BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Opinion / Editorial

Faik Konica siç nuk e kemi njohur

Faik Konica siç nuk e kemi njohur

Ka figura të ndritura të kombit shqiptar për të cilët edhe pse është shkruar shumë për ta, ka ende shumë të vërteta të pathëna e të pazbuluara. Kështu mes një pune tejet voluminoze dhe me tregues lënde shumë të pasur ka vite që është botuar libri me autor Agron Alibali me titull “FAIK KONICA Dritëhijet e një diplomati”. Pikërisht me rastin e 149 vjetorit të lindjes së Faik Konicës, ( 15 mars 1875), gjejmë mes kapitujve të librit një anë tepër të panjohur të tij në aktivitetin si diplomat.Ja seç shkruan Agron Alibali në kapitullin e XI. “Fate njerzish”. Çështjet konsullore normalisht trajtoheshin nga konsullata shqiptare në Boston. Kjo konsullatë ishte deri në vitin 1936 në adresën prestigjizoze 6 Boston Street, Boston, ku mbante zyrën avokatore edhe vetë George Prifti. Megjithatë, Faik Konicës i vinin rregullisht korrespondenca të ndryshme nga organizmat e administratës amerikane, si dhe nga Tirana. Ato kishin të bënin me çështje të ndryshme të shtetasve shqiptarë, të gjallë ose të vdekur, të cilët kishin interesa në SHBA. Shpesh përmbajtja e dosjeve përkatëse ngërthente çështje të së drejtës amerikane, asaj shqiptare, si dhe të së drejtës ndërkombëtare private. Le të shqyrtojmë disa prej tyre shkruan ndër të tjera Agron Alibali dhe fillon me radhë . 1Çështje pronësie në Shqipëri midis fshatrave Qytezë dhe Bozhigrad në Devoll. 2 Çështje trashëgimie. Dikush të merrte dijeni për aktet e vdekjes të shtetasve shqiptarë në Amerikë. 3 Çështja e vëllezërve Hysen, Faik e Mehmet Konica, për këtë çështje të ndarjes së pasurisë së tij në Kostur, nuk kishte dijeni as vetë Faiku. E kështu me radhë ishin çështjet e Arif Selmanit, sepse ky i ziu kishte ndëruar emrin në Jovanis Harris , apo Jon alias Selman , alias Sullivan alias Selman. Hivzi Hajdëri nga Libohova, ku nëna kërkonte të birin me një adresë në Amerikë. Foto Jorgji Besha (Pesha) nga Erindi i ati nuk kish marrë asnjë letër nga i biri qysh prej 7 vjetësh e donte të dinte adresën e tij. Çështja e Dhimitra Cinas (Tsina) e cila kishte mbaruar për mjekësi në Boston kërkonte burs për dy vitet e praktikës mësimore. Çështja e Nelo Dizdarit i cili ishte ndër personalitetet e shquara të diasporës shqiptaro-amerikane, autor i disa librave dhe i një fjalori anglisht -shqip shkruan ndër të tjera Alibali. Nelo Dizdari në vitin 1933 kishte mbaruar studimet për letërsi dhe gazetari në Columbia University në Nju Jork, studionte për histori dhe jepte mësim shqipeje të njëjtin universitet. i gjendur në vështirësi financiare, ai i kërkoi qeverisë shqiptare një bursë në masën 600.$, në vit. Konica e përkrahu fuqimisht kërkesën e Dizdarit dhe iu drejtua vetë ministrit të punëve të jashtme. “Zoti Dizdari është mësonjës i gjuhës shqipe, pa rrogë, në Universitetin Columbia. Përveç shërbimit që i bën Shqipërisë duke mbajtur atë vend të shënuar. Bursa që kërkon Z. Nelo është fort modeste dhe modestia e tij në këtë rast provon se është i matur, i kuptuar, patriot. Qeveria shqiptare nuk e financoi bursën e kërkuar të Drizarit, “për shkak të ngushticës së madhe financiare të vitit në vazhdim..” Më 4 nëntor 1933 Konica e njoftonte me keqardhje për mosmiratimin e bursës. Më tej vazhdojnë çështje të tjera si ajo e një shtetasi çek që e kërcënon Konicën me kanun, sepse si ish inxhinier urash kish punuar në Shqipëri nga vitet 19008-1918, dhe kishte marrë emrin Ahmet Abdullahu. Abdullahu kish dërguar një çek për familjen e tij në Tiranë dhe kishte ndodhur ngatërresa me emrin e vërtetë të çekut. Çështja Jon Sam emri i amerikanizuar i një shqiptari i cili kish pësuar aksident si zjarrfikës në shërbimin pyjor amerikan, një avokat amerikan i kërkonte Faikut, që të ndërhynte tek qeveria shqiptare e cila duhej të protestonte pranë kompanisë së sigurimeve. Çështja e Sait Kamberit 1935 ka një letër prekëse të së ëmës për Faikun e cila i lutet të bjeri djalin e vdekur në Shqipëri. Adresat ishin si dhe emrat të amerikanizuara, tash duhej kërkuar me emrin Said Kennell. E çuditshme është tema e një shqiptari në karrigen elektrike. Në vitin 1919, dy shqiptarë, Ralph Mosho dhe Mahmut Blaza, u arrestuan për vrasjen e Dervish Muharremit në Nju Jork. Historia vazhdon më tej me lutjen e dy të burgosurve nga burgu, të cilët i kërkonin Faikut të ndërhynte për një kusht lirie më të butë dhe ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë. Faiku i ndihmoi nëpërmjet avokatit. Çështja mësuesve nga Shqipëria dhe Amerika ishte në qendër të vëmendjes të qeverisë shqiptare për bashkësinë e diasporës shqiptare. Po ashtu gjejmë komunikimet e Faik Konicës me Zonjushën. Angje Kristo e cila do të pajtohej “ në shërbim të arsimit në një nga shkollat e femnore të Mbretnisë, në Tiranë, Korçë, Shkodër. Dhe Znj Afërdita Erbabi nga mësuese në Shqipëri dërgohej mësuese për në Shkollën shqipe pranë Kishës Orthodokse” fjetja e Shën Mërisë” në Mass (Amerikë).