Kryeministri i vendit Edi Rama sot mburret me turizmin, por sa ndikon ai në ekonominë e fshatit. Prej tre muajsh veza shitet me 10 lekë në fshatin Libofshë të Fierit, një zonë jo e vogël. Nën kosto shitet qumështi nga blegtorët 60 lekë për litër, ndërkohë në markete shitet 2 opo 3 fish më shumë. Për këtë arsye fermerët nga e gjithë Shqipëria protestuan rreth një muaj më parë në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ata ngritën zërin për çmimin e ulët të qumështit të vendosur nga grumbulluesit. Madje ata derdhën qumështin në rrugë në shenjë proteste. Kjo nuk është protesta e vetme, të hënën e javës që shkoi fermerët dolën në protestë në aksin rrugor Berat-Fier në shenjë proteste për shitjen nën kosto të perime domate, kastravec duke i hedhur prodhimet e tyre në rrugë. 20 deri 40 lekë është çmimi i domateve, kurse në Tiranë shkon në 160 lekë kilogrami nga tregtarët, pohuan fermerwt nw protestw. Nën kosto fermerët shesin pothuajse të gjitha prodhimet bujqësore si gruri, misri, elbi, tërshëra etj. Çmimi gjatë periudhës qershor 2023- maj 2024 varioi nga 2 300 deri në 3 000 lekë për kuintal. Disa të tjerë nuk arritën ta shisnin as me këtë çmim çka bëri që malli I tyre të mbes stok nëpër depo. Një punë e çuar dëm gjithë vitin. Dikur Myzeqeja ishte hambari I Shqipërisë sot fermerët po zvogëlojnë sipërfaqet e mbjella me grurë, po brakisin tokën, vendin, familjen dhe po gjejnë si rrugë shpëtimi emigracionin. Lëvizja është një e drejtë e çdo qytetari, por shkaku i lëvizjes duhet marrë në konsideratë nga shteti. Por vet shtetit nuk i intereson shkaku për sa kohë ai e di që është pjesa kryesore e problemit. Qeveria premton se do të ndihmoj fermerët me naftë falas, por fermerët po sorollate rrugëve pa zgjidhje. Të gjitha skemat e deritanishme të qeverisë në ndihmë të fermerit kanë dështuar. Këtij problemi madhor i shtohen dhe kushtet që ka vendosur qeveria për marrjen e naftës falas. Vendimi i qeverisë e cila nuk ndihmon fermerët të cilët kanë sipërfaqe të mbjella nën 1 hektar. Ky vendim i qeverisë dëmton shumë fermerët ku asnjë fermer nuk ka marrë 1 hektar tokë sipas ligjit 7501. Ndërkohë që, bujqësia është një nga sektorët kryesor në ekonominë shqiptare me numrin më të lartë të të punësuarave, fermerët ndodhen në mëshirë të fatit, të pa mbrojtur nga shteti. Nafta falas këto muaj ka qenë kryetema që ka zgjedhur qeveria për të ardhur në ndihmë të fermerëve. Por sa po funksionon kjo skemë, sa përqind e fermerëve kanë arritur ta marrin naftën falas, a mos ndoshta janë ata që ndodhen më pranë qeverisë? Nuk ka rëndësi premtimi më shumë sesa ka mbajtja e tij. Nga ana tjetër ne shohim kryeministrin e vendit Rama në çdo dalje televizive të mburret me turizmin. Por a ndikon ky në ekonominë në fshat? Paraja shkon në duart e pak njerëzve. Jeta e qytetarëve të vendit po bëhet më e shtrenjtë, ku pensionistët, fermerët, shtresat në nevojë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë që ka mbetur në vend. Ndërkohë ekonomia po varet gjithmonë e më shumë nga importi, i cili i dëmton fermerët, prodhimin vendas. Mallrat e importit po mbysin tregun vendas. Sipas revistës Monitor “Në dhjetor 2023, importet e ushqimeve kryesisht perimeve, frutave dhe zarzavateve shënuan rritje vjetore me 27% në sasi. Ushqimet e importuara zënë 80% të tezgave dhe shpesh vijnë me çmime më të ulta se prodhimi vendas. Bulmetrat, mishi, patatja dhe fasulja nga Turqia dhe Egjipti, Serbia e Greqia shiten më lirë se prodhimet e Korçës. Ekspertët e bujqësisë pohojnë se, importet janë të pranishme në kulturat për të cilat mungon prodhimi vendas, teksa në vijim kjo mund të dekurajojë mbjelljet dhe të ekspozojë vendin ndaj çmimeve të importit”. Ndërkohë që, jemi në sezonin e mbjelljeve të pranverës punimet e tokës bujqësore janë shumë të larta konkretisht, plugimi i tokës është 1 300-1 400 lekë të reja për dynym, disku me 800 lekë për dynym , freza 1 100- 1 200 lekë për dynym, mbjellja 600 lekë për dynym, etj. E gjithë situata e krijuar ka bërë që fermerët t’i braktisin tokat për shkak të mungesës së fitimit duke gjetur si rrugëzgjidhje emigrimin, të tjerë i kanë dhënë tokat me qera me çmime shumë të lira që varion 1 000 deri në 4 000 mijë lekë, për dynym në vit me të cilën lanë vetëm taksën e vendosur nga shteti. Situata është tejet shqetësuese nga njëra është punimi i tokës dhe nxjerrjen e prodhimit me kosto të lartë dhe nga ana tjetër kemi shitjen e prodhimit me çmim shumë të ulët, i cili në disa raste nuk mbulon as koston e prodhimit. Prodhimet e huaja po mbysin tregun vendas duke bërë që fermerët të ndihen të shpërfillur, të pambrojtur, ku fermerët që braktisin tokën po shtohen vit pas viti.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë