BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Opinion / Editorial

Efekti “domino” i rezolutës për gjenocid në Srebrenicë

Efekti “domino” i rezolutës për gjenocid në

Patjetër,që miratimi i rezolutës në OKB për “gjenocid në Srebrenicë”,është një fitore e madhe për forcat demokratike në mbarë Europën dhe botë. Vrasjet masive dhe masakrimi i 8360 myslimanëve të pafajshëm në Srebrenicë të Bosnjës, të fëmijëve, grave dhe burrave myslimanë u krye nga ushtria Serbe më 11 korrik 1995. Qëllimi i masakrës ishte asgjësimi i një etnie dhe besimi fetar të ndryshëm nga ai ortodoks serb,si dhe zaptimi nga Serbia i këtyre territoreve. Gjykata e drejtësisë në Hagë i ka përcaktuar krimet në Srebrenicë si gjenocid qysh në vitin 2007.Mbas vendimit të Hagës u dënuan dhe u burgosën: presidenti i kohës i luftës i Republikës Serbska, Radovan Karaxhiq si dhe komandanti i ushtrisë serbe,Radko Mlladiq. U pa qartë që presidenti serb në OKB Vuçiç,u mundua të bënte rolin e viktimës dhe jo të agresorit, siç është e vërteta,si dhe rolin e patriotit dhe nacionalistit të betuar serb. Skenat e tij duke hedhur flamurin serb krahëve,si dhe akuzat ndaj vendeve demokratike dhe perëndimore ishin njw turp dhe papjekuri për të si njw drejtues shteti. Një avokat serb e ka përshkruar këtë gjest të presidentit serb, si një :” Nacionalizëm primitive”.E turpshme ishte se disa vende përkrahëse të Serbisë u munduan të ndryshonin cilësimin e rezolutës nga gjenocid në “rezolutë të përkujtimit”.Presidenti serb u shpreh se :“kjo rezolutë do të hapë kutinë e pandorës në Ballkan dhe Europë”.Po pa e krahasuar me gjenocidin në Bosnje dhe konkretisht në srebrenicë mund të themi me gojën plot që, edhe dëbimi i 1.2 milion kosovarëve nga trojet e tyre,varret masive a nuk ishin një gjenocid i Sllobodan Millosheviqit dhe ushtrisë serbe?A nuk u vranë at’here me qindra burra, gra, fëmijë të vegjël dhe u therën foshnjat në barkun e nënave nga ushtria serbe? A nuk u përzu me dhunë populli i Kosovës  nga serbët, duke lënë trojet dhe të vrarë të afërmit e e tyre, duke u strehuar pastaj në Shqipëri ? A nuk ishte ky një gjenocid,që detyroi NATO-n, të ndërhynte në kosovë dhe bombarduar Beogradin për të detyruar Sllobodanin të tërhiqte ushtrinë e tij nga kosova?Kto ngjarje njihen, dhe janë parë mirë nga opinioni botëror dhe besoj se opinioni europian dhe botëror është i ndërgjegjshëm për gjenocidin serb në Kosovë. Besoj,që edhe Kosova ka të drejtë të përgatisë një rezolutë për në OKB, për të dënuar gjenocidin serb në kosovë.Po pse nuk e ka bërë deri tani ?Edhe Kroacia po përgatitet të dërgojë në OKB një rezolutë, ku të dënojë gjenocidin serb në Kroaci, ku ushtria serbe vrau dhe masakroi me qindra kroatë. Kroacia edhe më parë ka paditur në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë Serbinë për gjenocid ndaj popullit të saj,pasi serbët kryen një spastrim etnik në Kroaci, ku vranë rreth 10.000 kroatë gjatë 1991-1995,duke sulmuar dhe bombarduar Zagrebin dhe qytete të tjera të Kroacisë. Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë ka njohur si gjenocid vetëm atë të Srebenicës më korrik 1995. Gjenocid i pastër etnik është edhe ai i spastrimit etnik të çameve të Çamërisë nga ushtria greke dhe Napolon Zerva, ku u vranë burra dhe gra fëmijë dhe u përzunë me forcë nga trojet e tyre popullsia e atij vendi dhe vetëm se i përkisnin një etnie tjetër dhe një besimi tjetër nga ai besimit ortodoks grek. Të gjitha këto masakra që patjetër janë gjenocide, nuk janë dënuar deri tani nga OKB.Tani është koha që Shqipëria të kërkojë pranë OKB  të drejtën e këtyre njerëzve të masakruar, vrarë dhe përzënë nga territoret e tyre, për tu shpallur ato si gjenocide. Masakrat e andartëve grekë dhe Zervës ndaj popullsisë çame në Greqi, ishin mjaft të rënda. popullsia çame e shpërngulur me dhunë nga Çamëria arrin në shifrat më 1944-45 është rreth 25000 vetë. Të masakruar dhe të humbur rreth 2300 persona. Të humbur gjatë largimit për në Shqipëri rreth 400 vetë. U dogjën dhe u shkatërruan rreth 61 fshatra shqiptare dhe 5800 shtëpi të plaçkitura dhe djegura,si dhe shumë dëme në bagëti dhe në prodhime bujqësore dhe blegtorale. Abstenimi i Greqisë në votimin për gjenocidin në srebrenicë, tregon edhe një herë, që Greqia është një vend i lëkundur i BE-s ndaj parimeve dhe qëndrimeve të vendosura të saj,për të dënuar dhunën dhe masakrat ndaj njerëzve të pambrojtur kudo që të jenë. Qëndrimi i saj për t’iu bashkuar vendeve perëndimore për vendime të rëndësishme është i lëkundur dhe i pa vendosur. Ai ndikohet nga synimet e saj agresive, për uzurpim territoresh ndaj vendeve fqinjë të saj. Aleanca e saj me Serbinë shpjegohet me faktin që, të dyja janë vende që kanë ushtruar terror dhe masakra për asgjësimin fizik të etnive të tjera rrotull saj,si dhe ato që kanë besime fetare të ndryshme nga ai ortodoks i tyre. Edhe gjenocidi grek ndaj popullsisë çame është i ngjashëm me atë të gjenocidit dhe spastrimit etnik të popullsisë myslimane nga Bosnjë. Edhe sot ajo ka një vend të pa merituar në BE,duke mos dënuar akoma vrasjen e fëmijëve çamë, të grave dhe burrave të Çamërisë,por vazhdon aleancën e saj me Serbinë, për zhdukjen e popullsisë myslimane nga territori i saj.S hprehjet e njëpasnjëshme të kohëve të fundit të kryeministrit grek Mitsotakis se- rruga e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Turqisë për në BE kalojnë nëpërmjet Greqisë, janë një goditje e rëndë për demokracinë dhe BE, Amerikën. Populli shqiptar e ka të qartë se rruga e vetme e Shqipërisë për në Europë kalon vetëm nëpërmjet BE dhe Amerikës dhe aspak Greqisë.