BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Opinion / Editorial

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi

Jo rrallë ndodh që të përballemi me probleme shëndetësore që vijnë nga natyra{Zoti}, pakujdesia jonë ose e të tjerëve. Shërbimi shëndetësor me gjithë përparimet dhe përpjekjet e bëra, ka raste që nuk ia del me sukses. Doktori I dëshpëruar ngre supet e pëshpërit togfjalëshin e njohur “tashmë e ka Zoti në dorë”. Pacienti ngushëllon veten se të paktën e ka ende një shpresë duke pritur çastin fatlum në vite. Ky ?ast mund të mos vijë kurrë por si kompensim Zoti dërgon tek ai dhunti të panjohura më parë nga vetë personi. Kjo ngjan me pemët që u dëmtohen një apo disa degë, qoftë dhe një pjesë nga trungu e menjëherë dalin llastarë të rinj për të rigjeneruar pjesën e humbur, më pas dhe prodhimin e frutave, që është dhe qëllimi final. Këto pasione të shfaqura në kohën e duhur kanë bërë që shumë persona , jo vetëm t’ia dalin me sukses vetë, por bëhen të dobishëm për shoqërinë duke dhënë kontribut të çmuar për brezat. Në kohëra bota ka njohur njerëz me dhunti të veçanta, fama e tyre ka lënë gjurmë të mëdha, që njihen deri sot edhe pse kanë kaluar vite e shekuj. Që nga Homeri në lashtësi, Servantesi me veprën kuptimplote, Verdi me muzikën e tij të papërsëritshme e shumë të tjerë deri në ditët tona. Edhe në Shqipëri kemi mjaft persona me aftësi ndryshe që nuk i kanë penguar për të arritur rezultate të mahnitshme. Ata janë shumë e nuk do mund t’i përmend të gjithë me emër, por duke përmendur fushat, ju me siguri do gjeni emra konkretë, pasi disa tashmë janë bërë mediatikë. Ne kemi këngëtarë të spikatur, kërcimtar të mahnitshëm, piktorë të mirë, sportistë të dalluar ndonjë regjistruar dhe në Librin Gines, poetë e shkrimtarë të heshtur, avokat të zotë, artizanë të ndryshëm, si dhe shumë të tjerë në shërbime që njihen vetëm nga komuniteti ku jetojnë. Natyrisht që për të arritur suksesin e merituar nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. U është dashur të luftojnë fillimisht me veten që vërtet e kanë një dhunti të caktuar apo është kjo një iluzion I kotë. Më pas është dashur të marrin mendimin dhe mbështetjen e familjes që edhe ata privohen nga angazhime të tjera. Vjen më pas shoqëria se sa ajo I mirëpret për të mos ia thyer pasionin që në fillim. Në fund shteti me krijimin e infrastrukturës së përshtatshme apo dhe mjeteve të domosdoshme. Për hir të realitetit media ka ndihmuar në evidentimin e vlerave për persona të veçantë që janë bërë shembuj frymëzimi për shumë të tjerë. E megjithë këto arritje, këta janë shumë pak në krahasim me numrin e përgjithshëm të personave me aftësi ndryshe. Përqindja e personave me aftësi ndryshe me numrin e popullsisë është e konsiderueshme, të cilëve u jepet një pagesë simbolike, që nuk arrin as për të mbijetuar, jo më për jetë normale. Një pakicë e vogël mund të jetë që kanë trashëguar të ardhura të tjera apo ata që jetojnë në familje mbi mesatare, të tjerët mezi jetojnë me këto pagesa të vogla. Dhe për ironi të fatit, jo vetëm nuk indeksohen me masën e njëjtë siç indeksohen pensionet, në veçanti pensioni social nga ku dhe varet kjo pagesë, qè nga viti 2019 me një VKM të veçantë nga qeveria për këtë qëllim. Edhe indeksimi bëhet muaj më vonë se ajo e pensioneve. Ky diferencim ka bërë që kjo pagesë aktualisht të jetë rreth 1500 lekë më pak nga ajo që duhet të ishte nëse indeksimi do të bëhej i njëjtë me atë të pensioneve. Kjo shumë duket e pakët si shifër, por zë rreth 12% të kësaj pagese, që me kalimin e viteve shtohet dhe më tepër duke vështirësuar e më tej jetesën normale të tyre. Përveç se e pavëmendshme, qeveria nuk I përmbahet as vendimeve të saj të mëparshme, konkretisht VKM-së, nr. 380, date 5.6.2019, ku bëhet fjalë për mënyrën e masën e pagesës për personat me aftësi ndryshe. Nga kjo kategori sociale një pjesë kanë nevojë për shërbimin e një personi tjetër, disa edhe në 24 orë. Kush do të jetë në shërbim të tyre, familja apo persona të tjerë si të punësuar? Duke patur parasysh se familja po i përshtatet kushteve të globalizmit dhe modernizmit, jo vetëm është zvogëluar në një kurorë të vetme, por lëvizja dhe emigrimi masiv kanë bërë që këta persona të mbeten pa kujdestar. Askush nuk e kupton se çdo të thotë një para e teraplegjik pa njeriun kujdestar pranë, që nuk mund të lëvizë as nga krevati, një i verbër që nuk del nga dera e shtëpisë apo një person I shëndetit mendor që nuk merr dot rregullisht as ilaçet vetë. Këtu nuk flitet më për të ndjekur pasionet dhe dëshirat, apo argëtimi si terapi ndihmuese, por për mbijetesë, ku e drejta për jetën është një e drejtë universale e sanksionuar në Kushtetutën tonë. A mund të punojë dikush punëtor shërbimi me një pagesë 13 mijë lekë në muaj, aktualisht sa 30% e pagës minimale, kur bizneset po hasin vështirësi për punëtorë edhe me dyfishin e pagës minimale. Duke parë se dashuria e dashamirësia po zbehen, humanizmi po humbet, interesi ka marrë vlerën maksimale, jeta e këtyre personave po bëhet edhe më e vështirë. Shto këtu dhe shoqërinë në tërësi që nuk është aq dashamirëse sa duhet, jeta e këtyre personave vështirësohet edhe më tej pasi detyrohen të mbyllen më shumë brenda katër mureve të shtëpisë. Në ligje dhe dokumentacion duket se çdo gjë shkon vaj, por në brendësi problemet janë të shumta e të pazgjidhshme nëse nuk kthehen sytë tek kjo kategori sociale. Shteti nuk ka sot një qendër sociale multifunksionale të përhershme me shërbim 24 orë, kjo jo vetëm për personat që do humbasin familjet e tyre apo nuk gjejnë dot personin kujdestar, por as për rehabilitimin e atyre në fillim kur bëhen të tillë, për tu bërë të aftë që ti shërbejnë vetes brenda mundësive të paaftësisë. Ngritja e qendrave të tilla shtetërore do zgjidhte së paku njerin nga problemet më të mëdha që kanë prindërit, për të mos ikur me pengun e madh të mbetjes së fëmijëve në mëshirë të fatit. Vërtet kanë filluar të ngrihen qendra sociale private por tarifa e tyre është e papërballueshme. Deri në ngritjen e kësaj qendre shtetërore, nëse do mendohet ndonjëherë është e domosdoshme që pagesa e kujdestarit të mos jetë kjo që është sot, por së paku të dyfishohet, për të mos e ekzagjeruar të jetë sa paga minimale. Nëse vërtet shteti ndihet në vështirësi për rritjen e pagesave të gjithë personave me aftësi ndryshe në një nivel tjetër, të paktën të rregullohet diferenca e krijuar e të vazhdojë indeksimi sa pensionet, por për kujdestaret duhet medoemos të ndryshojë pagesa në një shumë të konsiderueshme. Unë nuk e di sa është numri i personave kujdestarë, por nuk besoj se do rëndonte buxhetin kjo shifër duke dyfishuar pagesat aktuale të tyre. Në fund të fundit ata e bëjnë një punë dhe jo të lehtë në natyrën e punës për kategorinë e para e tetraplegjikëve të paktën. Radhita këto dy tre probleme në këtë ditë që iu dedikohet posaçërisht këtyre personave jo se nuk ka të tjera probleme, por këto jane më të domosdoshme dhe më të realizueshme, nëse ekziston vullneti i mirë I instancave shtetërore. Natyrisht që ky është vetëm një zë edhe pse mediatik, gjë që nuk shpresoj se qeveria do ketë veshë kaq të mprehtë e dëshirë të madhe, për t’i marrë parasysh këto probleme në vazhdimësi. Por jam i bindur, që, nëse shoqatat i evidentojnë si të drejta dhe i ngrejnë në mënyrë institucionale, diçka mund të ndryshojë. Edhe deri tani disa të drejta në vite janë realizuar kur shoqatat kanë ngritur zërin me forcë në mënyrë të organizuar dhe kërkesat kanë qenë objektive e të studiuara mirë.