Po dal. Të pres aty te lulishtja- them sime shoqe. Ashtu veprova. Zbrita shkallët. Përballë stolit ku u ula ishin disa çanta shkolle, ndërsa 5-6 djem të moshës 13-14 vjeçare luanin me njëri-tjetrin duke u ngacmuar me duar. Jo shumë larg,ulur te shkallet e dyqanit,një grup vajzash, edhe këto nxënëse të shkollës 9 vjeçare, thithnin me kënaqësi në cepin e buzëve cigaret Slims. Ngrinin kokën lart, nxirrnin tymin nga goja dhe dikush nga hunda duke qeshur me të madhe. Si dukej i entuziazmonte tymi i duhanit, që ngjitej lart në ajër,duke formuar një re pupëlore. Nga grupi i djemve, ai, që kishte trup më të gjatë se të tjerët, por dukej se ishte komandanti i tyre,nxori cigaret nga paketa, ua shpërndau shokëve, ndërsa vet eci drejt meje.
– A ke çakmak, xhaxha?
– Jo. Nuk e pi duhanin.
– Pse? Aaaa! Po. Të dëmton mushkëritë! Po mushkëritë tënde të mbaruara janë.
Qeshin.
Nuk bëra zë.
U afruan dhe djemtë e tjerë. Pasi u vështruan sy më sy dhe me cigaret në buzë, po paketaxhiu m’ë thotë:
– Çoje pak dorën lart!
Me shenjë i dhashë të kuptonte përse,por edhe duke buzëqeshur pak.
– Ja kështu. Nisi të veproi me duart e tij. Njërën dorë e drejtoi me shuplakë nga unë,ndërsa nga dora tjetër drejtoi gishtin e mesit dhe filloi ta lëvizte mbi pëllëmbë.
Duke qeshur së bashku me të tjerë, përsëri bëri pyetjen:
– Ia ke bërë ndonjë femre kështu ?
– Jo. Nuk e di se çfarë do të thotë. Ku e ke parë dhe mësuar këtë shenjë?
-Pse nuk e ndjek ” Përputhen”? E tregoi vajza këtë veprim. Kur nuk i thua dot me fjalë vajzës eja të bëjmë seks, në momentin që ajo të jep dorën, bëja këtë veprim.
Filluan t’më pyesin edhe në se e shikoja “Big Bradherin”,por erdhën disa vajza. Ata u bashkuan me to dhe përsëri paketaxhiu po u mësonte mënyrën e të shprehurit të dëshirës për seks. Veprimin tash nuk e bënte në dorën e tij,por te dora e vajzave. Filluan dhe diskutimin se cila nga femrat e “Big Bradherit’ dhe “Përputhen” dukej më seksi e cila kishte tatuazhin më të bukur. Të qeshurat e tyre, me të cilat u bashkuan të qeshurat e vajzave, vazhduan t’më shoqërojnë deri në cep të pallatit,ku më priste ime shoqe. Atë ditë,me sa u kuptua, ata “s’kishin” mësim në shkollë,sepse ora po e kalonte nëntën,por ditë diskutimi të atyre që kishin parë në emisionin”Përputhen dhe” Big Bradhër”. Ndoshta ishin edhe në mos bindje civile të nxënësve ndaj trupit pedagogjik e drejtorisë së shkollës!? Mbase!! Po në shkollë nuk shkuan edhe pse çantat i kishin me vete të stivosura aty te stoli.