Psikologët shpjegojnë se, shpesh, vullneti ynë i mirë dhe besimi në mirësinë njerëzore mund të na dënojnë me manipulim. Në një shoqëri të shëndetshme, besimi i ndërsjellë është një gurë themeli i forcës së një komuniteti, përmes respektimit të rregullave të përgjithshme morale të mbështetjes së këtij komuniteti. Por ndonjëherë kjo na bën të pambrojtur ndaj atyre që nuk luajnë me të njëjtat rregulla si ne. Nuk kam fjalë të tjera përveç të them që disa vjet më parë kemi jetuar në një sistem, të cilin mund ta quajmë demokraci, bashkimin e fjalëve demokraci dhe diktaturë. Të luash njerëzit me rregulla demokratike që çojnë në rezultate diktatoriale. Popullit duket se iu është ofruar liri, jo tirani, por përmes kësaj, për ta quajtur atë një dialog të miqve parti-njerëz, qëllimi në fund të dialogut është të pranojë idenë për të qenë nën udhëheqjen e një tirani. Zakonisht, shumë zyrtarë ballkanas veshin një lloj kostumi atëror. Ata ndihen si baballarë të njerëzve. Pavarësisht nga fakti që këta baballarë punojnë pas shpinës së djemve dhe vajzave të tyre, duke u përpjekur me çdo kusht të frenohen në vendin e duhur për ta. Fatkeqësisht, ky fenomen, aq sa tingëllon si një fragment nga një histori e largët, është ende i pranishëm në Shqipëri. Për fillim nevojitet që të jetë qëllimi i mirë, si postulat elementar i palëve në komunikim. Kjo ju jep hapësirë që të bëhet një hap i mirë përpara. Ky hap është i rëndësishëm. Nëse dialogu zgjatë shumë për çështje të caktuara, që palët nuk kanë mundësi ti tejkalojnë kjo pastaj mund të gjeneron keq, dhe mund të keqpërdorët, duke e sjellë situatën në deri të dialogu i ngrirë. Një përplasje e caktuar situata ka metastazuar në diçka më tepër së arritja e marrëveshjes për koalicion. Kur bëhen stërzgjatje të tilla lindin problemet tjera, të natyrës programore, politike, të interesave, dhe të natyrës ideologjike. Kjo që e theksova duket së nuk po vlen shumë që ti tejkalohen të gjitha barrierat, së në pyetje është fati i vendit dhe i gjeneratave të reja , që të ardhmen ta shohin në vendlindjen e tyre, e jo të ikin sa më larg Atdheut , më motivacion për tu mos u kthyer. Rrethanë që natyrisht shumë e ndërlikon dialogun, është mungesa e kulturës shoqërore, pa të cilën kulturë nuk mund të funksionon as demokracia, si vlerë fondamentale në sistemin shumë partiakë pluralist. Sikur të dy partitë kanë rënë pre e gjithë kësaj dhe kanë rënë pre edhe apatisë intelektuale, apo si mungesë e saj. Natyrisht kur ekziston vullneti i përbashkët dhe kur përqafohen të gjitha vlerat, edhe arrihet deri të synimi i dëshiruar, për ti formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv. Po kështu po ndodhë në Kosovë, ku një dialog i mundshëm dhe i gjithanshëm shoqëror, ku do të trajtohesheshin shumë tema , por edhe tema e identitetit. Polarizimet kaq të theksuara politike, kanë bërë që mos të dialogohet edhe atëherë, kur në pyetje është interesi shtetëror dhe interesi nacional. Kur nuk dëshirojmë, ta kuptojmë njeri- tjetrin, në situata delikate, atëherë, për çka dreqi jemi këtu nën këtë nën qiell. Secili do të ishte mirë , ti shikon mirë veprimet veta, dhe veprimet e njerëzve për rreth nesh, për të caktuar më mirë misionin qe e kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam disa herë. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfërit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. E sovrani pret e pret jo vetëm reformën e thellë në sistemin e drejtësisë, por krejt kupolën ligjvënëse e qeverisëse. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. E siç shkruante këtu e vite më parë një publicist dhe akademik shqiptar, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka patur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë