BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Opinion / Editorial

Edi Rama urdhër kancelarive të Berlinit dhe Parisit, ç’farë e goditi në tru kryeministrin?

Kryeministri i Shqipërisë, më në fund pas shumë peripecive arriti të ndërtojë një draft për Kosovën, i cili do të zgjidhë ngërçin mes serbëe dhe kosovarëve.  Nëpërmjet një dalje në media, lideri ndërkontinetal bëri me dije se ka vendosur ti japë fund problemeve që nuk mund të zgjidhë as Amerika dhe as Europa. Kancelaritë e Berlinit dhe Parisit tani janë të detyruara të marrin parasysh urdhrat e liderit për të zgjidhur krizën. Në Uashington janë pataksur nga efektshmëria e liderit. Më në fund të gjithë perëndimorët kuptuan se pa mesian e Shqipërisë nuk ka ndryshime pozitive. Edi Rama arriti të hartojë një draft për asocicionin dhe tani u mbyll gjithçka. Ata duhet të firmosin dhe të marrin sa më shpejt vendime.

Ç’po ndodh me kryeministrin e Shqipërisë?

Kushdo që lexon këtë situatë pickon fort vetveten dhe thotë: “Jam në ëndër apo në një film fantashkenor, ku Shqipërisë i ka ardhur dita të komandojë rendin botëror”.

Në fakt, Edi Rama duhet të ketë pësuar ndonjë goditje serioze që mund të ketë ndikuar në sistemin e tij mendor pas fenomeneve të ditëve të fundit, ku është arrestuar numri dy i  Ministrisë së Shëndetësisë dhe krahu i djathtë  i tij në qarkun e Durrësit. Ndërkohë një listë e madhe me zyrtarë vazhdojnë të paraqiten çdo ditë në dyert e SPAK.

 Ky personazh ndodhet në ditët e tij më të vështira dhe nëpërmjet një lëvizje të këtij lloji kërkon të transplantojë në trurin e shqiptarëve problemin , në vend të atij shqiptar, si një mënyrë efikase për largim vëmedje.

Kryeministri shqiptar është personazhi më shkatërrues i vlerave gjatë qeverisjes së tij. I mësuar të jetë jë pazarxhi i rëndomtë, qeverisjen e tij dhjetëvjeçare e ktheu në një akademi mashtrimi dhe shkatërrimi. Pasi shkatërroi ekonominë shqiptare nëpërmjet pazareve të rëndomta, tenderoi gjithçka në dhjetë duar në formë koncencionesh  përjashtoi konkurencën e lirë, duke shkatërruar klimën e biznesit dhe të konkurrencës.

 Gjithçka ka kaluar në duart e klientëve të tij familjarë. Nafta, shëndetësia, bujqësia, transporti ekonomia dhe dhjetra e dhjetra koncencione zotërohen nga njerëz që janë të lidhur me të dhe me rrethin e tij familjar. Dhjetë vitet e tij të qeverisë ndo të mbahen vitet më të zeza të investimeve në Shqipëri.

 Asnjë rrugë e përfunduar.

 Rruga e Dibrës si investim i tij strategjik është kthyer në  një gropë katastrofike për buxhetin e shtetit e cila dalëngadalë si financim po i afrohet vlerës së rrugës së Kombit.

 Llogaraja investim qindramilionë euro është një nga skandalet e e kësaj qeverie që destinon paratë e taksapaguesve shqiptarë në një rrugë që të çon në vilat e oligarkëve të tij, një rrugë që nuk do të ketë kurrë rentabilitet, por do të jetë një akses për banorët e vilave të oborrit të tij. Të gjitha koncencionet u dhanë nëpër duar biznesmenësh që jetojnë në oborrin e familjes së tij.

Hemodializa ju dha Klodi Allajbeut, check up ju dha Vilma Nushit, kolaudimi i aparateve  matëse të pompave të kaburanteve ju dhanë Gent Sulës mikut të të vëllait, sterilizimi i pajisjee kirurgjikale, ju dha mikut të Ilir Beqes, laboratorët ju dhanë sërish një miku të Ilir Beqes dhe ka rezultuar një koncencion me probleme.

Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës Thumanë-Vorë është marrë nga miku i Edi Ramës dhe Sali Berishës, në zyrat e të cilit Sali Berisha ka selinë, dërsa Edi Rama ka një bashkëpunim dhjetravjeçar që me lejet e famshme të ndërtimit.

Ndërkohë që koncencioni i inceneratorëve është bomba që i ka plasur qeverisë Edi Rama dhe në të janë të përfshirë e gjithë familja mbretërore-kryeministrore me Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Belinda Ballukun dhe të tjerë që është një nga aferat më skandaloze në ruzullin tokësor.

Në rreshtat e mësipërme është një gërvishtje sipërfaqësore me majën e thojit të problematikave dhe çështjeve abuzive që shqetësojnë Edi Ramën sot. Ky kryeministër i ardhur nga një kohë ku sundimi i ligjit ishte nul, ku një dosje mbyllej me një leje ndërtimi, një prokuror blihej me një apartament, apo një gjykatës me leje ndërtimi sipas modelit të pazarxhiut në fjalë, ndodhet në vështrësi  në situatat e krijuara. I ndodhur përballë një realiteti të ri, Edi Rama kërkon të largojë vëmendjen nga problemet e brendshme, duke krijuar fantazira të cilat rreket ti  transferojë në  Kosovë.

 Edi Rama urdhër kancelarive të Berlinit dhe Parisit,

I mësuar me efektet mediatike nëpërmjet marrëzive me këpucë të bardha, apo kollare që magjepsin Makronin e shumë produkte imazhi të stilit vanitoz, Edi Rama nuk prodhon dot më. Pazaret me agjentë FBI, apo shërbimet sekrete ruse i kanë sjellë qëndrime refrektare të SHBA në raport me të. Lojërat e tij me Vuçiç, Lavrov apo Lukashenko janë tashmë një njollë e zezë kanë përçuar izolim agresiv amerikan. Prej dy vitesh ky kryeministër nuk ka arritur të bëjë një vizitë zyrtare qoftë me zyrtarë të rëndomta në DASH, pa folur për nivele të larta.

Ky mitoman i shpalli luftë të hapur SHBA duke krahasuar ambasadoren amerikane me një sekretare Partie, apo ambasadën amerikane si një zyrë që i kërkon ndere qeverisë, duke treguar se është një delirant i shkëputur nga realiteti, i cili jeton në një metaversi jashtë botës që na rrethon.

Mungesa e luajalitetit në raport me marrëveshjet me partnerët amerikanë në raport me opozitën shqiptare, ku në bashkëpunim me Sali Berishën prishi një akord duke futur në kolaps opozitën shqiptare ishin një pjesë e zullumeve të tij për të përfituar pushtet pa kufi. Marrëzia e tij e pafre për të sunduar pafundësisht në Shqpëri, duke përdorur instrumente manipuluese i kanë rrënuar shpresat përballë tutorëve amerikanë.

Edi Rama urdhër kancelarive të Berlinit dhe Parisit,

Kryebashkiaku i ngjyrave të ndezura, i cili e nisi karrierën e tij  me sëpatën e vogël duke prerë pemë, mesa duket e mbylli si kryeministër që i bie  dajres në mitingjet e fundit elektorale, por mesa  duket  nuk do të jetë vegla e vetme muzikore që do i bjerë gjatë jetës së tij.