shtëpia e perëndisë Dodonë dhe lojërat olimpike ku u zhvilluan edhe në shek. e tretë zënë fill në Dodonë prej nga organizoheshin lojërat olimpike të radhës.
4- Faltorja hierore Dodonë një pikë e fiksuar qendra e qiellit dhe tokës së botës lashtë.
5- Faltorja hierore me lisin e shenjtë ishin 10 mijë vite kryeqendra politike dhe hyjnore.
6- DPK qytet prehistorik i një grupi 8-88 paraardhësish Arë, Arkadhë, Tirenj, Pellazgë hyjnorë të cilët i mbijetuan Akullimit brenda në shkëmb për tu bërë pjellësi i racës njerëzore.
7- Bijtë e Nënës Madhe Dodonë në mijra vite populloi Europën e më gjerë Azi e Afrikë. Pjella e saj krijoi Perandorinë Pellazgjike e cila mori të tatëpjetën në luftën Pellazgjike të Trojës.
8- Njeriu ulëritës në Gurrat Mitologjike në Dodonë gjatë Akullimit u bë shoqëri, ndjeu nevojën e të folurit, u zhvillua truri e laringu dhe përfundoi evolucioni i njeriut të sotëm.
9- Njerëzimi ka stërgjyshër Nënën e Madhe dhe etni e gjuhë të stërlashtë pellazgësh.
10- Gjuha e folur lindi në Dodonë. Arë, Arkadhë dolën nga shkëmbi pellazgë gjuhë folës.
11- Gjuha e parë mbi Dhe, nënë e Europës është gjuha shqipe, e shkëmbit, trashëguar në mijra vite si shenjë e kombërinë shqiptare nga e kanë origjinën gjuhët dytësore, tretësore.
12- Shkrimi shkruhet se ka lindur në DPK nga ku e morën fenikasit dhe ua dhanë grekëve.
13- Fortifikimi i parë mbrojtës mbi Dhe u zbulua në DPK që provon bashkësi sociale fisesh.
14- Industria e qiramikës në komplekse furrash të pa gjetura në Europë lindi në Dodonë.
15- Ndërtimet e para mbi Dhe të provuara me gërmime arkeologjike filluan në Dodonë.
16- Arti e piktura lindën në Dodonë të trashëguara në shumë parete dhe objekte kulti.
17- Pellazgët shpikës të shkencave natyrore shquhen në shkencën hyjnore. Mitologjialindi në Dodonë nga ku e morën grekët dhe romanët. Mitologjia në origjinë është dodonase.
18- Besimet animiste prej 300.000 vite të shkuara shfaqen te homosapiensi dhe bëhen më të dallueshme 50.000 vite e këtej të cilat provohen me objekte kulti prej guri stralli.
19- Feja pagane dhe objektet e kultit të pagjetura në Europë [ të shpallura trashëgimi kulturore] e kanë origjinën te faltorja hierore Dodonë.
20- Perënditë dhe hyjnitë e para e kanë origjinën nga faltorja hierore, Dodona Plakë.
21- Nëna e Madhe Dodonë, kult i zbuluar në Kamnik quhet edhe Toka Nënë e shenjtë.
22- Faltorja Dodonë me Lisin e Shenjtë ish 10 mijë vite kryeqendër e pellazgëve hyjnorë.
23- Faltorja hierore Dodonë, qendra politike e hyjnore qiellore, tokësore e nëntokësore e botës së lashtë kishte organizim perfekt dhe faltore të saj në të gjithë hapësirën gjeografike dodoniane ku hynin dhe përgjithësoheshin në Pellazgji shpikjet e reja dhe kulturat Pellazgjike:
a )Faltoret Dodonë më të vogla e të mëvonshme jashtë kontinentit në Armeni dhe në Egjipt kishin vartësi e lidhje me faltoren hierore të qendrës Pellazgjike në Dodonë.
b) Faltoret lufra ose lushie në të gjitha fshatrat dhe qytetet ku banonin pellazgë brenda dhe jashtë kontinentit ishin nën administrim edhe në vartësi të faltores të qendrës në Dodonë.
c) Hyjnia e Skulakes [Lumi nëndheshëm Skyle] te Burimi lidhte shpirtërisht pellazgët në Had të vdekur dhe të gjallë brenda e jashtë kontinentit, me tokën e shenjtë dhe faltoren hierore.
d ) Orakulli i Lisit të Shenjtë, Lisi i Mirë Kamnik, simboli kyç dhe ADN-ja Dodonë është hyjnizuar nga perënditë Dodonë e Zeus që bashkëjetuan disa shekuj. Ai u bë vend haxhillëku për të gjithë botën pasi u hap fjala se vdiq zoti Dodon dhe u varros te lisi i madh në Dodonë, Kamnik.
e ) Orakulli më i vyer për njerëzinë në Tomor është bijë Dodonë në ndihmë të faltores.
d ) Orakulli i Apollonit i ngritur në shek. VIII–të p. Kr në Delf, në Dëshnicë të Përmetit etj të më vonëshme në Volos, Itali, janë bija stërbija të faltores si dhe [tylbe] te Lisi i Mirë në Kamnik. Faltore hierore është një e vetme [ Mekami] në majë të shkëmbit të Larmë në Kamnik.
24- Qyteti prehistorik Dodonëka vetëm një i groposur 2800 vite p. Kr. Ai në rrudhje pas shek X-të quhet Kolonjë i shpërbërë në mesin e shek XVIII-të me emër sllav Kamnik, kamen, gur, shkëmb i Larmë plot shpella e guva dhe me [mekamin] faltoren hierore Dodonë në majë.
25- DPK zë fill në fillimin e historisë njerëzore në prehistori në periudhën e artë mitologjike dhe ka vijuar në të gjitha epokat historike e mitologjike. Bektashianët bënë pronë të tyre orakullin Dodonë në Tomor, Lisin e Mirë të Shenjtë në Kamnik dhe të gjithë simbolet pagane.
26- Dodona është pikë e fiksuar në fund dhe kufi me fushën e Hellopisë, (Barmashit). Përjetësohet në toponimet profetike gjeografike: – Burimi Dodonë, – Lumi Dodonë, – Pylli Dodonë, – Malësia Dodonë, -Shkëmbi i lartë Dodonë, Lisi Dodonë, simboli kyç dhe ADN-ja Dodonë.
27- Dodona ish qendra e Peshkopatës së vjetër kur transferohet tempulli Dodonë në Kishën e qytetit Dodonë. Gjurmët dhe toponimet e vendeve të shenjta Mekam apo kullë roje manastiri, manastir në krye të Luadheve të Qytesë, kisha Kamnik janë radhë mbi shkëmb. Kisha me tempullin Dodonë shenjtërohet Kolonjë e Kamnik siç i ndërrohet emri vendbanimit.
28- Kryeqyteti [Dodonë] i themës së tetë Nikopol është qyteti Dodonë ku është lisi që flet për misteret e perëndive ose marëzitë e lisit Dodonas. Thema më 1018 quhet Kolonjë.
29 -Përshkrimet Shkëmbi i Madh, shpella e Gurra Mitologjike ku lindi tempulli e dolën nga shkëmbi gjuhëfolës, dy lumenj para tij, pyll e moçal te Lisi i Shenjtë, tufë pëllumbash, varet e Selës, akuj e borë, në fund fushe, përpjetë në kodër, etj në terrenin konkret janë në Kamnik.
30-Fenomenet dhe objektet arkeologjike të jashtëzakonshme të mbuluara në tokën e shenjtë dy mijë vite para epokës homerike çelin sot Muzeun H. Kombëtar, në Ersekë, etj. Objektet e kultit dodonas janë shpallur trashëgimi kulturore. Rrënojat e mekamit në majë të Shkëmbit të Larmë Kamnik (faltorja Hierore) dhe Lisi i Mirë i Shenjtë Kamnik ishin kryeqendra e Botës Lashtë.
31-Njëzet vende të shenjta pagane, kristiane, islame e bektashiane nga mekami në majë të Shkëmbit të Larmë, Guri i Himos e deri në majë të Çukës kanë si lider shenjtërimi Lisin e Mirë. Toponime, imazhe, gojëdhëna, murishte, varreza të lashta, kujtime, gjurmë, qiramika e gurë stralli anembanë Kamnikut provojnë qytetin e shenjtë Dodonë për të cilin ka të shkruara nga të lashtët. Kamniku Neolitik e meritonte të futej e mbrohej nga UNESKO qysh në vitin 1973 kur u shpall monument kulture i kategorisë së parë. Ai zë vend të rëndësishëm në konferencat kombëtare e ndërkombëtare për përdorim të brendshëm por i panjohur për publikun e gjerë, i pa studiuar e i lënë në mëshirë të fatit jashtë çdo vëmendjeje që ende nuk reagojnë e kuptojnë. Qytete antike të rrafshuara nga Pol Emili në Epir janë 70 plus 173 mbas kryengritjes së Batos në vitet 6-9. Dodona Plakë është i vetmi qytet prehistorik ku janë rrënjët e njerëzimit dhe qytetërimit botëror. Rindërtimi i Dodonës do tu shërbejëbrezave për edukimin hyjnor e historik si vlerë universale e njerëzimit, ngjarje e pa imagjinueshme, qendra e Botës së Lashtë. Dodona e mbuluar në tokë pret të dali në mejdan. Pse heshtin institucionet akademike që kanë edhe njoftim zyrtar? Pse?!? Tek ne nuk ka akademik të mirëfilltë pellazgjik. Mos vallë nuk më lexojnë e bëhen xhelozë? A do të mblidhen për konsulta? Kush do të më kontaktojë me zotin Dominik Brikel në Universitetin e Sorbonës të Parizit, shkencëtar, specialist e njohës i Pellazgo- Etruskëve, një popull i stërlashtë. Dashtë zoti teza ime të vejë në vesh të z.Brikel. Unë jam në sinkron me Robert d’Angely: “Pellazgët janë baza e gjithçkaje”. Mbase edhe të tjerë ndajnë këtë mendim. Mendoj se ja vlen të bëhemi bashkë për promovimin e Dodonës Plakë Kolonjë, zbulim i paimagjinueshëm i historisë njerëzore. Perëndinë e kemi shumë pranë por larg i qëndrojmë. Fuqia hyjnore do ta nxisë zhvillimin dhe përparimin tonë. Mos u frikoni nga e vërteta por nga Perëndia që na she e ndihmon dhe të paudhët ndëshkon.