BREAKING NEWS

Futet nga porta dhe qëllon kushëririn me armë, publikohen pamjet nga plagosja në Durrës (Video)

Futet nga porta dhe qëllon kushëririn me armë, publikohen pamjet
x
BREAKING NEWS

Ja “furtuna” e Britanisë së Madhe për politikën shqiptare, në “listën e zezë” bashkë me Berishën “non-grata” edhe të tjerë politikanë majtas e djathtas, Londra paralajmëron fund të hidhur për PD me Saliun në krye në zgjedhjet 2025...

Ja “furtuna” e Britanisë së Madhe për politikën
x
BREAKING NEWS

Amerikanët zhdukin nga qarkullimi njeriun që votoi në KLP kundër Altin Dumanit si drejtues i SPAK,  Alfred Balla përjashtohet nga sistemi për 15 vjet, ja prapaskenat

Amerikanët zhdukin nga qarkullimi njeriun që votoi në KLP
x
BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x

Opinion / Editorial

E vërteta e lashtësisë së kombit tonë, përballë spekulimeve të historisë

E vërteta e lashtësisë së kombit tonë,

Përse duhet të ngulmojmë, për ndriçimin e shekujve të errësirës, që kanë "fshehur"lashtësinë tonë? Kjo pyetje e mbetur prej shumë kohësh evazive, ka tërhequr më shumë vëmëndjen e personaliteteve të huaja të fushave të ndryshme, se sa intitucioneve tona të mbuluara nga pluhuri i harresës, si akademia e shkencave dhe ministria e arsimit. Këto institucione janë mjaftuar me ato pak studime e zbulime, të bëra në periudhën e diktaturës, në vënd që të bashkëpunojnë me institucionet ndërkombëtare, në ndricimin e errësirës që mban te fshehur historinë e lashtësisë së kombit tonë. Me përjashtim të historianes së nderuar znj.Elena Kocaqi, e cila me studimet e saj të vyera, është në një mendim me shumë personalitete të botës, në të drejtën shqiptare për vjetërsinë e kombit tonë. Historiania.Kocaqi nëpërmjet punës studimore shkencore, me pasion e durim për ndricimin e lashtsëisë sonë, ka rrëzuar tabutë e historisë fallso helenike. Jo shumë larg në kohë por para disa ditesh, gazeta prestigjoze amerikane New york Times, që Sali Berisha e quajti letër higjenike, na vë në dijeni për punën kolosale të arkeologëve kroatë, të cilët me zbulimet për lashtesinë e paraardhësve tanë ilirëve, mund të ndryshojnë jo vetëm historinë e Evropës, por nuk është aspak cudi për të thënë edhe atë të botës. Pas 4 vjet punimesh intensive, arkeologët kroatë duke bërë kërkime në ishullin e Koculës, që ndodhet në Adriatik në jug të Krocisë, kanë gjetur një nekropol ilir. Ajo që i ka surprizuar arkeologët kroatë, është se në varret e vjetra ilire, janë gjetur përvec qeramikës, armë prej hekuri dhe stoli prej bronzi, argjëndi, qelqi e qelibari, të cilat flasin se ky nekropol do të bëhet shkruesi që do të ndryshojë historinë tonë gati 17- 15 mijë vjet përpara krishtit. Keto zbulime hedhin poshtë spekullimet e deritanishme dhe flasin për një parazhvillim, nga qytetërimi parahelenik. Nga këto kërkime del se rroli i ilirëve në këto hapësira, ka qënë më i madh se i kolonëve grekë të ardhur në Iliri. Këto zbulime kanë tërhequr vëmëndjen e arkeologëve amerikanë të universitetit të Kembrixhit, ku profesor Preston Mirakle i është bashkuar zbulimeve të arkeologëve kroatë. Ajo që është tronditëse dhe dëshpëruese për në shqiptarët, që besojmë dhe tashmë po e argumentojmë vec arkeologjisë, historisë, antropologjisë edhe gjenetika, se ne jemi pasardhës të ilirëve. Por arkeologët shqiptarë vazhdojnë të heshtin, duke u treguar indiferentë për zhvillimin e qytetërimit dhe civilizimit ilir. Këto zbulime hedhin poshtë retorikat mediokrre të dertanishme se ilirët kanë qënë fise të pazhvilluara. Por më shumë se kaq ato hedhin poshtë cvendosjen e kufirit të kultures ilire, që është shtyrë qëllimisht për 10-15 mijë vjet më parë, duke e quajtur si qytërim helenik, të cilin edhe Evropa e ka marrë për të sajin. Ky spekullim ka bërë që në librat e historisë, në shkollat greke e sërbe, e gjithë historia e tyre të ngrihet mbi mite dhe gënjeshtra. Librat e akademikëve të tyre na paraqesin ne inferiorë ndaj kulturës helene, kur ne jemi disa shekuj para tyre.Librat tanë që mësohen nëpër shkolla, kanë qënë të varfër dhe të shkurtër, përpara historisë së vërtetë të kombit tonë. Deri tani ne jemi ushqyer me mësime të gabuara të lashtësisë, nga puna e pamjaftueshme e arkeologjisë sonë, e cila nuk ka mundur të ndricoj historinë tonë parahelenike. Këto zbulime të arkeologjisë kroate, janë për t'u dhënë alarmin arkeologëve,historianëve dhe studiueseve shqiptarë e kosovarë, që me argumente bindëse duhet të bëjnë që Ballkani të flasë shqip. Pse ? Sepse sado që të spekullohet me retorikat e deritanishme, duke marrë për referenca Greqinë e lashtë, edhe vetë greket janë të bindur se janë iliret, përpara tyre dhe qytetërimit evropian. Sepse gjuha e Homerit është marrë nga pellazgët, të shumtën e këngëve të trimerisë dhe ato heroike. Herodoti u veshi pellazgëve historinë dhe i përmënd ata, shumë më parë se sa historia e qytërimit grek.Punimi i vjetër që mbulon anët e panteonit në Athinë quhet pellazgjik, i cili u mbrojt nga arvanitasit kur venecianët kërkonin ta shkatërronin. Për këtë Profesor Jon Pocock i akademise shkencave amerikane thotë;"Këto mure janë ndërtuar më përpara se të ekzistonin grekët e Homerit. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra ishte kryeqyteti i Ilirisë. Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh të Maqedonise dhe Pirros së Epirit, që u perball tre herë me ushtrinë e Romës. Tragjedia shqiptare është skandal i qytetërimit evropian, sepse otomanët qellimisht nuk lejuan zbulimet në kohën e pushtimit të tyre, sepse do dilnin zbuluar në tokën e pellazgëve edhe në Azinë e Vogël. Otomanët mendonin se zbulimet arkeologjike, do t'u kujtonin shqiptarëve lavdinë e dikurshme. Ata arritën deri atje sa të bëjnë aktin më të shëmtuar në histori, duke i ndryshuar emrin Ilirisë, me emrin e maleve Ballkan të Bullgarisë. Por nuk po flasim ne shqiptarët se sa të vjetër jemi, por të huajt që i kanë tërhequr studimet për "Atlantidën",e zhdukur para 12 mijë vjetësh që ishte tokë e pellazgëve, të cilët pas shpëtimit nga përmbytja e saj, filluan civilizimet e reja në Evropë, Afrikë e Azi. E vecanta e të gjithë figurave që janë prononcuar dhe kanë folur për lashtësinë tonë, si historian, akademik, studies, albanolog e diplomatë, konvergojnë në një mendim të përbashkët, duke thënë se para se të shkruhej gjuha greke, në këto troje jetonte një popull që quhej pellazg. Ja si do të shprehej sekretari i Akademise frënge Mauricio Drion," Shqiptarët i përkasin populjve më të vjetër se sa vetë historia, gjyshërit e tyre ishin luftetarët e luftës së Trojës, të udhehequr nga Akili në njërën anë dhe Hektori në anën tjetër". Duke shkuar më tej ne thëniet e tyre, për të treguar se sa të vjetër jemi ne, nuk mund të lëmë pa përmendur albanologun austriak Maximilian Lambert i cili është shprehur;"Historia e vërtetë e njerzimit do të jetë e shkruar, kur ajo të shkruhet me pjesmarrjen e shqiptarëve".Me gjithë konotacionet dhe steriotipet negative, që kanë demostruar historianët, studiues dhe akademikët sërbë,duke baltosur dhe përgënjeshtruar historinë dhe lashtësinë tonë, ka patur edhe nga ata që kanë folur me gjuhën e të vërtetës. Ndër to do të përmëndnim ish. presidentin e akademisë së shkencave Jovan Cvijic, i cili duke qëndruar larg formulave nacionaliste e fyese ndaj shqiptarëve do të shkruante;"Kur sllavët e jugut erdhën në Ballkan, gjetën shqiptarët si më të vjetrit në Evropë". Po në të njejtën linjë ka qënë edhe diplomati,shkrimtari dhe gazetari Bratislav Nisic, i cili shprehej me nota pozitive për shqiptarët, duke thënë se;" ata janë autoktonë në Ballkan, kanë mundur të ruajnë tipin dhe karakterin në mënyrën më të theksuar". Të gjitha këto thënie dhe konsideratat e të huajve për kombin tonë, janë inkurajim për institucionet si në Shqipëri edhe në Kosovë, për të mos e mbyllur lashtësinë tonë me zbulimet e periudhës romake e helene. Zbulimet e fundit të arkeologjisë kroate, janë dëshmia më sinjifikative që vërteton me së miri, se cfarë kanë shkruar grekët dhe sërbët në historitë e tyre bienë poshtë. Sepse qytetërimi dhe civilizimi Evropian e ka zanafillën në Iliri, tek parardhesit tanë më të hershëm në historinë e njerzimit, që janë pellazgët.