
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Drejtuesit vendorë dhe politika e rrethanave

Shkruar nga Nga Gjon Neçaj 16 Shtator 2023

Mbaj mend, se andej nga klasa e katërt fillore, në fillimin e viteve gjashtëdhjetë, gjatë një fushate elektorale që bëheshin atëherë për deputetë në Kuvendin Popullor, mësuesi më caktoi mua dhe 2-3 nxënës të tjerë që kishin kaligrafi shkrimi të bukur e shkruanim pa gabime, të plotësonim në disa formularë emrin e kandidatit për deputet dhe gjeneralitetet e tij. E unë e mbajta mend përgjithmonë emrin e tij: Veli Dedi. Ky ushtarak dhe personalitet i kohës, pjesëmarrës në luftën e Spanjës, në atë kohë ishte në moshë të thyer, e kur shkruaja vitin e tij të lindjes, mendoja me veten time se si mund të vijë të takohet me banorët e Nikaj -Merturit, zonës më të largët dhe më malore në veri të Shqipërisë, në malet e Tropojës. Por ai erdhi në çdo fshat, në çdo shkollë, në ditët me shi e në acarin e ftohtë të bjeshkëve, duke biseduar këmbëkryq me zgjedhësit e tij. Duke parë në ato vite jetën e mjerueshme të banorëve të atyre anëve, evidentoi në disa fshatra shtëpitë ku banonin disa familje në kasolle prej balte, që as për bagëti nuk vlenin dhe në një kohë rekord, ndërtoi mbi 35 shtëpi të reja banimi në zonën e tij elektrorale. Shpesh këto ditë, teksa dëgjoj lajme, apo lexoi shtypin, lidhur me kandidaturat e partive politike për drejtues të pushtetit vendor, që janë bërë paksa të bezdisshme, më kujtohet gjenerali në pension i luftës ë Spanjës, biri i Kosovës, Veli Dedi,nga i cili e të tjerë të asaj periudhe duhet marrë shembull, duke udhëtuar dikund në mushkë e dikund në këmbë shtëpi më shtëpi e katund më katund për të biseduar për hallet e votuesve të fillim viteve gjashtëdhjetë, që si rezultat i prishjes së marrëdhënieve me BS të asaj kohe, ishin tepër të vështira, meditoj deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën e tyre elektorale, vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall e detin kos me realizime dhe investime të fuqishme. Njeriu ka një ideal, ka një moral, ka një besim. Këto nuk shiten dhe s’mund të bësh pazare, nëse ke sado pak ndërgjegje të pastër. Por nisur thjeshtë vetëm nga interesa vetjake, të tillë kandidatë për drejtues komunash e bashkish, ka 30 vjet që kandidojnë nga një parti në një tjetër. Pra aty ku u shitet ideali dhe morali i tyre, aty qëndrojnë krekosur në kolltukun e kryetarit dhe këshilltarit. E këta le të kandidojnë, e të fitojnë, por janë dhe do mbeten "lejfen", ku historia e mëvonshme do t'i përjashtojë edhe nga jeta njerëzore, jo më nga elektorati i tyre i lodhur tash dy dekada me radhë. Por një ditë do emancipohemi ne votuesit, e ata që po ua lexojmë emrat e tyre si deputetë të parlamentit të ri,shumë syresh përgojohen ende pa u ulur në kolltukun e deputetit. E ajo ditë ndoshta do jetë jo e largët, e dashtë Zoti që votuesit të mos jenë mërzitur e sfilitur, se Noli ka vdekur me kohë, e nuk ka kush të rrëfejë për parlamentarët e "ndritur".
Më të lexuarat


Lindita Nikolla, si vazhdimi i linjës Zhukri, Celibashi…Rama!

Lindita Nikolla, oksigjeni i fundit për Sali Berishën

Lindita Nikolla, vegël e “Trekëndëshit të Bermudës” kundër PD si forcë politike euro-atlantike

Dritani...Bejleri... Greqia,...Haga dhe ne bythë shqyerit tanë të Evropës!

Dita Ndërkombëtare e Paqes ose Lutjes për Paqe

A duhet të ketë diferenca në rritjen e pensioneve?

Greqia mund të shpallë Ligjin e Luftës për herë të dytë

Përse bëhet i nevojshëm, futja e dy programeve të reja edukimi në shkolla?

Përse nuk e gjykon gjykata greke Belerin?

A nevojiten shkollat e riedukimit në sistemin tonë arsimor?
