BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Opinion / Editorial

Drejtësia e jonë duke qenë vet “në vdekje klinike” nuk mund ta dënojë “doktor vdekjen”

Drejtësia e jonë duke qenë vet “në vdekje

Kemi gati më shumë se tre dekada që arena politiko- ekonomike e shoqërisë shqiptare, apo më saktë paralel me këtë arenë, parakalon dhe kalorësi mesjetar i kullave dhe i skutave më të errta, plaku gungaç i cili për t'i treguar opinionit publik se dikur ka qenë një komunist, ka filluar të çaloje majtas. De fakto, shoqëria shqiptare këto tre dekada dhe pse mendohet gjasme se jemi në "demokraci” është përballur me një nga mostrat më të urryera aq shumë saqë gjithë tradhtarët, batakçinjtë, kusarët profesioniste e amatore, diversante e të infiltruar madje dhe vet “Xhuda i cili kryqëzoi Krishtin” do habitej se si është e mundur që nje vend kaq i vogël, me nje popullsi po kaq të vogël të nxjerrë një mostër të tillë kalibri kaq të madh saqë do ta kishin zili të gjithë?! E vërteta është se fenomeni "Berishë" nuk duhet parë te individi apo dhe karakteri i tij i formuar prej një shpirti..që vetëm shpirt nuk ka patur. Nëse do gjykonim Berishën, pa sistemin që përfaqëson do të ishte nje gabim i madh e trashanik. Po pse ?! Kjo, për faktin se personazhet politike qofshin ata me kahije pozitive apo dhe negative, ne fakt janë përfaqësues te interesave të shtresave të caktuara të një shoqërie për nje popull të caktuar ne nje periudhe historike të caktuar. Hipokrizia e këtij personazhi nga më të urryerit është vet hipokrizia e sistemit, i cili dhe pse i ambalazhuar me letrat shume ngjyrëshe dhe dritat vezulluese te " demokracisë" , "shtetit te se drejtës" etj, etj u kanë shërbyer dhe i shërbejnë çdo klase sunduese që të ngrejë lumturinë e vet mbi fatkeqësitë e popullit. Po a ka qenë dhe a është hipokrit gungaçi Berishë i cili çalon majtas, duke devijuar nga vija dhe marrë rrugën e shejtanit ?! Pa as më të voglën mëdyshje , ai ka qenë është e deri në gërhamat e fundit, do të ngelet njeriu tipik më hipokrit i gjithe sistemeve. Po se ? Përgjigjia është e thjeshte : Sepse nëse me të vërtetë atij nuk do i pëlqente socializmi dhe PKSH-ja, pse do të bënte kërkesë te futej në radhët e Partisë së Punës? Dy janë mundësitë: Ose e kish porositur "UDB"-ja me qëllim larghedhës, ose ai vet e kërkonte këtë nga ku me anë të të qenurit në parti të kish mundësi karriere. Ahhh qe vdes mavrimadhi Sali per pak pushtet madje dhe jo dosido, por për te qenë kurdoherë i pari dhe në krye ! Te të qenurit agjent me pseudonimin "Pencilina", për të cilën është akuzuar shumë herë nga njerëz që e kanë patur mundësinë të shfletojnë të kaluarën e tij, ai këto as nuk i ka mohuar por dhe as i ka pohuar. Fakti që në momentet më kulmore kur shtrohej çështja kombëtare ( dhe pse ai ulërin me shume se kushdo për kombin), ai është shfaqur si nje anti shqiptar i tërbuar. Ish pikërisht kjo monstër kur bashkë me Arkanin kukurisnin se si te mund ta shpëtonin ish Jugosllavinë për te mbajtur Kosovën dhe me anë te te firmës "Shqiponja" ata tregtonin arme e nafte për të venë në lëvizja makinerinë e shovinisteve serbe. Ish po ky njeri i cili informonte Evropën se lëvizja çlirimtare e Kosovës udhëhiqej nga idetë e Enver Hoxhës (A kish mbështetje me te madhe për Serbinë me këtë deklarate te tij ?) Ky njeri i paisur me vetitë dhe cilësitë më të këqija në karakter, r ka arritur në një shkallë kaq superiore ne rrugën e vet kriminale saqë për interesa te veta dhe familjes së tij është përsëri i gatshëm që me pishtar në dorë i hipur mbi tanke e autoblinda te marshoje mbi trupat e shqiptareve. Mos vallë po e hiperbolizoj problemin ?! Jo aspak sepse e gjithë historia e këtij njeriu të zi, madje me të zi se vet e zeza flet veç për vjedhje, vrasje, rrëmbime, korrupsione e deri ne përpjekje për luftë civile. Viti 1997 mban si arkitekt firmën e tij dhe po kështu me dhjetra e dhjetra dokumente jane ende te pa djegura ku ai jep urdhra për armatosje, jo kundër atyre qe na kërcënojnë lirinë, por kundër popullit te vet dhe sikur të mos mjaftonte kjo dhe kur e rrëzuan nga pushteti ai përsëri u ringrit duke rithemeluar veten dhe për të marrë pushtetin inskenoi dhe vrasje brenda llojit të vet sikurse qe ajo e Hajdarit, apo vrasjen e Trebickës për te shpëtuar Zenin. Kjo mostër i cili u fut në gjak me gjithë Shqipërinë nuk do të ndalej as ne qytetin e tij ku do të vriste dhe ç’faroste gati nje fis të tërë, sikurse edhe sot ai ngelet i akuzuar por dhe në gjak me "Haklajt" ( meqenëse ai shpesh i referohet dhe kanunit) Njeriu i cili me firmën e tij miratoi vjedhjen e gjithe shqiptarëve nga shteti, do kodifikonte kështu me ligj gjithe rrugën e ecurisë kapitaliste te shoqërisë shqiptare. Pra personi në fjalë ose "Sali Baba me 40 hajdute" është treguesi më sintetik i nje shoqërie krejtësisht te korruptuar dhe pa moral dhe këtë dukuri , ai dhe gjithe lukunia si ai, ja faturojnë padrejtësisht socializmit dhe komunizmit dhe për ta bërë sa më të urryer në popull ne vitet e para të sabotimit dhe rënies se socializmit me një egërsi hitleriane u hodhën ne sulm për të çkulur nga themelet gjithe arritjet duke mohuar madje dhe gjakun e dëshmoreve e duke u dale ne krah gjithë llumit tradhtar si për të thënë se i tillë ish dhe ai vet . Nen parullën makabre " komunistet ne litar pensionistet ne hanxhar", parullë kjo që do habiste dhe vet Evropën madje dhe Amerikën ai do të niste gjuetinë e shtrigave duke u bazuar de "makartizmi" i Amerikës . Kjo mostër i cili për me shume se tre dekada ju është ngjitur shqiptarëve .... " si balta mbas këpucë" ende merr kurajon për të dalë përsëri në krye te skenës politike. Po pse i bën Saliu këto ? Përse ai disa ditë më parë ashtu si Papa i Romës organizoi "konklavën e rithemelimit". Mos vallë me të vërtetë ka shqiptar që ta besoje se atij i digjet barku për Shqipërinë ?! Jo..jo miq të nderuar! Saliu me të vërtetë është nje nga armiqtë me te mëdhenj te atdheut te vet (Jo qe ku ka atdhe kjo mostër) por dhe nuk është aq budalla sa te jep përshtypjen në pamjen e parë. Ai di ti beje mire llogarite e sidomos tani qe kërkon me çdo kusht te mbroje interesat e tij dhe familjes se tij. Ne rrugën e mundimshme të rehabilitimit ai nuk nguroi te hedhe ne frontin e betejës dhe Argitën e cila del në skenë me porosi të babait te saj,që dikur na pati ofruar sloganin "Shqipëria 1 Euro", e që jepte e merrte me nje indo-aziatik për të fituar miliona nga qe babai i saj , aso kohe k/ministër, do ndikonte ne realizmin e projekteve..por si duket ju prishen pazaret. E tillë ka qene dhe mbetet e tere kjo familje "gjakpirës shqiptarësh". I tillë ish dhe Zeni i cili ne b/ punim me Mediun e me firme te "Sali Babes" do hidhnin në erë Gërdecin sebashku me 26 viktima. Elidoni i vogël 7 vjeçar dha jetën ne Gërdec teksa kjo mostër ngre dolli me gjakun e tij, teksa Medi efendiu, tere dëngla me duar ne xhepa sikur te mos këtë ndodhur asgjë e konsideron gjithë këtë tragjedi si shkelje te rregullave te sigurimit teknik.. dhe SPAK-u doemos që i beson e flenë mbi dosjet hetimore. Veçse shqiptaret duhet ta kuptojnë se i gjithe burimi i fatkeqësive nuk është nje individ si kalbësira Berishë por i gjithe sistemi me çdo lloj kaste të Partive që vijnë në pushtet. Mos vallë Rama qe akuzohet nga Sala dhe llumi tjetër është i pastër ? Jo aspak. Plakushi gungaç i cili çalon majtës ka te drejte në ketë pike, sepse Tahiri, Ahmetaj, Beqja, Krifca pa folur këtu për zv/ministra sekretare, anëtare kabinetesh e funksionare te larte jane tërësisht te zhyer e zhytur ne korrupsion. Dhe Ramë karagjozi në vend t’ja u jap drejtsisë këta vampirë, akuzon qejfliun dhe qeflloven Gici e Kaçi "për pune aktivi e pasivi". Salës do t'i mjaftonte vetëm nje sinjal qofte nga SPAK apo dhe nga Rama se ne nuk e kemi seriozisht, flasim kështu gjasme se "do ta hash te sat'ëme" , por mos u tremb se s’të bëjmë gjë! Pra kaq e vetëm kaq do i mjaftonte Salës për të kapur sms dhe kuptuar gjithçka. Kjo është politika kurvë mbi kurvat . Por ai nuk beson nuk beson sepse është vet besëprerë dhe "rithemelimin" ai e përdori për t'u tatuar pulsin dhe për ti trembur si Ramën ashtu dhe gjithe drejtësinë shqiptare e cila rri me shami mbyllur sytë dhe me peshore..qe anon nga krimi i gjithe pushteteve. Me këtë rast ai ve dhe në provë opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm e sidomos Amerikën. Ai lëvizjet i bën të studiuara dhe nuk ka frike sepse e di qe e gjithe politika te ne është e inkriminuar. Ja pse dhe krimi i organizuar ordiner është ne harmoni me krimin ne pushtet, ja pse Mafia ne politike është ne harmoni me mafien jashtë politike... e cila është ajo qe ndikon ne gjithe politiken. Ja pse vrasësi i shqiptarëve ose "Doktor vdekja" nuk ka frike nga drejtësia madje përkundrazi... Drejtësia duhet te këtë frike nga Saliu. Dhe drejtësia me kandar dore me sy mbyllur thotë: Unë s’di gjë nuk kam pare gjë dhe në këto kushte si mund te dënoj nje te pafajshëm ?! Kështu që drejtësia e jonë duke qenë dhe vet në vdekje klinike... nuk e ka mundësinë ta dënojë dot "doktor vdekjen".