
Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS për qarkun Tiranë

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

Çfarë ju ka shtyrë politikanë të ndërroni identitetin?!

Shkruar nga Gjon NEÇAJ 10 Nëntor 2022

Pjetër Arbnori, ndjesë pastë, në kujtimet e veta, po edhe në intervista, ka sqaruar se kishte ndërruar identitetin për arsye të studimeve. Bëhet fjalë për ndryshimin e mbiemrit. E kjo për “Mandelën e Shqipërisë” ishte mëse e justifikueshme. Ne kemi mësuar në librat shkollorë, veçanërisht të letërsisë, për disa krijues të spikatur që kanë shkruar me pseudonime, si Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), Llazar Gusho (Lasgush Poradeci), Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli),Tonin Miloti (Tomil), apo të tjerë bashkëkohorë si poeti Pandeli Koçi (Sazan Goliku) etj. Po nëse pseudonimet janë praktika tëaplikuara që herët nga shkrimtarë të mëdhenj, ndryshimi i identitetit nga politikanë, deputetë, drejtues shteti, do të thotë diçka më shumë, duke qenë përfaqësues të sovranit dhe të shtetit. Në rastin në fjalë, identiteti i tyre është diçka më tronditës, pasi tingëllon mosbesues te sovrani, duke pasur mbase edhe problem me të kaluarën e largët, por edhe të tashmen e afërt. Cila është proceduraaktuale për ndryshimin e emrit? Procedura e ndryshimit të identitetit, emrit, mbiemrit sanksionohet me ligj, e këtë të drejtë e ka çdo shtetas shqiptar. Kjo “simptomë” ka “prekur” edhe rektorë universitetesh, apo punonjës të lartë në administratën e sistemit bankar e deri kryebashkiakë, njëri prej të cilëve, sipas deklarimit të tij, ka ndërruar katër herë emrin e tij, liderë dhe kryetarë partish,kryesisht ata që janë futur në rrugën e politikës. Çuditërisht punonjësit e thjeshtë të administratës publike nuk kanë bërë ndryshime identiteti, as në emër dhe mbiemër. Rezulton se ditëlindja e tyre ka ndryshime, veçanërisht rritje moshe, e veçanërisht për ata nëpunës të thjeshtë të administratës publike që largohen nga puna sa herë që ndërrohen pushtetet. Duke dialoguar me vetveten, deshifroj thënien e një rilindasit tonë të madh, se “Shqipëria është e shqiptarëve”, e të gjithë jemi përgjegjës ndaj atdheut, ndaj kombit. Secili prej nesh ka një pjesë fajësimi që t’i nderojmë njësoj heronjtë e kombit, të kemi ekonomi të intensifikuar, tokë sa më shumë të punuar, pyje të gjelbëruara, ara të punuara, lumenj të pastër dhe një Shqipëri “kryezonjë”, siç e kanë ëndërruar rilindasit këtu e para një shekulli. Milionat e eurove, duart e mbushura me orë të florinjta, zinxhirë, varëse qafe të gjyqtarëve, pushtetarëve e kuadrove drejtues të shtetit, po kaluam infinitin e përsëritur të korrupsionit, sovrani do të kthehet idhshëm ndaj tyre e do ua zënë frymën me varëset milionëshe të këtyre njerëze, që në emër të popullit, po montojnë një demokraci mjerane. E sovrani pret e pret, jo vetëm reformën e thellë në sistemin e drejtësisë, por krejt kupolën ligjvënëse e qeverisëse. Në sistemet demokratike, grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, progamet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërçipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Evropës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtet lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. E siç shkruante këtu e vite më parë një publicist dhe akademik shqiptar, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka patur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike. Në një mjedis të tillë është rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politikanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të suksesshëm. Periudha në të cilën po jeton sot shoqëria shqiptare këtu në shtetin amë, Reforma zgjedhore me "guerilas KQZ-je" dhe diktatorship kryetari partie është mashtrim! Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, dalëngadalë po i adaptohet luftës dhe sjelljes së tillë politike, ndaj një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale e të jetuarit, por jashtë normales që duhet inspiruar. Mashtrimi dhe mos mbajtja e fjalës, rrënimi gradual totalisht i moralit politik, janë mjete që aktualisht në luftën politike po diktohen si të rrezikshme për shoqërinë shqiptare. Kalimi nga njëra parti te tjetra, kandidimi i pamoralshëm për të qenë përfaqësues i sovranit, që nuk pyet fare pas hipjes në fron, shfrytëzimi i padrejtë i pozitës shtetërore, konsiderohen veprime normale të një shoqërie të pakënaqur. Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të moralit që s’kanë asgjë të përbashkët. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër e më gjerë. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar, vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj, duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politik e të jenë të barasvlershëm me shoqërinë, se ajo është tepër përpara, shumë e shumë më përpara udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve. Sjelljet dhe pasionet ekstreme shkaktojnë pasoja të pakthyeshme në jetën e njeriut. Njeriu, si qënie e tjetërsueshme në galatikën e jetës, rritet dhe edukohet në mjedise të ndryshme në kalvarin e kohës. Eseistët, filologët dhe shkrimtarët kanë studiuar dhe arritur në konkluzione në sjelljet dhe pasionet ekstreme me pasoja të pakthyeshme në jetë. Sot,nga studimet e bëra, rezulton se po kalon një krizë disi të pariparueshme, e nëse shoqëria dhe mjedisi ku jetojmë nuk ndërhyjnë, brezi i ri percepton klauzolat e jetës së shthurur.Ndaj postulati i dhënë është domethënës dhe aktual, ndaj në veçanti politika duhet menduardhe studiuar, dhe duhet gjetur zgjidhje këtij fenomeni që të mos përsëritet.
Më të lexuarat


Viktimizuesit që bëjnë viktimën

Turbulencat politike në periudhën e tranzicionit kanë qenë negative për elektoratin

Pse pagat ja marrin qeverisë “armike” bashkia “demokratike” e Shkodrës!?

Të gjithë të gëzuar, pagat pas fitores të Berishës kanë për t’u trefishuar

Nesër Albin Kurti do kërkojë falje në Tiranë, që u mbyll me “Ballkanin e Hapur” dhe u hap me “Serbinë e mbyllur”

Pse nuk doni ta përcaktoni minimumin jetik zyrtar?

A do tё arijmё tё zbulojmё ndonjё “arsenal” librash “tё vjedhura”?

Nxijnë shqiptarët të acaruarit në GB dhe “resortet tona”, por bota nuk është kaq!

Lufta e Kosovës 1999 dhe Kosova sot

Atraksioni i luginës së Vjosës, në valët e programit “La Regina Blu”
