Krijuesi i gjithësisë pranohet si ‘shtysa e parë hyjnore’ në të gjitha fushat e shkencës. Ai në literaturën shkencore e fetare quhet Perëndi, Zot e Alla si i vetëm i mbinatyrshëm. ‘Sa larg është ky zot nga ai i vjetri, krijues i qiellit dhe i tokës, sundimtar i gjithësisë, pa të cilin nuk mund të bjerë as edhe një qime nga koka!’ shprehet F.Engels, Dielaktika e Natyrës (f.230). Njutoni i la ende Zotit ‘shtysën e parë [hyjnore]’ por i ndaloi Çdo ndërhyrje në sistemin e vet diellor. Pater Seki e përjashton në mënyrë shumë kategorike nga sistemi diellor, duke i lejuar aktin e krijimit vetëm për mjegullnajën fillestare. Po kështu qëndron puna e zotit edhe në të gjitha fushat e tjera të shkencës. Në biologji, Agasis, i vesh atij: zoti duhet të krijojë jo vetëm kafshët që ekzistojnë në të vërtetë, por edhe kafshët abstrakte. (f.230). Mendimi shkencor: Zoti [Perëndia e parë] krijon duke filluar nga e përgjithshmja, duke kaluar te e veçanta dhe pastaj te individualja, duke krijuar më parë vertebrorin si të tillë, pastaj sisorin si të tillë, gjininë e felinëve dhe vetëm në fund luanin d.m.th më parë krijon koncepte abstrakte, në formën e sendeve konkrete dhe pastaj sendet konkrete! (f.237) Materia zhvillon nga gjiri i vet trurin e njeriut që mendon. (f.240) Nuk mund të bëjmë asnjë hap pa mendimin. Për të menduar duhen kategori logjike, të cilat i marrin hua nga ndërgjegjja e përgjithshme. Kur shkencat e natyrës dhe historisë do të përvetësojnë dialektikën gjithë bagazhi filozofik me përjashtim të teorisë së kulluar të mendimit nga leximi kritik e sistematik i veprave filozofike. Mbi shkencëtarët sundon filozofia…e cila mbështetet në njohjen e historisë së mendimit dhe të sukseseve të saj. ( f.242). Duke shkëputur disa fraza nga F. Engels te Dialektika e Natyrës i cili pranon arsyetimet teorike të 250 shkencëtarë e dijetarë si produkt i zhvillimit të materies dhe shkencërisht të Krijuesit të gjithësisë që në kronologji të lashtësisë është Perëndia Dodonë më e lashtë e perëndive e quajtur edhe Zoti i Vjetër. Ligjet e dialektikës dalin, pra, me anë të abstraksionit nga historia e natyrës dhe e shoqërisë njerëzore. Ato janë ligjet më të përgjithshme të të dyja këtyre fazave të zhvillimit historik, si edhe të vetë mendimit. (f.57) Në thelb ato përmblidhen në tre ligjet e kalimit të sasisë në cilësi dhe anasjelltas, i depërtimit reciprok të të kundërtave dhe i mohimit të mohimit zhvilluar nga Hegeli si ligje të të menduarit: i pari – në teorinë e qenies, I dyti të ‘Logjikës’ dhe thelbit e i treti si ligj themelor në ndërtimin e sistemit. Bota—do, s’do –duhet t’i përshtatet një sistemi logjik, i cili, nuk është gjë tjetër veçse produkt i një shkalle të caktuar të zhvillimit të mendimit njerëzor. ( f. 57). Dialektika e kokës nuk është veçse pasqyrim i formave të lëvizjes të botës reale, si të natyrës, ashtu edhe të historisë.( f. 233). Falë veprimtarisë së përbashkët të dorës, të organeve të të folurit të artikuluar dhe zhvillimit të trurit në shoqëri, njerëzit fituan aftësinë për të kryer veprime gjithnjë më të ndërlikuara. Krahas tregtisë dhe zejeve lindën arti e shkenca, nga tributë kombet, etj dhe pasqyrimi fantastik në kokën e njeriut –feja. (f.201) Në natyrë asgjë nuk bëhet në mënyrë të veçuar. Merita për zhvillimin e shpejtë të qytetërimit është e kokës [mendjes]. Njeriu është e vetmja kafshë e aftë që doli me anë të punës nga gjendja thjesht shtazore; gjendja normale e tij është ajo që i përgjigjet ndërgjegjes së tij [zhvillimit të trurit] (f. 224). Çdo fenomen vepron mbi një tjetër dhe anasjelltas. ( f.262). Filozofët e lashtë pellazgë ishin dijetarë të shquar në shkencën hyjnore natyraliste. Talasi nga Mileti (624-547 p.e.s.) përcaktoi gjatësinë e vitit 365 ditë. Pitagora (571-497 p.e.re) thotë: ‘numri është parimi themelor’, thelbi i të gjitha sendeve. Pitagorasit ‘Shpirti është diçka e veçantë e ndryshme nga trupi ‘pjesëz e shkëputur e eterit’. ‘Shpirti dhe ajri quheshin si ambient universal’. (f.215). ‘Fotografitë e shpirtrave janë të vërteta’…. (f.48) Epoka e Artë e gjinisë greke e periudhës 478-336 p.e.re i dha shtysë e hov të madh zhvillimit të qytetërimit të lindur në Dodonën Plakë. ‘Statujat antike të nxjerra nga gërmadhat e Romës; përpara Perëndimit të habitur doli një botë e re; u zhdukën fantazmat e mesjetës; në Itali filloi një lulëzim i paparë i artit si refleks i lashtësisë klasike që s’u arit kurrë më’. (f.5) Fenomene e objekte arkeologjike të jashtëzakonshme që shkojnë shumë më larg se qytetërimi grek e roman në epokën matriakale u zbuluan në Kamnikun Neolitik nga ngjizja e njerëzimit që shkon shumë larg në kohë. Objektet e besëtytnive fetare, fenomenet e pazakonta magjike arkeologjike në majë kodër , burimet e shkruara , gjurmë, varreza të lashta e simbole mitologjike të mbërritur në ditët tona provojnë qendrën e Botës së Lashtë, Dodonën e Vjetër. Trashëgimia dodonase e varrosur në tokë pesëdhjetë shekuj u zbulua para 55 vitesh dhe u shpall monument kulture i kategorisë së parë. Mrekullia inventarizohet për përdorim të brendshëm dhe mbyllet historia pa u studiuar. Pse? Kamniku shkruhej pak në librat shkollorë por tani nuk përmendet fare. Pse? Kujt i shërben?!?. Pse s’ka vëmendje institucionale? Pse as profesorët se ditkan se Muzeu Kombëtar nis me objektet e grave matriakale të Kamnikut Neolitik. Pse bëjnë presione mbi mediat dhe moderatorët për lashtësinë e gjuhës shqipe apo bllokazh për Dodonën ku ajo lindi?Çfarë konfliktesh ndëretnike do të shkaktojë zbulimi i Dodonës së Vjetër? Pse na bën qesharak në sy të botës e vërteta e Kamnikut Neolitik? Lexoni që t’i mësoni emrin Dodonës Plakë dhe ta konceptoni si vlerë universale e njerëzimit? Fat i madh që Dodona është histori shqiptare dhe fatkeqësi që nuk konceptohet e promovohet. Dodona është qyteti i perëndisë Dodonë, i Nënës së Madhe, i shquar për faltoren hierore Dodonë, tempull më i lashtë mbi Dhe. Ajo ish dhjetë mijë vite kryeqendër e Botës Lashtë. Mekami në majë të
; shkëmbit të Larmë dhe Lisi i Mirë ishin qendra e pellazgëve hyjnorë. Tempulli i Lisit i Mirë , simboli kyç Dodonë është lideri i njëzet vendeve të shenjta në Kamnik. Trashëgimia më e vyer Pellazgjike e kombëtare pret vëmendjen e institucioneve shqiptare. Ai është dëshmitar i lashtësisë sonë që shkon shumë larg te Krijuesi i gjithësisë. Dodona prej vitit 219 p.e.re shkatërrohet disa herë. Emërtimi Kolonjë në shek. X-të dalëngadalë ja humbi lidhjet me Europën dhe nuk përmendet fare mbi tetë shekuj. Dijetarët u kujtuan për faltoren e Gjëmimtarit, qendër hyjnore e politike e Botës së Lashtë me kushtrimin e Bajronit në vitin 1809. Tempulli Dodonë më i lashtë mbi Dhe në kodrinën e hyjnizuar nga perëndia Dodonë finalizoi konceptin abstrakt e konkret të Krijuesit në fe dhe besëtytni fetare. Profetë e shenjtorë edhe zoti Dodon i varrosur nën dushkun më të madh janë bij të perëndisë Dodonë. Varri Dodonit u bë vend haxhillëku (peligrinazhi) i tërë botës. Rreth dushkut edhe varrit të Zotit u ndërtua orakulli. Zoti është një për të gjithë besimet. Krijuesi, Perëndia Dodonë di lashtësinë e amshuar dialektike të natyrës dhe historisë së njerëzimit. Fillimet e besimit si mendim mbizotërues i dijetarëve mitologë shfaqen me lindjen e parafytyrimeve animiste në lashtësinë e njerëzimit te homosapiensi 300 mijë vite më parë dhe bëhen më të qarta 50.000 vite e këtej. Ligjësia filozofike e finalizimit të besimit fetar në faltoren hierore provon se njeriu në Dodonë ka ekzistuar para 300 mijë vitesh. Krijuesi i cili quhet Perëndi dhe Zot e Alla janë i vetmi koncept dhe fuqi e mbi natyrshme hyjnore. Feja konkretizon besëtytnitë në një Krijues të vetëm për të gjitha besimet fetare. Njeriu është i lirë të përzgjedhë e besojë idhullin shpirtëror, birit të Perëndisë më të lashtë mbi Dhe. Bota ka vetëm një Zot të Plotfuqishëm që i lutet për mbështetje dhe i falet. Mesjeta shkatërroi gjithçka nga lashtësia. Toka e shenjtë e stërlashtë rruan ende thesare margaritar. Gjuha memece e objekteve arkeologjike flet edhe për gjuhën e folur të shkëmbit, për pellazgët që i mbijetuan Akullimit dhe dolën nga shkëmbi e zgavrat e lisit plak gjuhëfolës. Pellazgët hyjnorë të lindur e mbirë nga Dheu te faltorja dhe orakulli i Lisit të Mirë u bënë pjellë e racës njerëzore. Pellazgët nga martesat deri motër e vëlla populluan globin. Asnjë të mos frikohet nga e vërteta e të turpërohet me prejardhjen Pellazgjike. Ruajuni dhe ndruajuni Perëndisë, Zotit të Plotfuqishëm. Egërsinë e natyrës më 03 nëntor 2023 në Tiranë dhe në darkë e zhvendosur në tokën e shenjtë të stërlashtë që shkuli pemë qindvjeçare, çati banesash, shtylla elektrike si presh dhe fluturoi në ajër llamarina me km flet qartë ta vlerësoni mesazhin. Gjykoni pse ndodhi vetëm në vendin e shenjtë të faltores. Çështja Pellazgjike ekziston. Dodona e vjetër në Kamnikun Neolitik e argumentuar shkencërisht në dy enciklopedi është zbulimi më i lashtë historik që nuk i dini emrin. Begenisni t’i studioni, ta konceptoni historinë më të lashtë në univers dhe mos bëni barriera të pranohet. Qyteti Dodonë i pagëzuar Kolonjë si zbulim i rrallë historik është edhe i padëgjuar e studiuar. Dodona vlerë universale e njerëzimit, Krijuesi i gjithësisë i pranuar edhe shkencërisht veç mirësi dhe bekimin e saj asgjë të keqe nuk ka. Mesazhet e saj janë punë, mirëqenie, paqe lumturi dhe tolerancë fetare. Debatin hyjnor akademik Dodonë mirë është ta fillojmë sa më parë. Profesorë e studiues që çeç u duket vetja të më mirëkuptojnë e ta konceptojnë madhështinë hyjnore qëna kanë lënë trashëgimi të parët tanë, vlerë universal e njerëzimit. Perëndinë e kemi shumë afër se ka hyjnizuar një kodrinë shqiptare qendër e qiellit dhe tokës të aso kohe por larg i qëndrojmë dhe nuk e pranojmë apo t’i kushtojmë vëmendje zbulimeve arkeologjike. Dodona e Vjetër, Krijuesi Zot i Plotfuqishëm u bekoftë me mijra breza.