BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Opinion / Editorial

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

-“Vendlindja, Stebleva, krenaria ime, frymëzimi im” Esat Musliu-

Regjizori Esat Musliu është lindur në vitin 1946 në Steblevë të Dibrës. Shkollën fillore dhe fëmijërinë e ka kaluar në Steblevë, në fshatin e tij të lindjes. Shkollën 7 vjeçare e ka kryer në qytetin e Peshkopisë duke jetuar në konviktin e nxënësve të largët. Në ato vite në Steblevë nuk kishte shkollë 7 vjeçare. Në vitin 1960 shpërngulet familjarisht në Tiranë, falë punës së babait të tij Jakupit që ishte një mjeshtër i vërtetë ndërtimi. Pikërisht në këtë kohë Esati, pas fitimit të konkursit fillon studimet për skulpturë në Liceun artistik “Jordan Misja”.Pas liceut Esati ndjek studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura. Punon për 3 vjet në revistën humoristike “Hosteni” ku përveç letërsisë lëvron edhe karikaturën duke punuar krahas shkrimtarëve të mëdhenj të humorit si Dritëroi Agolli, Niko Nikolla, etj. Nga viti 1973-1975 specializohet për regjizor filmi në kursin pasuniversitar pranë Akademisë së Arteve. Në vitin 1986 specializohet në Itali po për regjizor filmi, pasi në punën e tij si regjizor në Kinostudion “Shqipëria e Re” kishte rënë në sy për punën e tij të specializuar si regjizor i shumë filmave të suksesshëm. Kur thua Esat Musliu, të kujtohet emri i një regjizori të shquar, autor i shumë filmve artistikë shqiptarë. Esati ka bashkëpunuar me aktorë të mëdhenj të teatrit dhe kinematografisë sonë si Sulejman Pitarka, Margarita Xhepa, Timo Flloko, Agim Qirjaqi, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani, Matilda Makoçi, etj. Ai ka realizuar dhjetra filma, ndër të cilët do të përmendim disa prej tyre:

 “Ata ishin katër” 1977,

Regjia Kujtim Çashku, Esat Musliu. Interpretojnë Rezana Çeliku, Astrit Çerma, etj. Filmi e merr subjektin nga Lufta Nacional-Çlirimtare.

 “Zemra që nuk plaken” 1977

Regjia Esat Musliu, Esat Ibro.

Në qendër të filmit është xha Azemi, një pensionist që ka dalë në pension pasi ka qenë 30 vjet shofer kamioni. Por ai nuk mësohet dot me këtë qetësi.

 “Hijet që mbetën pas” 1985

Regjia Esat Musliu, skenari Diana Çuli, nën interpretimin e Matilda Makoçit. Xhevdet Ferrit, Reshat Arbanës, Ndriçim Xhepës etj. Në qendër të filmit janë dy të rinj Agroni dhe Marjeta, dashuria e të cilëve bëhet peng i padrejtësisë shoqërore.

“Rrethi i kujtesës” 1987

Regjia Esat Musliu, skenari Diana Çuli nën interpretimin e Marjeta Ljarjes, Thimi Filipit, Ermira Gjatës, etj. Regjia Esat Musliu, skenari Diana Çuli. Protogonistja e filmit Margarita Begolli kthehet në Shqipëri pas 20 vjetëve me kujtesë të humbur. Gruaja e sëmurë bërtet: “Hiqmani rrethin” Kjo thirrje është gjithmonë aktuale për ti bërë thirrje kujtesës së kombit.

 “Nata e parë e lirisë” 1984

Ngjarjet e filmit zhvillohen në vjeshtë të vitit 1944 në Beratin e sapoçliruar , ku një grup partizanësh punon për normalizimin e situatës së pasluftës.

“Rruga e lirisë” 1982

Filmi e merr temën nga Lufta Nacionalçlirimtare. Një grup vajzash dhe grash partizane nisen në Beratin e sapoçliruar për të marrë pjesë në Kongresin e grave antifashiste. Atyre u duhet të kalojnë nëpër një rrugë të vështirë midis armiqve si edhe nëpër një rrugë tjetë rtë vështirë , atë të mposhtjes së koncepteve patriarkale e konservatore, të emancipimit të grave dhe të mbarë shoqërisë.

“Vitet e pritjes” 1989

 Ngjarjet e filmit zhvillohen në vitet 20 dhe marrin shkas nga kurbeti, emigracioni. Një emigrant kthehet nga kurbeti tepër i shqetësuar dhe i tronditur. Të gjithë e pyesin për të afërmit. Ai nuk përgjigjet. Ai hesht. Ç’të tregojë ? Vetëm halle e derte. Filmi është bazuar mbi romanin “Lëndina e lotëve” , por regjizori Esat Mysliu e ka njohur këtë tragjedi të shqiptarëve nëpërmjet njerëzve të tij që kanë punuar me vite të tëra në kurbet. E ka jetuar shpirtërisht këtë dramë. Ndaj është padyshim një nga filmat më të arrirë të regjizorit Musliu dhe të kinematografisë shqiptare.

“Nata” 1996

Regjia Esat Musliu, nën interpretimin e Tinka Kurtit, Anila Bishës, Ferdinand Radit etj. Filmi apelon për të shpresuar, për të ndryshuar dhe për të besuar. Në vitin 2003 shkon në Nju Jork , SHBA dhe realizon filmin.

“Pashke and Sofia”

Regjizori Esat Musliu ka realizuar edhe disa filma për fëmijë dhe dokumentarë. Ai është jo vetëm regjizor por edhe skenarist. Në disa prej filmave të tij edhe producent. Tani Esat Musliu është regjizor dhe krijues i lirë, por ekonomia e tregut e ka detyruar të akumulojë, pa mundur që ti shprehë plotësisht aftësitë e tij që janë në kulmin e tyre. Esati kurrë nuk është ndarë me shpirt dhe me zemër nga bashkëfshatarët e tij steblevas. Ai është një veprimtar shumë i mirë i shoqatës “Stebleva” dhe punon për mbarëvajtjen e saj. Djali i tij Egoni është një operator dhe kameraman shumë i mirë, punon në televizionin kombëtar “Klan” dhe vazhdon rrugën e të atit. Vajza është diplomuar jashtë shtetit, ndërsa e shoqja Meri, folësja dhe gazetarja e njohur e Televizionit Shqiptar e nxit dhe e përkrah atë vazhdimisht në rrugën e krijimtarisë artistike. Pa dyshim, pa e tepruar do të thonim se Esat Musliu është një vlerë kombëtare, është krenaria e Steblevës, Dibrës dhe Shqipërisë.