BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Opinion / Editorial

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të

Në vitet 70-të të shekullit të kaluar, shkrimtarët dhe artistët me një vendim të Qeverisë së atëhershme shpërndaheshin në bazë, për të qenë sa më afër “realitetit socialist”. Sapo kishte filluar kolektivizimi i bujqësisë e Dhimitër Xhuvani, atëbotë 32-vjeçar, merr rrugëtimin drejt Veriut, drejt Tropojës, pak të njohur nga krijuesit. E ai “ngulet” në një krahinë të largët, në një fshat rrëzë Shkëlzenit të krahinës së Gashit, në Berbat. E bash aty zënë fill ngjarjet e romanit “Shtegu i bardhë” i botuar nga shtëpia botuese “Naim Frashëri” në vitin 1976. Një ditë pranvere të këtij viti, në bibliotekën publike takojmë pikërisht njërin nga personazhet kryesor real, që në libër njihet si Martin Bukalla, është Fasli Osmaj. Fasliu me dashamirësi pranoi të bisedojmë rreth romanit dhe autorit Dhimtër Xhuvani, të cilin e admironte dhe i kishte mbetur peng i jetës që s’ishin takuar herë tjetër. Dhimitri, atëherë ishte djalë i ri edhe në moshën e personazheve të tij realë. Me Fasliun bëmë një intervistë të shkurtër të cilën ai pranoi me kënaqësi. Si ishte takimi i parë me Dhimitër Xhuvanin? Ishte vjeshtë e vitit 1970, unë atë kohë isha 25 vjeç dhe shkoja me bagëti të kooperativës bujqësore. Një natë, kur kthehem në shtëpi gjej një mysafir disi të veçantë. Prindërit, babai dhe nëna, më thanë se është një shkrimtar. Mysafiri ka ardhur nga Tirana e do të rrijë nja një javë se do shkruajnë në gazeta për kooperativën, për Berbatin. Ishte një djalë nja 30 e ca vjeç, i veshur me një xhup, pantallona të trashë dhe çizme, se bënte ftohtë. Kishte edhe një shall që e mbështillte rreth qafës. Menjëherë hyri në muhabet me mua, duke më pyetur për fshatin, kooperativën, bagëtinë. Pas darke më tha se ti qenke personazh interesant për t’u futur në librin tim. Sa ditë qëndroi në shtëpinë tuaj dhe ç’bënte gjatë ditës Dhimitri? Zgjohej në mëngjes herët, pinte kafe me babain, të cilat na i bënte gati nëna, qëndronte deri në ora 10.00 duke shkruar në sobën e burrave që ia kishim lëshuar atij. Pasi hante mëngjes, dilte në fshat, vinte tek stanet, apo takonte bashkëfshatarët, të cilët u bënë personazhet e veprës së tij. Ai shpesh i thoshte babait se është gjynah për djalin që nuk ka vazhduar shkollë. Ai kishte një çantë meshini ku mbante blloqe, fletore, lapsa, stilograf dhe shkruante pothuaj çdo natë deri në orët e vona. Unë ruaj shumë kujtime nga Dhimitri, por dua të rikujtoj njërën prej tyre që ne na bëri përshtypje në ato vite. Nëna ime, ndjesë pastë, ziente kunguj, se vjeshtë ishte, e ajo i pastronte me lugë duku u hequr copave të ziera, pjesën e sipërme me fara. Ai merrte farat, i qëronte dhe i hante e i drejtohej nënës: “Loke, kanë më shumë kalori 4-5 fara se krejt kungulli”. Mbaj mend që në kohën kur ishte aty Dhimitri, unë u rrëzova një ditë pas dhive, shenjën e kam edhe sot (tregon këmbën me shenjën e atëhershme), kur shkova në shtëpi, ai për të më larguar sadopak dhimbjet tha: “Fasli, një fjalë popullore nga anët tuaja, thotë “përpara shëndoshesh se martohesh”, përmbyll rrëfimin me kujtimet e tij Fasliu.